Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd. Edhe vetë korçarët po i shijojnë më shumë frytet e ?Parisit të vogël?. Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.
Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në anketën e buxhetit të familjeve, publikuar së fundmi.
Këtë vit, për herë të parë ka zbritur nga froni Tirana, e cila deri tani mbante rekord për shpenzimet për argëtim, në raport me totalin që harxhojnë qytetarët e këtij qarku. Nga 4.1% të totalit në 2017, shpenzimet një vit më pas zbritën në 3.4%.
Në vend të tretë ka kaluar Lezha, me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi, me të njëjtën shifër.
Për zonat bregdetare, si Durrësi, apo Vlora, 2018-a duket se ka qenë një vit me ?halle? dhe banorët e këtyre qyteteve nuk kanë pasur shumë kohë të argëtohen. Në Durrës, pesha e shpenzimeve për argëtim zbriti nga 2.9, në 1.9% dhe në Vlorë nga 2 në 1.4%, duke e renditur këtë qytet në të fundit në rang republike (shiko grafikun).
Banorët e Shkodrës, Elbasanit, Fierit, shpenzojnë mesatarisht 2-2.2% të totalit për argëtim dhe kulturë.
Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.
Në total, familjet shqiptare shpenzuan për argëtim e kulturë 2.7% të buxhetit në 2018-n, në rënie nga 3% vitin e mëparshëm. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%).
Në fakt, sa më të varfër njerëzit, aq më pak mendojnë për t?u argëtuar. Të dhënat e anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT treguan që në Shqipëri pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për ushqime, me 44% të totalit, e pandryshuar në raport me anketën e një viti më parë.
Në total, 772 mijë familje shpenzuan rreth 5.5 miliardë euro gjithë vitin për të siguruara nevojat e tyre për Ushqim dhe pije jo-alkolike (44,0%); Pije alkolike, duhan (3,5%); Veshje dhe Këpucë (4,3%); Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar (10,5%); Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës (5,8%); Shëndet (4,2%); Transport (6,8%) Komunikim (3,6%); Argëtim dhe kulturë (2,7%); Arsim (3,0%); Restorante dhe hotele (4,7%); Të tjera mallra dhe shërbime (6,9%).
Vetëm për argëtim e kulturë, shpenzimet e familjeve llogariten në 150 milionë euro në 2018-n, nga 160 milionë euro një vit më parë, sipas të dhënave të përpunuara nga shifrat e INSTAT./ Monitor
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kalojnë një di...
Së fundmi në media ka bërë bujë lajmi lidhur me ngacmimin pë...
Nëse ke një ide inovatore, që nëpërmjet teknologjisë, ijep z...
Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim t...
Rreth një vit më parë u përforl se për shkak të qëndrimeve P...
Berati, Dibra, Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga kalimi i një sist...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do marre mbroj...
Tirana vijon të vuajë mungesën e ujit të pijshëm prej ditësh...
*Nga Miron ÇakoTërmetet shkencërisht ndodhin kur dy blloqe n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në vendin tonë...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe kalime...
Seria e tërmeteve që kanë goditur vendin gjatë fundjavës, ku...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse jeni ne një lidhje sot do f...
Moti i keq me shi e vetëtima gjatë natës së mbrëmshme ka shk...
Të rinjt e të reja nga e gjithë Shqipëria bëhen deputetë për...
Në një prej zonave më më të qeta të Tiranës, mes gjelbërimit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...