web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin Penal/ Ja sa vite burg dënohen shantazhuesit në rrjetet sociale

26 Shtator 2019, 11:07, Kronika CNA

Së fundi, Shqipëria ka bërë disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat kanë hyrë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Një ndër ndryshimet e Kodit Penal ka të bëjë pikërisht me shtazhet, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për gjithë personat që shantazhojnë njëri tjetrin përmes rrjeteve sociale, kushdo që përdor fotografi video apo biseda private, duke I ekspozuar ato pa leje, mund të dënohet deri në tre vjet.

?Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose  regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.?.-thekson ligji.

Ky fenomen është bërë shqetësues kohët e fundit sidomos tek të mitur që shantazhojnë me foto intime apo biseda private.

Në disa raste ka pasur dhe vetvrasje.





Lajmet e fundit nga