Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar që t’u mbyllet goja mediave, duke ndryshuar kështu politikën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Marku e cila u zgjodh në sajë të dashurisë së Rilindjes mes tymit dhe flakadanëve ka nxjerrë një udhëzim absurd dhe skandaloz, që ndalon dhënien e informacioneve mediave.
Udhëzimi në fjalë i firmosur nga Marku dhe që mban datën 30.07 2019, përveç se izolon mediat, çon edhe në izolimin e prokurorëve.
Me anë të njëjtit udhëzim, Marku kërcënon prokurorët nëse guxojnë t’u japin informacion mediave.
Ndër të tjera udhëzimi detyron që prokuroritë e rrethevë, të çojnë, të dërgojnë tek Marku, informacionet që ata kanë.
Prokurorët që nuk e zbatojnë këtë udhëzim do të ndëshkohen.
Mirëpo me bazuar në Ligjin e ri për Prokurorinë e Përgjithshme një gjë e tillë është ndaluar.
Kujtojmë se edhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili sot është nën hetime, pati nxjerrë një udhëzim të tillë.
Ndoshta edhe marku do të ketë fatin e Llallës në të ardhmen për të gjitha skandalet që ka prodhuar në krye të organit të akuzës.
Me patupërsinë më të madhe duke shkelur hapur ligjin, duke i shërbyer hapur politikës, Marku, gjen guximin të futet në garë për Prokurorin e Përgjithshëm. Duke ulur në këtë mënyrë edhe nivelin e garës.
Mbi të gjitha Marku duhet të dijë një gjë, se nuk i mbulon dot skandalet që prodhon ajo dhe klani i saj në Prokurori. Dhe nuk mund t’ua mbyllë gojën mediave më udhëzime skandaloze dhe antilogjore.
Udhëzimi skandaloz
Me anë të këtij udhëzimi, sipas Markut, prokurori i çështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median.
? Në rastet kur prokurori ka marrë njoftim se media disponon akte që përbëjnë sekret hetimor ose akte që ndalohet publikimi i tyre, për të cilat prokurori ka disponuar me vendim detyrimin e ruajtjes së sekretit dhe/ose ndalimin e publikimit të përmbajtjes së tyre, menjëherë një kopje të këtij vendimi ia dërgon medias përkatëse për zbatim, me qëllim për të ndaluar publikimin e akteve dhe të përmbajtjes së tyre?, thuhet në nenin 9 të udhëzimit.
Me nenin 10 të udhëzimit Marku po tenton të heshtë mediat dhe t’ju mbyll gojën atyre.
?Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.
Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake;
Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë;
Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale?, saktësohet në nenin 10 të udhëzimit.
Gjithashtu Marku ka vendosur të ndalojë publikimin e regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale./CNA.al
Gjatë kontrollin në kuadër të operacionit anti-informalitet,...
Dy shqiptarë dhe një nigerian kanë rënë në prangat e policis...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi këtë të premte int...
Një i dënuar me 15 vite burg është arrestuar sot në flagranc...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Përrenjas, ...
Policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Denas”. Pasi a...
Një ngjarje e rënde ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një i ri, ka...
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar, ndërsa makinat kanë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sulmin ndaj një a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ditën e sotme, ku ...
Ka tentuar t’i japë para policit të qarkullimit, por ka përf...
Kriminaliteti shqiptar kryeson listën e personave të kërkuar...
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke...
Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një...
Një 60-vjeçar i shpallur i zhdukur rreth 4 ditë më parë në P...
Zjarri i rënë pasditen e sotme në Vreshtas të Fierit, duket ...
Një makinë tip “Ford” është përfshirë nga flakët në lëvizje ...
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Vreshta...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një pers...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...