Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Mjaftoi një vizitë e ambasadorit Borchardt në selinë e Partisë Demokratike, dy ditë më parë. Një takim formal me aleatët, për gjoja konsensualizim për një takim në tavolinë për Reformën Zgjedhore dhe dy fjalë nga ambasada e SHBA-ve, për të kuptuar se Lulzim Basha tashmë i kishte tradhëtuar demokratët.
Kreu i Republikës së re, njeriu i cili prej gjashtë muajsh ka tërhequr zvarrë Partinë Demokratike, ka bërë tradhëtinë e radhës. Ka mbyllur një marrëveshje, për të cilën tashmë duhet të presim të shohim detajet.
Në fakt, tradhëtia është e dyanëshme. Njëra për demokratët dhe nga ana tjetër për ndërkombëtarët.
Tradhëtia për demokratët është marrëveshja e fshehtë, në heshtje dhe e panjohur nga palët. Pa transparencë, ashtu si në 17 maj. Por, e mbyllur në negociata nga palë të treta, për çka do lëshojë qeveria apo mazhoranca socialiste ndaj opozitës dhe kushtet që do vërë Luli, apo qëndresa dhe loja që do bëjë, se gjoja nuk pranon të ulet me Ramën në tryezë dhe në fund do dalë me argumentin se nuk kishte zgjidhje tjetër. Ishin ndërkombëtarët ata që e ulën. Ashtu siç tha për 17 majin e 2017-ës.
Më tej, tradhëtia është për ndërkombëtarët. Për ata që i priti çdo ditë në zyrë dhe iu tha se nuk do të ulej kurrë në tavolinë me Ramën.
Për ata qindra zyrtarë që e telefounuan dhe e këshilluan që të kthehej në brazë, të mos digjte mandatet, të mos i vinte zjarrin Shqipërisë. Mos krijonte dhunë e terror në rrugë, të hynte në zgjedhje, të respektonte rregullat e lojës dhe Kushtetutën e vendit.
Por, këtë herë, pasi iu mblodhën ?këmbët në një këpucë?, Luli i tradhëtoi të gjithë.
Demokratët i tradhëtoi pasi ata sërish i dhanë besën dhe e vunë në krye që t?i udhëhiqte deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Iu tha se nuk kishte më asnjë hap pas. Do të digjeshin mandatet dhe do të protestonte çdo ditë deri në largimin e Edi Ramës. U shpreh publikisht se ?Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka zgjedhje pa një qeveri tranzitore, që të garantojë votën e lirë?.
Këto i tha në shumë e shumë protesta. I tha në shumë mitingje. Edhe gjithashtu shkoi deri aty sa kërcënoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvilloheshin. Por, do të digjte çdo qendër votimi.
U tërhoq si një lepur. Asgjë nuk ndodhi. Zgjedhjet u mbajtën. Edi Rama vazhdon te jetë në detyrë kryeministër dhe për më tepër, dje shkoi në SHBA dhe bëri një foto me presidentin Trump, kurse Luli u gëzua me dy fjalët e thëna nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për lidershipin e tij.
Por, tradhëtinë e 2017-ës, askush nuk ka për t?ia harruar Bashës. Askush nuk ka për t?ia harruar as të 2019-ës, që i tërhoqi njerëzit për gjashtë muaj zvarrë rrugëve, i mbyti në flakë dhe në gaz. Çfarë nuk bëri dhe tani shkoi në krah të Edi Ramës. Shkoi dhe u ul dje në tryezë.
Bëri atë që i kanë thënë kritikët e tij muaj e muaj më parë. Bëri atë që i kanë thënë njerëzit që vërtetë e kanë dashur PD-në. Se ajo vërtetë ka nevojë për hapje, ajo ka nevojë për ide si forcë politike. Ka nevojë të jetë në sistem e të jetë një alternativë, dhe jo të dalë nga sistemi dhe në rrugë pa krye, ashtu siç bëri me çadrën.
E sërish, fajtori dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është Luli. Por, ai nuk e vret mendjen. Mjafton të tradhëtojë, të shkojë në krah të Edi Ramës. Herën e parë ishte për 16 milion eurot për vjehrrin, ndërsa këtë radhë nuk dimë sa million euro do jetë. Por, këtë herë do duhet të presim të mësojmë sa është shuma apo të dalin detajet e marrëveshjes dhe ?dashurisë? së Rilindur të Republikës së re.
Lulzim Basha ka firmosur kapitullimin pa kushte, jo sepse shkoi në tryezë, por sepse tradhëtoi. Sepse ende nuk ka treguar çfarë ka firmosur, dhe çfarë pazari ka bërë. Ende nuk ka bërë transparencën e së vërtetës.
Ndoshta duke iu thënë demokratëve të vërtetën përballë, se po do të ulem në tryezë, dhe marrëveshja do të jetë e hapur, me zë dhe figurë, për t?u respektuar nga të gjithë, dikush edhe mund ta besonte. Por, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka për ta bërë këtë.
Ai që thoshte se qeveria kishte rënë, se Rama kishte rënë. Refren që e përsëriti disa herë. Njeriu që pak javë më parë na tha se në shtator do ndizej me protesta. Pas dy ditësh muaji shtator mbyllet dhe ndërkohë nuk pamë asnjë protestë.
Për tetorin nuk ka paralajmëruar asgjë. Për më tepër, dje u ul në tryezë.
Pra, ajo që ka bërë Luli nuk është asgjë tjetër, veçse tradhëtia e radhës dhe kjo është më e dhimbshme se e para, sepse kaloi jo në një çadër, porn ë një protestë, në një përplasje, në dhunë, në flakë e zjarr dhe gaz lotsjellës.
Tani s?na ka ngelur gjë tjetër , thjeshtë të mësojmë ditë pas dite detajet, pasi Luli po e shikojmë shumë më të ndryshëm, shumë më të zbutur dhe vetëm po krijon retorika politike, duke thënë se duhet të ulet apo s?duhet të ulet me garant ndërkombëtar në tavolinë, se të tjera i harroi.
E harroi Edi Ramën kryeministër, e harroi që nuk do ulej kurrë në tavolinë, e harroi që nuk do të kishte kurrë kthim pas, qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e parakoshme po ashtu i harroi, dhe i vetmi hall që ka është që ta bëjë vetë publike marrëveshjen me Ramën, por me ndërkombëtarët si garanci, pa pasur palë të treta për Kodin Zgjedhor, duke përjashtuar kështu opozitën parlamentare.
Duket se do ta ketë të vështirë. Ndoshta me Ramën, mund ta zgjidhë hallin, por atje brenda PD-së ka ende disa burra, disa militant, disa gra, disa njerëz që duhet të shkojnë dhe t?ia fusin me shpullë surratit, për atë që iu bëri për gjashtë muaj demokratëve dhe t?i kërkojnë të dorëhiqet një orë e më parë dhe PD-ja të hyjë në një process zgjedhjesh, bashkimi, për tu udhëhequr, për të shkuar drejt fitores, dhe për të rrëzuar Edi Ramën nga posti i kryeministrit./ CNA.al
Kreu i PAA-së, Agron Duka në një postim në rrjetet sociale, ...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një tak...
Një incident i pazakontë ka ndodhur rreth mesditës së sotme,...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari, në kuadër të ditës së gj...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka qënë e pranishme sot n...
Ish-ministri i Jashtëm dhe eksponenti i lartë i LSI, Edmond ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Gazetari Elio Laze i ka drejtuar sot një mesazh kryebashkiak...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së ...
Një ditë më parë, prezenca e OSBE-së në Tiranë zhvilloi një ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaron s...
Rudina Hajdari sqaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit...
Protestuesi i cili mori vëmendjen e mediave gjatë protestave...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Minis...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, dekla...
Opozita në Kuvend, shprehet se nuk do të votojë një Reformë ...
Mazhoranca, opozita ‘brendaparlamentare’ dhe ajo jashtëparla...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...