web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hoqi bllokimin e resortit të njohur në Dhërmi/ Erjon Braçe kërcënon gjyqtarin e Vlorës

14 Gusht 2019, 12:55, Politikë CNA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar gjyqtarin e Vlorës Skënder Haluçi, i cili ka zbllokuar një resort të njogur në Dhërmi.

Resorti në fjalë ishte bllokuar nga tatimet para disa ditësh dhe dje është liruar me vendim Gjykate.

“Një gjykatës, tek pullë, një i tillë, në një gjyq pa lajmëruar e pa qenë palët, madje në ?dhomë këshillimi?, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi. Gjykatësi as i kishte lajmëruar Tatimet. Gjykatësi ka ?gjykuar? në Gjykatën e Faktit Vlorë, edhe pse kjo gjykatë nuk ka kompetencë mbi çështjen. Çështja e ?Havana? në Dhërmi i është lënë e Gjykatës Administrative. Më tej, një përmbarues ka hequr shiritat e bllokimit te Havana edhe pse nuk ka vënë në dijeni Tatimet deri në fund të orarit të tyre zyrtar”, njofton Braçe në rrjetet sociale.

Braçe ka shkuar më tej duke e kërcënuar gjyqtarin me Vetting.

Postimi i plotë:

Gjykata private e evazionit fiskal, Havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne ?dhome keshillimi?, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi. Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.

Gjykatesi ka ?gjykuar? ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e ?Havana? në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative.

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek ?Havana?.

Kete here edhe ne gjykaten private!Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika. #DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut! Nderkohe, nuk mbaron ketu!/CNA.al





Lajmet e fundit nga