Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Fundi i luftës në Afganistan nuk duket gjëkundi. Po të duan të kujdesen për paqen Talibanët, do të përballen me të njëjtat probleme si SHBA dhe NATO sot, mendon Florian Weigand.
Ditën, shikimi me ankth drejt qiellit, me pyetjen nëse avioni luftarak do ta marrë kthesën mbi fshat apo do të vazhdojë të fluturojë dhe do t’i shkarkojë bombat diku tjetër; natën, dëgjim pas derës së mbyllur në errësirë dhe frika, nëse – si në fundjavë në Kunduz – ka të shtëna jashtë. Ose në qytetet e mëdha rruga për në punë, për në dasëm apo edhe për në xhami – me rrezik për jetën.
Ky është realiteti në Afganistan, ku prej 18 vjetësh zhvillohet luftë. Të hënën në mbrëmje, 16 vetë vdiqën përsëri në Kabul në një atentat të talebanëve, të gjithë civilë, 119 të tjerë u plagosën. Paqe, më në fund paqe, është dëshira e shumicës së njerëzve atje. Pavarësisht nga çmimi.
A është çmimi shumë i lartë?
Një marrëveshje midis SHBA dhe Talibanëve në Doha duhet ta sjellë këtë – edhe këtu me çdo çmim. Demokracia, të drejtat e njeriut, të drejtat të barabarta të femrave me meshkujt, arsimi për djem dhe vajza, media e lirë: këto çështje nuk ishin fare temë e negociatave. Një çmim shumë i lartë?
Sigurisht jo në sytë e shumë afganëve, për të cilët ka kohë që nuk ka më shpëtues të mirë nga jashtë dhe kryengritës të këqij. Kur kryejnë sulme talibanët, ata që vriten rregullisht janë civilët, por po ata janë viktimat edhe në sulmet me bomba dhe në sulmet e ushtrisë afgane dhe të këshilltarëve të saj amerikanë. Për herë të parë në mes të vitit, atyre iu desh të marrin përgjegjësinë për edhe më shumë civilë të vrarë prej tyre, se sa nga kryengritësit.
Taktika cinike e talibanëve
Elementët qendrorë të “Marrëveshjes së Paqes” tani po bëhen më të qarta, por pavarësisht nga vlerësimi për to, thelbi pas Dohas nuk do të ndryshojë. Edhe ai që mundohet të dallojë një rreze drite, për fat të keq, në fund duhet të mbështesë shumë analiza të zymta që aktualisht qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale: paqja nuk do të vijë kaq shpejt. Përkundrazi: më me gjasa duket një luftë civile e ashpër si në vitet 1990, pasi u tërhoqën nga Afganistani sovjetikët.
Trupat amerikane mund të tërhiqen në mënyrë paqësore në një armëpushim politik, një marrëveshje që armët të heshtin është edhe në agjendën e marrëveshjes të forcave afgane me Talibanët, sapo të fillojnë bisedimet me qeverinë aktuale në Afganistan. Një premtim i paqartë.
Sepse edhe ky është një mësim nga bisedimet në Doha: talibanët nuk u druajtën nga vazhdimi i luftës në Afganistan, edhe pse demonstrativisht në Doha ata ishin në krahët e SHBA. Ata luajnë me atentate si me letra aksionesh në një lojë: kur nuk përparojnë sa duan, ata bëjnë presion me një atentat në tryezën e bisedimeve. Që me këtë vriten më të vërtetë njerëz, kjo nuk ka rëndësi për ta. Vështirë se mund të dyshojë njeri seriozisht se ata nuk do ta vazhdojnë këtë taktikë cinike në bisedimet në Afganistan.
IS mbetet një përmasë e panjohur
Por edhe pas një marrëveshjeje me Kabulin ose, në rastin më të keq, pas një ringjalljeje të Emiratit radikal islamik të viteve 1990, paqe thuajse nuk duket gjëkundi. Që tani ka komandantë talebanë që flirtojnë ose madje bashkohen me Shtetin e ringjallur Islamik (IS) – të zemëruar që negociatorët e Dohas kishin nevojë për SHBA për të pasur sukses.
IS mbetet një përmasë e panjohur: shpresa e pashprehur e SHBA është që talebanët ta mposhin IS, me qëllim që të përmbushin premtimin e tyre se nga Afganistani nuk do të burojë asnjë terrorizëm ndërkombëtar. Çuditërisht, talebanët përballen sot me një situatë si ajo që kanë përballë SHBA dhe NATO: ushtarakisht, IS është vështirë të mposhtet, talebanët nuk do të jenë më të suksesshëm se Perëndimi. Sado e hidhur të jetë, askush nuk mund të thotë sot se sa vite lufte kemi përpara./DW
Matthew Palmer, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara t...
Megjithatë, shumë analistë perëndimorë, ndër ta edhe përkrah...
Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republika...
Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamen...
Vajza dhe djem, të kthyer nga zonat e luftës në Siri gjatë p...
Matthew Palmer ka thënë pas emërimit si i ngarkuar special a...
Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamen...
Nga aleat në armik: AKP pritet të përjashtojë nga partia ish...
Si mund të garantohet siguria e anijeve ndërkombëtare të tra...
Arritja e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë do të ...
Lëvizja 5 Yje bëri një marrëveshje për pushtetin me Partinë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ...
Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së...
Partitë tradicionale gjermane në zgjedhjet e dy landeve kanë...
Mesha e ditës së sotme në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me ...
Nga: Norbert Mappes-Niediek*– “Nëse më duhet të bëj luftë, a...
Rruga e Presidentit Donald Trump drejt rizgjedhjes vitin e a...
Policia lokale ka konfirmuar se kufoma e dekompozuar e gjend...
Partitë CDU dhe SPD, sipas prognozave të para, mbeten partit...
Në votimet e kësaj të diele në dy landet gjermane, Saksoni e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...