Terror me armë në sy të mjekëve në Fier/ Zbardhen detajet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në F...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e djeshme, ku një person ka hapur zjarr brenda ambienteve të spitalit, duke lënë të plagosur një person.
Policia doli me një reagim zyrtar rreth orës 23:00, ku sqaroi se sherri kishte nisur në Levan të Fierit, ku gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lënduar me mjet prerës. Të plagosurit u transportuan për në Spital, për ndihmë mjekësore.
Por, në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhapaj.
Ndërkohë, sot të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa forca të shumta policore kanë blinduar spitalin e Fierit, dhe vijojnë kontrollet në të gjithë Levanin.
Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat tre persona, si dhe vijon kërkimet për shoqërimin dhe kapjen e personave të tjerë të lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, që janë ndaluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje. Sipas gazetarit Kuçi, në orët e mëngjesit është ndaluar edhe personi që ka qëlluar me armën e policit në ambientet e spitalit, një person me mbiemrin Braçe, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Si nisi sherri:
Kanë qenë dy familje që kanë debatuar në një lokal të Levanit, afër Fierit. Ata janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete prerëse, ku të plagosur kanë mbetur katër persona, Gentjan dhe Aldi Zhapaj me sende të forta, ndërsa Klajdi Lamaj dhe Afrim Muçaj me mjet prerës.-shkruan BW.
Aty ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar në spital, së bashku me familjarët, personat e plagosur. Me ta ka shkuar edhe personi, që ka arritur t?i marrë armën policit të patrullës dhe të plagosë babanë e dy vëllezerve Zhapaj, Aleksandër Zhapajn, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.
Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Përplasja me armë zjarri në spital/Reagon Policia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në F...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fi...
Policia ka dalë informacion zyrtarë, pas atentatit me armë z...
Një sherr që ka nisur mes dy grupeve në Levan ka përfunduar ...
Qyteti i Fierit është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtë...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi në pikën ...
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sot...
Një hapësirë toke me shkurre, në zonën e njohur si “Rezervat...
Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por j...
Një polic rrugor është rrahur në Durrës dhe ngjarja është mb...
Një 50 vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri në Shk...
Një plagosje me armë është regjistruar në Durrës.Ngjarja mës...
Lulzim Berisha, i konsideruar nga Prokuroria Shqiptare dikur...
Ka ndërruar jetë sot në spital, turistja izraelite e cila nj...
Policia e Shtetit ka bërë të mundur goditjen e një tjetër ra...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin...
Tre shtetas, të cilët dyshohen për disa vjedhje, kanë rënë n...
Një 30-vjeçar i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane për...
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me n...
Gazetari Elio Laze ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...