Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në vijim të opracionit ‘Plazh i lirë”, që po zhvillohet në kulmin e sezonit turistik, në bregdetin e Durrësit janë liruar 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.
Një aksion i tillë nuk ka ndodhur vitet e kaluara dhe situata nuk është përkëqësuar sot.
Shkatërrimi i bregdetit të Durrësit dhe Vlorës, zaptimi i plazhit ka ndodhur nën hundën e shtetit dhe askush nuk ka reaguar edhe kur qytetarët, kanë tentuar të kërkojnë një të drejtë që iu përket.
Por, siç duket vetëm tani janë “zgjuar” autoritetet përkatëse, ndërkohë që bregdeti është shkatërruar, pasi ndërtimet arrijnë deri në breg.
Plazhi i Durrësit është i masakruar dhe nuk dihet nëse ky aksion i Policisë është thjesht për show, apo do të zbatohen realisht masat e ndërmarra.
Gjithsesi, lajmi i mirë është se tashmë qytetarët, kryesisht ata që nuk kanë mudnësi financiare të mos privatin për të bërë plazh.
Njoftimi i policisë:
Durrës-Vlorë
Vijon operacioni “Plazh i lirë”
Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
Në Durrës, lirohen rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.
Procedohen 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”, ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës për monitorimin, kontrollin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
– Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z.,
Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.
Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin./CNA.al
Ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani...
Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë Shqip...
Këto janë titujt e faqeve të para të shtypi të ditës së sotm...
Pavarësisht nëse dëshironi të zhvilloni një partneritet bizn...
Që prej datës 1 gusht 2019, Klan dhe Klan Plus nuk janë më p...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar rreth problematikave me tra...
Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni, SHBA, zjarre në pyje, s...
Policia prej disa ditësh po vijon aksionin për lirimin breg...
Sipas MeteoAlb, deri në pasdite do të mbetemi në ndikimin e ...
Këto janë titujt e faqeve të parë të shtypit të ditës, e mar...
Dashi Detyrimet tuaja familjare do të jenë në fokusin tuaj k...
Që prej disa ditësh, pa asnjë lloj paralajmërimi, televizion...
Profesori Artan Fuga, i ka bërë thirrje AMA, që të marrë mas...
Shqipëria mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet...
Nëse përqendroheni në ato që po bëjnë njerëzit e tjerë, si d...
Këto janë titujt e faqeve të para të shtypit, për ditën e so...
OSHEE ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka nxjerrë një njoftim të rëndësis...
Bregdeti në Shqipëri, pothuajse në çdo qytet, është betonizu...
Këto janë titujt e faqeve të para, të shtypit për ditën e so...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...