Dhunoi një grua dhe u lirua/ Gazetarja denoncon skandalin për nipin e deputetit socialist
Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar lidhur me një video që ësht...
Stine Klapper, drejtuesja e re e Zyrës në Tiranë të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, ( FES) është e kënaqur që gjen rininë në qendër të aktivitetit të FES në Shqipëri.
? FES është shumë i lumtur të mbështesë aktivizmin e rinisë shqiptare dhe sidomos angazhimin e saj në vendim-marrjen politike. Ndryshimi thelbësor, në një vend si Shqipëria me përvojë të pakët demokratike, mund të ndodhë vetëm me angazhimin politik të brezit të ri dhe ngulitjen tek ai të vlerave demokratike europiane. Përderisa shumica e popullsisë në Shqipëri është nën moshën 30 vje?, për FES ka shumë vlerë, që të aftësojë / inkurajojë rininë të jetë pjesë e proceseve politike, që zëri i saj të dëgjohet në diskursin politik dhe vendim-marrjen politike. Kjo është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, rinia është faktor i fuqishëm për ndryshim dhe përshpejtim të proceseve politike demokratike” thotë Stine Klapper për DW.
A ka interes rinia e sotme për t’u angazhuar politikisht?
Në studimin ” Rinia Shqiptare 2018/2019?, të publikuar kohët e fundit, pjesë e botimeve të FES, ? Studime për rininë në Europën Jug-Lindore 2018/ 2019″ , ( të kryera njëherazi në Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni) konstatohet se 86 % të rinjve dhe të rejave shqiptare të intervistuara nuk kanë nënshkruar kurrë një peticion me kërkesa politike, 83 % e tyre nuk kanë marrë pjesë në asnjë protestë, edhe pse pranojnë që protestat janë një formë e reagimit qytetar në një shoqëri demokratike, 87 % nuk kanë punuar për ndonjë parti politike apo grup politik dhe 90 % nuk kanë marrë pjesë në aktivitete politike on-line përmes rrjeteve sociale. Por ata marrin pjesë aktive në zgjedhjet e reja elektorale dhe kanë zgjedhur procesin e votimit, si shprehje e interesit të tyre për politikën.
? Rinisë duhet t?i krijohen hapësirat e duhura për të qenë e angazhuar, aktive në proceset politike. Kur kjo nuk ndodh, kur rinia sheh që zëri i saj nuk dëgjohet ajo shtyhet të largohet nga Shqipëria,” thotë për DW Stine Klapper.
Arsim i lartë në kontradiktë me tregun e punës
Hapësira e mangët për t’u angazhuar në proceset politike e kombinuar me vështirësitë për t’u punësuar pas mbarimit të studimeve të larta, po vazhdon të ushqejë emigrimin e rinisë dhe largimin e trurit nga Shqipëria. Në studimin e sipër përmendur të FES, 54 % e të rinjve dhe të rejave të intervistuara pohojnë që e kanë të vështirë të gjejnë punë pas përfundimit të universitetit; 63 përqind mendojnë që sistemi i kualifikimit pas universitar është në kontradiktë me nevojat dhe ofertat e tregut aktual të punës. Sipas studimit, punësimi dhe mirëqënia ekonomike janë për rininë shqiptare elementët thelbësorë të zhvillimit dhe perspektivës së jetës në Shqipëri.
Stine Klapper, drejtore e fondacionit Friedrich Ebert në Tiranë
Kongresi Kombëtar Rinor 2019 – rivitalizim i potencialit rinor
Por në peisazhin e apatisë politike dhe dëshirës për t’u larguar nga Shqipëria ka nisur të shfaqet edhe një opsion tjetër: përpjekja e rinisë për të vënë energjinë dhe potencialin e saj në shërbim të vehtes dhe vendit pa iu drejtuar emigrimit.
Kongresi Rinor Kombëtar, (KRK) një organizatë rinore ombrellë e shoqërisë civile, ku bëjnë pjesë rreth 120 shoqata, grupe jo formale, qëndra, forume rinore nga gjithë Shqipëria, në edicionin e tij të 6-të të takimit të Asamblesë së Përgjithshmë, të zhvilluar me mbështetjen e FES,muajin që sapo kaloi, tregoi se gjërat janë gati të ndryshojnë.
Dafina Peci, Drejtore Ekzekutive e KRK dhe një nga të rejat e mirënjohura në Shqipëri dhe rajon për aktivizmin e saj, thotë për DW: ” Mbi 120 organizata rinore morën pjesë sivjet në KRK,diskutuan dhe ideuan platforma të përbashkëta angazhimi. Pjesëmarrja e mbi 600 të rinjve dhe të rejave është tregues domethënës i rritjes së vetëdijes së rinisë për potencialin e saj për t’u angazhuar, marrë përgjegjësi dhe sjellë ndryshim? thotë për DW, Dafina Peci.
Kjo vetëdije ka sjellë kohët e fundit edhe angazhime për një legjislacion që mbron interesat e rinisë. Në një letër të hapur, drejtuar kryemnistrit Rama, KRK, kërkon që të hiqet nga projektligji për rininë një nen që parashikon krijimin e një strukture kombëtare për rininë nën vartësinë e qeverisë. ” Ky nen shkel parimin demokratik të organizimit të lirë dhe e vendos rininë nën zotërimin e qeverisë?, kundështon KRK.
Interesi për angazhim u shfaq edhe në rekomandimet e KRK për rivitalizimin e potencialit rinor brenda Shqipërisë dhe frenimin e emigracionit. “Rekomanduam skemat e punësimit dhe emigracionin qarkullues, që nxit mobilitetin e rinisë dhe ngritjen e kapaciteteve jashtë vendit, por duke e rikthyer potencialin sërish në Shqipëri. Fuqizimi ekonomik i rinisë, garantimi nga shtetit i sigurisë sociale janë parakushte që potenciali rinor të rivitalizohet dhe të bëhet kapital për një shtet më të forte dhe shoqëri me dinjitoze, më europiane? thekson Dafina Peci.
Rezarta Ajazaj, koordinatore projekti në fondacionin FES në Tiranë
Bashkëpunim mes KRK dhe Deutsche Bundesjungendring
Që 120 organizata rinore të kërkojnë njëzëri që të hiqet nga projektligji për rininë neni që i vë ato nën zotërimin e shtetit, është dashur një rrugëtim i gjatë aftësimi dhe ngritje kapaciteteshe, ku FES ka pjesën e luanit.
Koordinatorja e projekteve për rininë në FES, Rezarta Ajazaj, thotë për DW se tanimë ?frenat e KRK i kanë marrë në dorë organizatat rinore, anëtare të KRK”.
“KRK është bërë një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm për institucionet lokale në projekte të përbashketa me bashkitë, ambasadat e BE, projekte rajonale dhe ndërkombëtare. KRK bashkëpunon me organizatat simotra në Ballknain Perëndimor si edhe me Fondacionet gjermane ? Konrad Adenauer” dhe ?Hans Seidel ? të pranishme në Shqipëri. Në rritjen e kapaciteteve të tij ka kontribuar sidomos bashkëpunimi me Deutsche Bundesjugendring, ( Shoqata Federale e Rinisë Gjermane) me qendër në Berlin” thotë për DW, Rezarta Ajazaj./DW
Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar lidhur me një video që ësht...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë në një ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se gjobat ...
Çdo histori ka një fillim dhe mbarim. Dhe në politikë shumë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të paligjshëm pas...
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Dmokratike, Arben Ris...
Këshilltari i Presidentit, Bahri Shaqiri ka sqaruar se përse...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditët e fundit Opozita e ka humbur qetësinë, megjithëse në s...
Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, ka shenjëstruar...
Aleatët e PD, i dërguan dje një kërkesë zyrtare Komisioni Qe...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama,...
Presidenti Ilir Meta po ndjek hapat e kryeministrit Edi Rama...
“Të erdhi fundi”. Në këtë mënyrë i drejtohet qytetarët, Pres...
Lulzim Basha, mban rekord për dështime.Kështu mendojnë demok...
Ish kryebashkiakja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ...
“Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal.”, Kë...
Asnjë tolerim për bizneset, të cilat nuk lëshojnë kupon tati...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...