Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Gazetari Bledi Mane, ka degjeneruar kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa ka thënë se është marrë peng nga njerëzit e gruas.
Për të vërtetuar këtë, Mane ka analizuar disa situata.
“Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij”, shkruan Mane në rrjete sociale.
Sipas tij, tenderat e shumta te Ministria e Brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste.
“E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike.
Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme, zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser.
Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën, Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita ka vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin”, shkruan më tej Mane.
Postimi i plotë:
E KANË MARRË PENG NJERËZIT E GRUAS!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
1.
E njeh ndokush Xhelalin, mekanikun e heshtur e të lodhur? Po Remzien, mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu.
Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.
2./
Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme, zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën, Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita ka vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.
3./
Mes gjithë kësaj meseleje tafmaqarësh unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt. Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh kush bën ligjin mbi Lul Bashën dhe njëkohësisht sheh edhe grykësinë e familjes së Xhaferr Isufit. Këtyre të fundit u fal pará dhe pasuri pafund vetëm e vetëm që nëpërmjet Lul Bashës të vazhdojnë të shkatërrojnë opozitën. Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli në opozitë bën lekë por nuk firmos asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Çfarë i duhet pushteti Lulit kur është rehat në opozitë?
E njeh njeri Xhelalin dhe Remzie Bashën, dy tironca të qetë që i turbulloi krushqia me një nuse nga Tepelena?
Dhe thonë që tepelenasit janë “harbutë të rrezikshëm”!
???
I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ditën e sotme avo...
Drejtori i ri për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departament...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim D...
Fondacioni Maarif është një mjet i Presidentit turk Erdogan,...
Ish-këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja,...
Avokati Altin Goxhaj, ka komentuar takimin e kreut të PD-së ...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka thënë se opozita nuk mund të ...
David Konstelancik zyrtari i DASH i cili ndodhet për një viz...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti David Kostelancik, d...
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot propozimin e presidenti...
Disa telefonata të bëra nga “Champs Elysee” drejt autoritete...
SILIKON MIX është kthyer në kryefjalë të televizionit Top Ch...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot me ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Drejtori Evropën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerik...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Gazetari Alfred Lela, i njohur për mbështetjen ndaj kreut të...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...