Shkodra pa kryebashkiak/ Prefekti Millja letër Metës
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar ...
Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit europian.
Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së ?ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.? shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ?90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.
Sipas shkresës së Partisë Demokratike ?në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 ? 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.?, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.
Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se ?me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar?. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se ?autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.
Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar./VOA
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar ...
Ish Ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD-së, Besnik Must...
Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe njëherësh...
Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar vendimi...
Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi, ka komentuar në lidhje...
Ambasadori i ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, prite...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot ...
Lëvizja Socialiste për integrim ka reaguar në lidhje me kali...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas...
Zv. kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur Federatës Sh...
Kryebashkiaku i PS në Vorë, Agim kajmaku ka reaguar pas akuz...
Pasi u “zhduk” për ditë të tëra dhe postonte statuse vetëm n...
Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e citimeve të njer...
Shoqata Çamëria ka reaguar në lidhje me dekorimin e ambasado...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza nd...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një op...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Qershor të vitit 2019 përfund...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...