Blushi i vuri flakën Digitalbit
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një shkrimi është s...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar një ditë pas mbledhjes së dështuar të KQZ-së ku do të diskutohej kërkesa e partive opozitare për datën 13 tetor si mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve.
Përmes një deklarate për shtyp, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së u shpreh se ditën e djeshme partitë opozitare i kërkuan zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 tetorin. Vasili, po ashtu, ritheksoi edhe njëherë vendosmërinë e opozitës për t?mos bërë hapa pas në realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
?Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit. Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste. Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme. Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin. Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor?, tha Vasili.
Sipas Vasilit pa zgjedhje të lira vendi do të vijoi të jetë i kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe nuk do të mund të kemi reformë në drejtësi.
?Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe i kanë ngarkuar 85% e shqiptarëve dhe do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme?, shprehet Vasili, ndërsa duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse për mjerimin e vendit, thekson se Edi Rama nuk mund të mbajë peng fatin e 3 milion shqiptarëve.
DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë!
Sot KQZ përmbylli aktin e saj të puçit kushtetues duke nxjerre veten përfundimisht jashtë ligjit.
Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin që është data e ligjshme e zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti. Dje organizata socialiste ne KQZ u fsheh dhe bojkotoi detyrimet kushtetuese dhe ligjore duke u thelluar në këtë mënyrë një paligjshmëri shumë të rëndë penale dhe shkatërroi zgjedhjet dhe mori përgjegjësinë të shkatërronte zgjedhjet e 13 Tetorit, tu hiqte mundësinë partive të opozitës dhe mazhorancës që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Pra mori përsipër fajin shumë të rëndë dhe të pa shlyeshëm penal dhe kushtetues për shkatërrimit të zgjedhjeve të 13 tetorit.
Opozita është e pa lëkundur në bindje dhe në vullnetin e saj se kriza shumë e rëndë politikë, sociale dhe ekonomike ka vetëm e vetëm një zgjidhje dhe kjo është zgjedhje të menjëhershme në datën kushtetuese të dekretuar ku duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe me standarte të larta.
Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor.
Nuk do të ketë integrim europian, por izolim dhe largim nga europa duke u kthyer në kohët e errëta para viteve 90?.
Nuk do të ketë kurrë reformë në drejtësi, por do të keni vetëm një paçavure si kjo që kemi sot, kur kandidatë të ligjshëm dhe të paligjshëm hynë dhe dalin si në han pa porta vetëm e vetëm me urdhër të rilindjes në pushtet.
Nuk do të ketë kurrë mbrojtje të pronës publike dhe private nga grabitqarë e shtetit, siç është Teatri Kombëtar dhe pronat private të qytetarëve, të hipotekuara që merren si në kohën e komunizmit, dhe komunizmi ka qenë më i kujdesshëm në shpronësimin e qytetarëve.
Nuk do të ketë kurrë çlirim nga krimi.
Nuk do të dënohet kurrë korrupsioni.
Nuk do të ketë kurrë hetim të dosjes 339, e cila hetohet më parë dhe merren vendime në SHBA sesa nga Prokuroria shqiptare e Arta Markut, e cila nuk ka kohë as të hetojë, as ta zbardhë dosjen, dhe nuk do të ketë as për dosjen 184 ku të gjithë hajdutët e përzier me kriminelë të rilindjes kanë rrëmbyer e plaçkitur votën duke ndërtuar këtë monstër, e cila po qeveris Shqipërinë.
Pa zgjedhje të lira:
Do të ketë shtet të kapur kokë e këmbë
Do të ketë festë për oligarkët dhe mënxyrë për të varfërit.
Do të ketë festë për krimin e të gjitha formave
Do të vazhdoje rrëmbimi masiv i pronës publike dhe private
Do të ketë drejtësi në shërbim të pushtetit dhe oligarkëve dhe padrejtësi të thellë për njerëzit e thjeshtë, në favor të Edi Ramës, ministrave të tij dhe drejtorëve dhe të oligarkëve të tyre.
Do të ketë grabitje të pandëshkuar
Do të ketë qindra milion euro që do të paguhen për zullumet e qeverisë në vend që ti paguajnë për të mira materiale, por do i paguajnë borxhe qindra milionëshe siç rasti i Bechetti apo 100 milion $ i administratës publike apo dhjetra gjyqe të humbura në vend se të investoheshin në shkolla, spitale apo vende të tjera.
Ndaj opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit dhe ajo do të bëjë këtë në emër të shqiptarëve dhe të integrimit europian, integrimi që e pret përgjigjen sot pasi nesër do të ishte shumë vonë. Kjo është e vetmja mundësi për ti dhënë përgjigje që mund t?i europës japim para datës jetike, kritike, kyçe, 18 Tetorit ku vendimi është ose të ecim para drejt Europës, ose të kthehemi mbrapa e të rikthehemi në ato kohë të zeza të viteve 90?
Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste.
Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme sepse çdo sakrificë e saj do të ishte shumë e vogël në raport me zgjidhjen që pret sot vendi, i cili është i zhytur në mjerim dhe në paligjshmëri.
Ndaj nuk ka kohë për të humbur për të t?i dhënë zgjidhje situatës pavarësisht se ne e dimë i vetmi njeri kundër zgjedhjeve të lira dhe integrimit europian në vend është Edi Rama, por ne duhet patjetër ta arrijmë këtë me çdo sakrificë sepse është një sakrificë dhe një çmim që do ta paguajmë në emër 3 milion shqiptarëve, të cilët nuk mund të vënë fatin e tyre peng për një njëri siç është Edi Rama.
Faleminderit!
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një shkrimi është s...
Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia...
Partia Socialiste është përfshirë në një konflikt të brendsh...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Ish kreu i grupi parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është te...
Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi u bënë kohë që është zhdu...
Presidenti Ilir Meta si që trumbetohet se është i shqetësuar...
Partia Demokratike, ende nuk ka dhënë sinjal për regjistrimi...
Dje, dështoj mbledhja e KQZ, në lidhje me kërkesat për regji...
Një nismë mjaft humane është ndërmarrë nga një i ri i cili ë...
Përfshirja në krim, trafik droge dhe korrupsion janë kritere...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuza...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk heq dorë nga ideja për të...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e radh...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Kreu i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar...
Një ditë më parë zëvendëskryeministri Erion Braça njoftoi se...
Stine Klapper, drejtuesja e re e Zyrës në Tiranë të fondacio...
Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar lidhur me një video që ësht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...