Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një...
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, në një deklaratë për mediat ka njoftuar sot hapjen e garës për 74 vende të lira pune në Kadastrat në të gjithë vendin.
Po ashtu, Lame sqaroi se bëhet fjalë për punësimin e 74 personave në strukturë, dhe jo punonjës me kontratë.
Gjithashtu, kreu i kadastrës, i drejtoi edhe një apel të fortë të gjithë politikanëve, që të mos ndërhyjnë për punësime, pasi për të zgjidhur nyjën e pronës, duhen profesionistë.
?Sfidat e Kadastrës janë dy, gjendja katastrofike e hartografisë, ka një deformim profesional disavjeçar. Deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizimi do të vijojë. Do hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës. Sot hapim garën për punësimin e 74 personave, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.
13 vende të lira në Tiranë, në Vlorë 9 vende dhe vendet e tjera në qytetet e tjera të vendit. Përfshirë gruan, kushërinjtë, prindërit, politikanëve të majtë e të djathtë, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Ne duam profesionistë, jo miq. Të zgjidhim nyjën e pronës, që është nyja më e rëndësishme dhe kjo zgjidhet vetëm em profesionalizëm?, tha Lame.
Deklarata e plotë:
KADASTRA BEN THIRRJE PER PROFESIONISTE
11.09.2019
Agjensia Shteterore e Kadastrës ka përmbyllur fazën e riorganizimit të saj dhe me kënaqësi ju bëj me dije se ky proces prodhoi një strukturë të re tërësisht të riorganizuar dhe eficente.
Por mbyllja e një procesi, hap menjëherë dyert për sfidën e rradhës.
Sfidat kryesore të Kadastrës sot janë dy:
E para, avancimi i rishikimit hartografik të gjithë problematikave në rang vendi. E dyta, ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë. Në këtë pikë mjafton të them se sot agjensia ka rreth 400 juristë të të gjitha shkollimeve, që nga ata me shkolla të mbaruara jashtë, e deri te ata me pasqyra e xhamlleqe.
Dhe, me gjithe këta juristë, i vetmi rezultat ka qenë hapja e mijëra gjyqeve për çështje pronësie, me pasojat e trishta që i dimë të gjithë. Po ka edhe më keq se juristët, pasi gjenden pa fund ekonomistë e biologë, historianë, sociologë, psikologë, e ku di unë çfarë tjetër, duke lënë në minorancë profesionet bazë të Kadastrës.
Nuk po i hyj këtu analizës se si është arritur ky deformim 20 vjeçar por, me keqardhje për fatin personal të secilit, deklaroj se reforma për rritjen e profesionalizmit do të vijojë. Rishikimi hartografik e bën të domosdoshme thithjen e fluksit të inxhinierëve. Dhe pikërisht për këtë, në vendet që lirohen, duam të hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës.
Pra sot unë po lajmëroj hapien e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e AKSH me profesione:
-Inxhinier ndërtimi;
-Arkitekturë;
-Urbanistikë;
-Gjeoinformatikë;
-Gjeodezi;
-Topografi.
Saktësoj, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.
Në veçanti, dua t?i bëj një thirje dy kategorive. Në rradhë të parë, djemve e vajzave që kanë vullnet për punë, të vijnë dhe të konkurojnë dhe të kenë besim tek unë dhe tek forcat e tyre.
Nga ana tjetër, ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq. Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.
Të gjithë kërkojmë të zgjidhim nyje e pronës dhe nyja e pronës zgjidhet vetëm me profesionalizëm; dhe pastaj, të njëjtët njerëz që ankohen për cfarë kanë hequr, më kërkojnë me aman e me derman të fus në punë njërin a tjetrin jashtë profilit. O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat e miqtë, të dyja nuk bëhen dot! Së bashku po e nisim edhe këtë reformë dhe vetëm së bashku mund ta çojmë atë përpara. Ju faleminderit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një...
Ekspertët e Komisionit të Venecias, prej ditës së djeshme vi...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka akuzu...
Kryetari i Grupimit Dhjetor ’90, Bislim Ahmetaj i ka drejtua...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Iniciativa e maxhorancës parlamentare për shkarkimin e presi...
Analist Shpëtim Nazarko e ka konsideruar si një “çmenduri ko...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkarkuar sot nga det...
Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me dre...
Teksa sot është zhvilluar seanca maratonë për ish ministrin ...
Mesditën e sotme deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, është pa...
Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, emri i së cilës u p...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas takimit ...
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërthyer në aku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Bru...
“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me per...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...