Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer vizitoi Prishtinën pas një vizite në Beograd, ku shprehu qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Pas tij vizitojnë Beogradin dhe Prishtinë ndy senatorë amerikanë.
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares, Angela Merkel, Peter Beyer, shprehu edhe njëherë në Prishtinë kundërshtimin e Gjermanisë për ndyshimin e kufijve të Kosovës në kuadër të një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, ju bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Koosvës që ta bëjnë një gjë të tillë. Deputeti gjerman nga Beogradi erdhi të martën në mbrëmje në Kosovë, ku takoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.
Kosova duhet t’i ruajë kufijtë
“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë e vet që ka. Është vërtet e dëmshme, që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër ju bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamentare dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektoratit. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën”, tha Peter Beyer.
Gjermania pro liberalizimit
Vizita në Kosovë e deputetit gjerman nga radhët e CDU-së shihet edhe si një sinjal pozitiv që Gjermania mund të japë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Peter Beyer, tha se ai nuk mund të japë data, por, kjo mund të ndodhë edhe para Krishtlindjeve. “Gjermania është një shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave natyrisht. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë, por vërtetë nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, por, ndoshta do të jetë shpërblim për Kërshëndella”, tha Peter Beyer.
Deputeti i Bundestagut gjerman, përsëriti në Prishtinë deklaratën e javëve më parë nga Hungaria të kancelares Angela Merkel se “Bashkimi Evropian nuk ka të ardhme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor?. Sipas tij, kjo është një porosi që duhet të zbatohet.
Rikonfirmimi i qëndrimit gjerman se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës, e gëzoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, duke vënë në pah edhe kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj idesë së përfolur për ndryshim kufiri apo, shkembim teritori me Serbinë në kuadër të një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. “Shpreh një falënderim të veçantë jo vetëm në emrin tim, por edhe të gjithë popullit të Kosovës për një qëndrim shumë të qartë dhe vërtet shumë mbështetës për Kosovën dhe integritetin territorial, kufijtë, pra, mos lejimin e lëvizjes së kufijve nga Gjermania, kancelarja Merkel por edhe nga të gjithë CDU dhe kolegët që na kanë përkrahur në vazhdimësi në këtë temë. Mendoj se me këtë e kanë shpëtuar edhe Ballkanin, nga një jo stabilitet serioz dhe për këtë u jam jashtëzakonisht falënderues?, tha kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Angazhim amerikan
Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të deputetit gjerman të CDU-së Peter Beyer, këto dy qendra gjatë ditës së mërkurë vizitohen edhe nga dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë. Senatorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, do të diskutojnë me palët lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Senatorët amerikanë ishin nisur për vizitë në Moskë në kuadër të një delegacioni të Kongresit amerikan, por atyre ju ndalua hyrja në Rusi. “Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për qeverinë e re të Ukrainës dhe për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi në twitter senatori Chris Murphy. Dy senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi diplomatin Matthew Palmer, si Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor. Palmer, i cili pritet të angazhohet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një vizite në Slloveni deklaroi se “SHBA ka dëshirë që një marrëveshje Kosovë-Serbi, të ketë pikë qendrore një njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve?.
Fundi i luftës në Afganistan nuk duket gjëkundi. Po të duan ...
Matthew Palmer, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara t...
Megjithatë, shumë analistë perëndimorë, ndër ta edhe përkrah...
Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republika...
Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamen...
Vajza dhe djem, të kthyer nga zonat e luftës në Siri gjatë p...
Matthew Palmer ka thënë pas emërimit si i ngarkuar special a...
Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamen...
Nga aleat në armik: AKP pritet të përjashtojë nga partia ish...
Si mund të garantohet siguria e anijeve ndërkombëtare të tra...
Arritja e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë do të ...
Lëvizja 5 Yje bëri një marrëveshje për pushtetin me Partinë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ...
Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së...
Partitë tradicionale gjermane në zgjedhjet e dy landeve kanë...
Mesha e ditës së sotme në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me ...
Nga: Norbert Mappes-Niediek*– “Nëse më duhet të bëj luftë, a...
Rruga e Presidentit Donald Trump drejt rizgjedhjes vitin e a...
Policia lokale ka konfirmuar se kufoma e dekompozuar e gjend...
Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...