web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti/ PD i kërkon Prokurorisë informacion për Valdrin Pjetrin

14 Gusht 2019, 16:58, Politikë CNA

Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë dokumentet që ajo publikoi një ditë më parë për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali.

Në  letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i kërkohet Prokurorisë që ta mbajë të informuar mbi procedurat e verifikimit që ka nisur për Pjetrin dhe rezultatet e deri tanishme të këtij verifikimi.

?Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale ?shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope?, të kryer në bashkëpunim. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.?-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga