Plumb në kokë 26-vjeçarit/ Prangosen katër persona, në kërkim dy të tjerë
Policia e Tiranës ka zbardhur sot detajet e ngjarjes së rënd...
Pothuajse një vit pas skandalit me Shullazin, në Prokurori ka shpërthyer një tjetër skandal. Burimi është tek Krimet e Rënda, ndërsa skenari dhe regjia janë nga Prokuroria e Përgjithshme, konkretisht nga e përkohshmja Arta Marku.
Kjo e fundit që nga koha që ka marrë detyrën dhe deri më tani ka shkuar nga skandali në skandal.
Pasi shpërtheu sherrin për Shullazin tek Prokuroria e Krimeve të Rënda me mikeshën e saj Donika Prelën, shfrytëzoi rastin edhe për hakmarrje.
Prokuroria për Krime të Rënda që nga ajo kohë u bë akoma më e pabesueshme për qytetarët.
Kur po bëhet gati një vit, nga “skandali Shullazi”, Marku ka prodhuar një tjetër skandal, sigurisht me mikeshën e saj Donika Prelën që rrezikon shkarkimin, pas mashtrimit me pasurinë.
Bëhet fjalë por dosjen 184, për të cilën Prokuroria për Krime të Rënda, ka shpallur moskopetencë.
Dosja në fjalë ka të bëjë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Peshkopi dhe para pak kohësh prestigjiozja gjermane “Bild”, publikoi disa përgjime ku objekt ishin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Në përgjime doli edhe kryeministri Edi Rama si dhe disa drejtorë të tij.
Por, edhe pse shitblerja e votës, konsiderohet një vepër e rëndë penale, është gjetur rruga për ta shkatërruar dosjen, duke e hequr nga Krimet e Rënda.
Në lojë është futur edhe prokurori i çështje Klodjan Braho, i cili kaloi Vettingun dhe për më tepër është përzgjedhur edhe për në SPAK.
Pasi skandali u publikua në media, Prokuroria e Përgjithshme, njoftoi me anë të zëdhënës në grupin e gazetarëve në WhatsApp, se kishte për të dhënë informacione në lidhje me dosjen 184.
Me anë të një letrë paçavure, sikur është shkruar në rrugë dhe jo në institucionin e Prokurorisë, janë dhënë disa detaje për mediat.
Letra dërguar mediave, nuk ka emër të Prokurorit të Përgjithshëm, nuk ka asnjë lloj firme, çfarë të bën të dyshosh se është shkruar me shpejtësi nga politika, ndoshta dhe pa dijeninë e Arta Markut, pasi dihet se ajo tashmë se figuron vetëm fizikisht si Prokurore e Përgjithshme, pasi vendimet merren nga ata që e dërguan në atë zyrë.
Thënë më qartë, nuk duket si një letër zyrtare e dalë nga institucion shtetëror. Kush e ka shkruar këtë letër, pse ishte fshehur skandali me transferimin e dosjes 184 deri më tani?
Arta Marku ka shumë mundësi të mos ketë dijeni për këtë paçavure, por është pamundur të mos ketë dijeni për skandalin e gatuar me dosjen 184.
Me një skandal të tillë mbi supe, ajo nuk mund të zgjidhet më Prokurore e Përgjithshme, pavarësisht se po i shërben në maksimum politikës në pushtet.
Por, me skandal të tillë nuk mund të lejohet as prokurori Klodjan Braho që të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.
Është detyrë e Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e KPK dhe të kërkojë shkarkimin e tij.
Me 26 Korrik, KPK e ka konfirmuar në detyrë Brahon dhe duke qenë se Gushti ka qenë pushim, por mbi të gjitha ende nuk është zbardhur vendimi i KPK, Komisioneri Publik i ka mundësitë ligjore për ta ankimuar në Shtator.
Arta Marku duket se e di që po i vjen fundi në krye të organit të akuzës dhe dyshohet se po shpejton të mbarojë pazaret që ka në duar.
Ndërsa Donika Prela, duke e ditur se s’ka çfarë të humbasë më, por zbaton urdhrat e mikeshës së saj. Më poshtë po sjellim letrën e Prokurorisë dërguar mediave./ CNA.al

Policia e Tiranës ka zbardhur sot detajet e ngjarjes së rënd...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 26-vjeçari...
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, të ndodhur mbrëmjen e ...
Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjat...
Një aksident automobilistik ka ndodheur pak më parë në aksin...
Transferimi i dosjes 184 nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e...
Një shtetas shqiptar 28 vjeçar është venë në prangat e karab...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në orët e paradites në...
Një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshat...
Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth ...
Katër nga gjashtë atë arrestuarit për dhënien e kredive fikt...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “...
Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me lajmin e p...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave k...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës....
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Një e moshuar është gjetur e vdekur pasditen e sotme në Elba...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...