Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të debateve, pas vendimit për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Opozita e cila e ka kthyer çështjen e manipulimit sipas saj të zgjedhjeve nga shumica socialiste, në kalin e saj të betejës, reagoi me tone të larta duke e cilësuar vendimin e Prokurorisë një përpjekje për ?t?a varrosur? hetimin.
Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur ?moskompetencën? për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është rregjistruar ky procedimi atë të ?Grup i strukturuar kriminal?, në ?Bashkëpunim të thjeshtë?.
Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Zonja Marku ka dhënë të enjten një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar. Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se ?prokurori duhet t?i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik?. Por sipas kryeprokurores ?nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t?i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo?. Por zonja Marku saktëson se ajo vetë ?nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes?.
Një tjetër arsye e refuzimit nga ana e Prokurorisë së Dibrës ka të bëjë me faktin se prokurorët e saj ?janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnëçështjen në fjalë?, për shkak të lidhjeve farefisnore apo njohjeve me personat e dyshuar. Sipas kryeprokurores ?nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë?.
Zonja Marku nuk e ka vlerësuar gjithashtu të drejtë pretendimin e Prokurorisë së Dibrës për ?mungesë stafi të mjaftueshë për të përballuar këtëçështje?. Sipas saj ?ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore?.
Shpjegimi i kryeprokurores jep ndërkohë disa detjae të reja. Së pari faktin që pas tre vitesh janë zbardhur me fund të gjithë përgjimet e bëra. Dhe së dyti se ?disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të ?Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve?, si dhe ?Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?, të kryera në bashkëpunim. Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të ?Shpërdorimit te detyrës?, ?Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve?, si dhe ?Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?, të kryera në bashkëpunim?
Dosja e zgjedhjeve të Dibrës, tërhoqi vëmendjen pas publikimit të një pjese të përgjimeve të Prokurorisë fillimisht nga Zëri i Amerikës dhe Birn, e më pas, fragmente shumë më të zgjeruara të bisedave, dhe audio, nga gazeta gjermane Bild, të cilat ngritën dyshime për implikim të drejtuesë të institucioneve lokale dhe strukturave partiake socialiste, deri dhe të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.
Opozita reagoi me forcë ndaj vendimit për zhvendosjen e hetimeve nga Krimet e Rënda. Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi direkt të enjten kryeprokuroren Marku dhe drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela se po I shërbejnë kryeministrit Edi Rama. ?Me veprimet që kanë ndërmarrë, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s?kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre?, u shpreh zoti Basha. Edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të enjten se sipas tij bëhet fjalë për një veprim ?të qëllimshëm që synon bllokimin e dosjes hetimore?./ VOA
Një aksident automobilistik ka ndodheur pak më parë në aksin...
Transferimi i dosjes 184 nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e...
Një shtetas shqiptar 28 vjeçar është venë në prangat e karab...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në orët e paradites në...
Një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshat...
Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth ...
Katër nga gjashtë atë arrestuarit për dhënien e kredive fikt...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “...
Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me lajmin e p...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave k...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës....
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Një e moshuar është gjetur e vdekur pasditen e sotme në Elba...
Kuksi është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme, pas a...
Një 27 vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi me dhunë puno...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur sot me 6.1 milion...
Katër persona janë arrestuar në Vlorë pasi kultivonin kanabi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...