Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Partia Socialiste është përfshirë në një konflikt të brendshëm që sa vjen dhe thellohet.
Lufta mes llojit, tregon krizën që ka përfsirë Partinë Socialistë, pavarësisht se në publik, mundohen të manipulojnë situatën.
CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare brenda PS, se ka një lloj pakënaqësie të madhe, gjë që është përshkallëzuar me përplasje midis grupit parlamentar dhe ministrave të Partisë Socialiste.
Përplasja ka shkuar deri në atë pikë, saqë një pjesë e madhe deputetëve nuk përfillen nga ministrat. Megjithëse, grupi parlamentar përpiqet të mbahet dhe të menaxhohet nga Taulant Balla, deputetët kanë ngelur si ushtarë me rrogë në karantinë.
Nga ana tjetër, ministrat kanë një shkëputje të madhe me grupin parlamentar, një shkëputje që shkon deri në injorim.
Sipas burimeve zyrtare të CNA.al, si pasojë një përplasjeje të ashpër që ka nisur, edhe kur shkëmbehen në koridoret e Parlamentit, shumë deputetë dhe ministrat, nuk flasin dhe nuk e përfillin njëri tjetrin.
Situata është e tillë, saqë është kthyer thuajse në një konflikt marrëdhënia mes shumë deputetëve dhe një pjese të kabinetit qeveritar. Përtej kësaj qëndron dhe një pakënaqësi e madhe në strukturat e socialistëve.
Edhe në zgjedhjet e 30 Qershorit, pavarësisht faktit, se janë përllogaritur 770 mijë vota , që sipas PS janë 25 përqind e qytetarëve, çështja është se në këtë shifër numërohet edhe një pjesë e madhe e administratës, të cilët janë detyruar që të shkojnë të votojnë.
Po të llogaritësh këtë pjesëmarrje në votim dhe të heqësh votat e pavlefshme dhe votat e detyruara, del që socialistët nuk është se kanë dalë të gjithë në votime, apo kanë qenë të predispozuar për të votuar Ramën dhe ministrat e tij.
Ç’ka tregon, se pavarësisht çfarë foli Kryeministri në mbledhjen e Asamblesë për deputetë, të cilët shkuan javët e fundit në fushata, PS, është përfshirë në një luftë të brendshme.
“Dua ta them që sot nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, deputetë që marrin njerëzit në krah për t?iu zgjidhur një hall, deputetë që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, dhe nga ana tjetër deputetë që edhe në fushatën e 30 qershorit kane shkuar tek njerëzit vetëm javën e fundit. Nuk mund të ketë më anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, që pavarësisht se mund të jenë të rregullt në mbledhje, nuk shfaqen tek njerëzit?,ka thënë Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-sës me datë 23 Korrik 2019.
Pra, ka pasur dhe ka vërtet një konflikt të brendshëm brenda PS dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht edhe nga Kryeministri.
Ai vetë ka thënë që shumë deputetë nuk kanë shkuar në zonat ku janë zgjedhur, ç’ka do të thotë se ka një problem të madh, pse deputetët nuk kanë shkuar në fushatë, apo në disa raste kanë bërë sikur kanë bërë fushatë, duke braktisur Ramën dhe ministrat e tij.
Pra, PS, është në krizë të thellë, gjë e konfirmuar edhe nga Kryeministri, por përtej kësaj pritet reagimi dhe lëvizjet e Ramës.
Tashmë pritet të shihen se cilat do jenë lëvizjet e kryeministrit Rama , në lidhje me kabinetin, qeverisjen e vendit dhe reagimin që do të ketë ndaj grupit parlamentar të PS, ku shumë shpejt pritet që të ketë edhe një rebelim./CNA.al
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Ish kreu i grupi parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është te...
Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi u bënë kohë që është zhdu...
Presidenti Ilir Meta si që trumbetohet se është i shqetësuar...
Partia Demokratike, ende nuk ka dhënë sinjal për regjistrimi...
Dje, dështoj mbledhja e KQZ, në lidhje me kërkesat për regji...
Një nismë mjaft humane është ndërmarrë nga një i ri i cili ë...
Përfshirja në krim, trafik droge dhe korrupsion janë kritere...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuza...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk heq dorë nga ideja për të...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e radh...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Kreu i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar...
Një ditë më parë zëvendëskryeministri Erion Braça njoftoi se...
Stine Klapper, drejtuesja e re e Zyrës në Tiranë të fondacio...
Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar lidhur me një video që ësht...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë në një ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se gjobat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...