Penalizimi i Ilir Metës/ Spartak Ngjela: Rasti i parë në 100 vjet shtet
“Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re”, është titu...
Sa herë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, merr vendimin e fuqishëm për hapjen e Partisë Demokratike, në oborrin dhe shkallët e larta të selisë, shfaqet dhe ngjitet Eduart Selami.
Sot ai përsëri erdhi?
Për ata që kanë lindur me vonesë, pas viteve 90?, jemi të detyruar të shpjegojmë, se Eduart Selami është nga kryetarët e parë të Partisë Demokratike (sigurisht gjithmonë pas Berishës).
Asokohe Eduarti përdorej si i tillë, domethënë si kryetar, sepse Sali Berishës, që kryente funksionin e presidentit, nuk ja lejonte ligji të ishte edhe kryetar formal i partisë.
Aty nga viti ’94, kryetarit Eduart i hipi dëshira, duke marrë shembull nga perëndimi, që Kryetari i partisë duhet të jetë edhe Kryeministër i vendit. Sapo ai përhapi këtë fjalë, bodigardët e Saliut i mbyllën Eduartit të gjitha dyert e partisë dhe të mbledhjeve dhe e nisën emigrant në Amerikë.
Në këmbë të tij, Saliu caktoi Tritan Shehun, që përveç si kryetar partie, luajti e kreu edhe shtatë role të tjera të rëndësishme, në të njëjtën kohë. Në atë kohë, për shkak të shumësisë së detyrave, Tritani u bë anektodik, sepse fliste me vartësit me tre telefona njëkohësisht.
Ndërkohë që këtu në Shqipëri regjimi sa vinte dhe bëhej më demokratik, Eduart Selami, u rehatua, duke filluar punë në një benzinatë të madhe në Amerikë. Dhe kështu ndoshta do të kishte vazhduar gjithë jetën, sikur, një ditë, aty nga vitet 2000 e ca, Mero Baze dhe Blendi Fevziu, asokohe bashkëpunëtorët dhe këshillonjësit më të afërt të Sali Berishës, i kujtuan doktorit që hapja në Partinë Demokratike do të ishte edhe më e madhe, nëse thirrej për ndihmë edhe Eduart Selami.
Me të thënë e me të bërë. Autoritetet logjistikore të PD-së i dhanë Berishës numrin amerikan të Eduartit dhe ai i telefonoi. Numri rastisi të ishte i benzinatës dhe Berishës i doli në telefon drejtori i këtij biznesi dhe, pasi Berisha përmendi disa herë emrin Eduart-Eduart, drejtori i tha se atje nuk punonte njeri me këtë emër. Pas disa minutash bisedë, drejtori dhe Berisha, më në fund, u mirëkuptuan. Eduarti njihej në benzinatë me emrin, Selham. Që nga ky bashkëbisedim mes Berishës dhe Selhamit, siç thamë, me ndërmjetësimin e gazetarëve shumë të njohur, Fevziu dhe Baze, Eduart Selami nisi vajtje-ardhjet Shqipëri-Amerikë, Amerikë-Shqipëri, me të vetmin qëllim, hapjen e herëpashershme të Partisë Demokratike, se herë që lindte nevoja.
Duhet theksuar se, përveç këtij funksioni, që Eduart Selami, pas kaq vjetësh e ka perfeksionuar, në një rast ai shërbeu edhe si kandidat për kryetar, përballë Bashës, në mënyrë që ky i fundit, të rimerrte mandatin si kryetar partie, duke patur përballë një rival jo vetëm të fortë, por edhe shumë demokratik, për të larguar imazhin e keq të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Sot, Eduart Selami, i drejtë, i gjatë, ashtu si pamoshë, hyri përsëri në oborrin e PD-së, ngjiti shkallët e larta, përshëndeti dhe i buzëqeshi ç?pa rreth e qark dhe drejt e në zyrën e Lulit.
Pas tmerrit tërmetor që kaluam, dyndja e Selamit drejt PD-së vjen si një ogur i mirë. Më duket se PD, përsëri po hapet?/TPZ
“Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re”, është titu...
Ka përfunduar mbledhja e Kryetarit të Partisë Demokratike, L...
Këmbëngulja e presidentit Ilir Meta e përmbledhur në frazën:...
“Serbia ti lërë inatet dhe të njohë Kosovën.” Kjo ishte thir...
Eduart Selami, i larguar prej kohësh nga jeta aktive në PD, ...
Zvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër p...
Pa as më të voglën dëshirë, por në respekt të publikut, që b...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është...
Ditët e fundit, Lulzim Basha harroi lëvizjen “Rama ik”, e ha...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me një studim të ...
Raporti i Komisionit të Venecias ka vetëm një lexim, po e t...
Publicisti Mustafa Nano ka reaguar në lidhje me një foto të ...
Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështj...
Pas publikimit të raportit të Venecias një ditë më parë, ku ...
Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit t...
Partia Demokratike ka reaguar pas lëvizjeve të fundit në pol...
Pas konferencës për mediat me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xh...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca doli...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...