Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Prindërit zbulojnë abuzimin, mjekët ngatërrojnë emrin e vajzës
Fiks fare solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar
Një 22 vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 71 vjeçar. Ky i fundit kapet “mat” nga babai i vajzës duke e abuzuar seksualisht. Gjendja shëndetësore e 22 vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç lëshimit të pasthirrmave. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht. 71 vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71 vjçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin. Abuzimin seksual me 22 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhet se vajza paraqet deflorim të vjetër.
Fiksi ishte në shtëpinë e 22 vjeçares, e cila jeton me prindërit në një fshat të Poliçanit. Babai dhe nëna me lot në sy tregojnë që vajza e tyre ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që në moshën 2 vjeçare. Nuk flet dhe komunikon, vetëm nëpërmjet pasthirrmave. Ajo nuk e dallon dot të mirën nga e keqja, është shumë e vështirë për të, pasi ka ndjenjur gjithmonë brenda mureve të shtëpisë. Babai tregon se e kanë ruajtur gjithmonë dhe për këtë arsye e kanë mbajtur në shtëpi.
” Por është pikërisht në këtë shtëpi që e kemi ruajtur për kaq vjet që vajza është abuzuar.” Nuk e dija, se po ta dija nuk do ta fusja kurrë fqinjin në shtëpi.” -thotë babai.
Ai çohet në këmbë dhe tregon divanin ku gjeti fqinjin e tij tek qëndronte i shtrirë mbi vajzën, mbuluar me batanije po tentonte të kryente aktin e turpshëm. Në momentin kur babai kishte hyrë
në shtëpi, vajza ish shkëputur nga i moshuari dhe ish hedhur për ndihmë në këmbët e të atit. Ndërsa fqinji i kapur mat e kish pranuar aktin e turpshëm duke thënë “Për këtë që të bëra unë ty, më vrit”. Por atë natë të 3 Majit të vitit 2019, babai vendosi të thërriste policinë për ta hetuar ngjarjen, duke mos bërë vetgjyqësi.
Pas ngjarjes nisi edhe hetimi i policisë. Për shkak të moshës së thyer dhe faktit që ishte i sëmurë, u vendos që 71 vjeçari te hetohej i lirë. Sipas babait të vajzës së abuzuar, ai tani del nëpër fshat edhe pretendon se nuk ka bërë asgjë, duke acaruar edhe më shumë situatën, madje ai ka arritur deri aty sa ka menduar vetgjyqësinë.
Akti i ekpertizës, e nxjerrë vajzën të defloruar të vjetër, ç’ka do të thotë që vajza kish kohë që abuzohej. Mjeku ligjor e kish marrë aq seriozisht aktin e ekspertizës së vajzës, sa i kishte ngatërruar emrin me dikë tjetër, duke vonuar kështu edhe dërgimin e aktit pranë prokurorisë.
Prokurori i çështjes Tasim Puçi, gjatë takimeve me babain i thotë se ty të është bërë një dëm moral, ne do ta çojmë çëshjen në gjykatë, ku ti mund të kërkosh dëmshpërblim dhe është gjykata ajo që do të vendosë. Kur babai i thotë se po zvarritet ai i thotë që këto gjëra bëhen avash avash. “Gjëja ruhet sa mos të ndodhi, se po ndodhi, këto punë ke, deri sa të mbarojnë gjyqet” shprehet prokurori.
Çështja aktualisht i është kaluar gjykatës e cila ka bërë vetëm seancë paraprake dhe nuk ka vendosur akoma datën për nisjen e gjykimit të çështjes.
Emisioni “Stop” sjell sonte një tjetër skandal,përmes kamera...
Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nisjen e një hetimi ...
Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpa...
Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Ha...
.Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Bashkinë e Vlorës se po...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në dr...
Seid Mema denoncon në emisionin “Stop” një padrejtësi absurd...
Prej disa kohësh në Qendrën Spitalore Universitare ” Nënë Te...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim për m...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mër...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz t...
Gjatë intervistës së dhenë në studion e televizionit “A2-CNN...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...