web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kur mbështesja Ramën dhe Soros”/ Altin Goxhaj sjell videon e 20 viteve më parë

16 Gusht 2019, 08:17, Politikë CNA

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i është përgjigjur kritikëve që e kanë cilësuar si një ish-mbështetës të kryeministrit Edi Rama dhe se ka qënë pjesë e strukturave të PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ka publikuar një video të 20 viteve më parë, ku Edi Rama e preznatonte në Këshillin Bashkiak të Tiranës, jo si socialist, por si i pavarur, pa parti, si përfaqësues i organizatave jo-qeveritare!

?Ishte koha kur unë mbështesja Ramën dhe kisha mbështetje edhe nga Fondacioni Soros:D
Në fakt kjo video është edhe replikë miqësore me Rudi Erebara të cilit i kishin thënë disa orë më parë se paskam qenë socialist madje edhe në strukturat drejtuese të PS. Sepse sipas mbrojtësve të Teatrit, nuk ka rëndësi nëse jo pro apo kundër Teatrit, rëndësi ka të mos shash Lulin.
Kjo video e konfirmon nëse kam qenë apo jo socialist?-shkruan ndër të tjera Altin Goxhaj.

Postimi i plotë:

VIDEO EKSKLUZIVE: 20 VJET MË PARË!
Kur Edi Rama më prezantonte në Këshillin Bashkiak Tiranë jo si socialist, por si i pavarur, pa parti, si përfaqësues i organizatave jo-qeveritare!

Në fakt tani m’a sollën këtë video të para 20 viteve që kisha kohë që e kërkoja  ? Ishte koha kur unë mbështesja Ramën dhe kisha mbështetje edhe nga Fondacioni Soros  ?
Në fakt kjo video është edhe replikë miqësore me Rudi Erebara të cilit i kishin thënë disa orë më parë se paskam qenë socialist madje edhe në strukturat drejtuese të PS  ? (Sepse sipas mbrojtësve të Teatrit, nuk ka rëndësi nëse jo pro apo kundër Teatrit, rëndësi ka të mos shash Lulin  ? )
Kjo video e konfirmon nëse kam qenë apo jo socialist  ? Vetë Edi Rama më prezanton si i pavarur, pa parti dhe si përfaqësues i organizatave joqeveritare rinore në Këshillin Bashkiak  ?

Dua të theksoj veç 2 gjëra:

E PARA:
Që unë kam qenë në Këshillin Bashkiak dhe i kam bërë 2 fushata Ramës në 2000 dhe 2003, dhe madje kam qenë në një bord të Soros, këto të gjithë i dinë të gjithë ekskluzivisht prej meje sepse unë i kam postu me tekste dhe foto gjthm publikisht në 20 vjet sepse jo vetëm që nuk kam frikë dhe as fshihem nga e shkuara ime por përkundrazi besoj se ajo ka përcaktuar atë që jam sot dhe kjo është një ndër pikat më të forta në luftën time kundër Soros dhe produkteve të saj: Rilindja e Soros dhe Kolona e Pestë e Soros në PD  ?
Kur vendosa të largohem si nga Soros dhe nga Rama këtë nuk e bëra as se mu prish qejfi dhe as se kisha ndonjë gjë personale! Përkundrazi kam pas oferta dhe kërkesa për marëveshje gjthm e gjthm!
Por unë ky që jam sot kam qenë dhe atëhere: nëse nuk jam dakort me atë që shoh reagoj njësoj, si atëhere dhe tani! Siç reagova në 2003 dhe 2004 si me Soros dhe me Ramën për rolin e tyre për shoqërinë civile (aq konstatova në atë kohë dhe për aq reagova)! Siç dhe kam reaguar në 2014 dhe 2017 me Lulzim Bashën për pazaret e tij me Soros në dëm të Shqipërisë! Në këtë linjë askush nuk mund të vejë në dyshim konseguencën time që gjthm ka qenë publike dhe e hapur! Krejt ndryshe nga realiteti politik i pazareve dhe marëveshjeve oportuniste të përhershme dhe gjithmonshme në klikën politike të Tiranës! Investimi më i madh i jetës sime është pasuria e pavarësisë dhe lirisë! Pasuri të paçmueshme që kushtojnë shtrenjtë por t’a zbardhin faqen gjthm (nuk jam bërë pis kurrë me kërkënd, as para, as favore dhe asnjë paligjshmëri ndaj dhe s’më akuzojnë dot apo të më mbajnë peng me asgjë).

E DYTA:
Sa mirë do ishte sikur edhe Lul Basha me Kolonën e Pestë të Soros në PD, të mos heshtnin kur i pyesin për lidhjet e tyre me Soros dhe desantimin e tyre në PD në 2005 nëpërmjet KOP dhe PDR sipas Marëveshjes së Berishës me Sorosin në atë kohë! Por për këtë nuk duhet të heshtë as Berisha! Sps kusuret e asaj marëveshje po i paguan jo vetëm PD e mbetur pa tretur por gjithë Shqipëria!!! Kujtoj se e Shkuara nuk blehet dot kurrë dhe sa herë i fshihen aq herë e shtojnë zullumin derisa nuk të beson më kurrkush!

Teksti i plotë:
Edi Rama:
Dhe këtu tani, një tjetër ekstrem, të listës sonë demokratike dhe pluraliste për të qeverisur më mirë Tiranën sepse ne jemi këtu të gjithë të ndryshëm dhe të gjithë të barabartë, dhe ky është një sociolog i ri, Kryetar i Këshillit Rinor Shqiptar, një organizatë ombrellë e shumë organizatave rinore joqeveritare, pa parti,
Altin Goxhaj!

Altin Goxhaj:
Unë nuk jam as socialist as demokrat por e dua Tiranën si shumë nga ju por unë këtu jam me Edi Ramën sepse Edi ka një zakon të vjetër ka nja 10 vjet që e ka, është i pari gjthmonë kur vjen fjala për rininë. Dhe unë besoj që alternativa me e mirë është ajo që respekton rininë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga