Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur se prej datës 1 janar, janë kapur dhe ndaluar 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar.
Hajnaj theksoi se për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Policia e Shtetit është fokusuar dhe ka forcuar bashkëpunimin me dy nga aleatët më kryesorë të saj, me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Hajnaj bëri me dije se në orët e fundit është ndaluar në Rinas shtetasi turk T. N., i kërkuar në Zvicër për vrasje. Gjithashtu, janë ekstraduar drejt Shqipërisë disa persona me rrezikshmëri të lartë, pjesëtarë të grupeve kriminale, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Deklarata e plotë:
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Për të përmbushur këto prioritete, Policia e Shtetit është fokusuar dhe ka forcuar bashkëpunimin me dy nga aleatët më kryesorë të saj, me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Falë punës dhe angazhimit të shërbimeve të policisë, prej 1 janarit deri sot, janë kapur dhe ndalur 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:
Vlen të theksohet se falë bashkëpunimit me qytetarët, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 259 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, ndër ta edhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Njëkohësisht, po gjatë kësaj periudhe nga Interpol Tirana në bashkëpunim me strukturat e Policisë në qarqe dhe në disa raste edhe me partnerët ndërkombëtarë janë kapur dhe arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi, 129 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga këta: 99 shtetas shqiptarë dhe 30 shtetas të huaj, nga të cilët deri tani janë ekstraduar 60 shtetas (39 janë shtetas shqiptarë dhe 21 janë shtetas të huaj) dhe vijojnë procedurat për ekstradimin edhe të personave të tjerë të kapur dhe arrestuar.
Falë bashkëpunimit me partnerët, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit të punës ndërmjet Interpol Tirana me homologët është bërë e mundur që në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi dhe vende të tjera të arrestohen 104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia shqiptare, nga të cilët 75 prej tyre janë ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë në qarqe, janë kapur dhe arrestuar 45 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga vendet me të cilat ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi.
Në orët e fundit në Rinas, në dalje, Policia Kufitare ka kapur dhe ndalur shtetasin turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje. Gjithashtu, vlen të përmendet arrestimi dhe ekstradimi drejt Finlandës i një shtetasi të huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.
Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.
Në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Zyrën Ndërlidhëse Italiane Interforcë janë zhvillluar 6 operacione të koduara, konkretisht: Operacioni policor ?Fiori di Primavera?, ?METROPOLIS?, ?ËANTED 3?, ?RED LEO 2016?, ?GARDEN? dhe operacioni ?SABIA?, gjatë të cilëve është bërë i mundur arrestimi i 72 shtetasve shqiptarë.
Vlen të përmendet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), falë të cilit u bë i mundur ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t?u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i dy shtetasve shqiptarë, njëri prej tyre më rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 15 vite burg, si dhe ekstradimi i tre shtetasve drejt SHBA-së.
Gjithashtu, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Tirana dhe homologëve është bërë kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i disa personave shumë të kërkuar, pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa prej tyre me mbi 15 vjet burg për vrasje, si dhe janë kapur në Shqipëri për llogari të homologëve, gjithashtu persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendet e tyre.
Policia e Shtetit tashmë ka krijuar njësinë speciale për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, që i fshihen drejtësisë.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë dhe mbështesin Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, duke ju siguruar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur mëngjes...
Publikohen pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos n...
Një person ka tentuar të grabitë një dyqan në Elbasan duke g...
Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar, pasi k...
Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në ...
Një shqiptar është gjetur i djegur brenda makinës së tij në ...
Zbardhet dëshmia e taksistit i cili u arrestua ditën e djesh...
Sistemi gjyqësor po përballet me një stok prej mbi 30 mijë p...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pri...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke ...
Pas vrasjes së Santiago Malkos, kamerat e sigurisë kanë hedh...
Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ...
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka reaguar pas...
Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari, i cil...
Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth orës 02:40...
Policia e Elbasanit konfirmon se ka shoqëruar në komisariat ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan....
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan k...
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër ës...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...