Matës inteligjentë për dritat/ Si do t’i ‘kontrolloni’ nëpërmjet telefonit
Instalimi i matësve inteligjentë bën të mundur përmirësimin ...
Nga mbi 1,1 milionë të punësuar që u raportuan si të punësuar nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2019, vetëm 4.4% prej tyre paguajnë sigurime me paga më të larta se 120 mijë lekë.
Duke marrë në konsideratë totalin e të punësuarve në mbi 1,145 mijë persona, rreth 50 mijë individë raportojnë se paguhen më shumë se 120 mijë lekë. Një pjesë e madhe e tyre mësohet se janë në administratën publike, entet dhe ndërmarrjet shtetërore, dhe institucionet e pavarura buxhetore që ofrojnë relativisht paga të larta.
Kjo kategori të punësuarish pësoi një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke zënë 4.4% në totalin e atyre që paguajnë sigurime në raport me 4% që ishin në tremujorin e parë. Por për pjesën dërrmuese të të punësuarve që paguajnë sigurime raportohet një gjendje e mjerë në sektorin e pagave. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të përpunuara nga ?Monitor?, 460 mijë e 173 persona në të gjithë vendin paguajnë sigurime deri në pagën 30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 40.2% të totalit të punonjësve që paguajnë sigurime.
Të dhënat e detajuara tregojnë se mbi 320 mijë persona ose 28% e të punësuarve paguajnë sigurime për pagën minimale 26 mijë lekë dhe 139 mijë persona të tjerë ose 12.2% të totalit të punësuarve paguan sigurime në pagën 30 mijë lekë. Paga mesatare në ekonomi u rrit në tremujorin e dytë me 4.4%. Sektorët i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorin bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018. Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit, pagat shënuan ulje me 0.7% dhe në sektorin e ndërtimit me 2.6%.
Nga ana tjetër, rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%. Më tej, ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11% dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.
Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.
Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia./ Monitor
Instalimi i matësve inteligjentë bën të mundur përmirësimin ...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, ku në ...
Këto janë faqet e para të shtypit për ditën e sotme, e diel,...
Të kesh një sens të shëndetshëm të ambicies është diçka e mi...
Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rast...
Në vijim të zbatimit të Planit të Kontrolleve Zyrtare dhe si...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Biznesi i farmaceutikës po sheh një periudhë lulëzimi, teksa...
Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe shtim t...
Tashmë shqiptarët, por edhe kosovarët, po përdorin ata që qu...
Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm ka detyru...
Rifillimi i shkollës është shumë i rëndësishëm si për fëmijë...
Kontinenti Europian po ndikohet nga fuqizimi i Anticiklonit ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantua...
ALBtelecom prej disa vitesh është shumë aktiv për çështjet s...
Ku dhe si të investohet është një ndër dilemat më të mëdha d...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga zona me presion të La...
“Eliminimet e mëdha filluan pas infarktit. Infarkti i Enver ...
“Jam ndierë i përkëdhelur për mënyrën se si më ka trajtuar, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...