Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Durrësit për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe për mandatin e kryebashkiakes së re Valbona Sako.
Vasili tha se vendimet e kësaj Gjykate janë skandaloze, ndërsa shtoi se LSI është gati të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit pasi, sipas tij, ky është hapi i parë për zgjidhjen e krizës.
Qëndrimi i LSI ndryshon nga vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa larguar kryeministrin Edi Rama. Fakti që LSI është e gatshme të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit tregon koalicioni i opozitës joparlamentare është i përçarë në vendimet e tij.
Deklarata e plotë e Vasilit
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi në këtë komunikim së bashku për të ndarë disa shqetësime madhore që kanë tronditur vendin, por kanë treguar qartë se në ç?rrugë pa krye dhe sesi është shembur shteti ligjor, shteti i së drejtës, ai për të cilin Shqipëria ka pasur dhe ka kaq shumë nevojë, dhe pa të cilin nuk mund të ekzistojë.
Dy vendimet e Gjykatës së Durrësit për votimet moniste të Bashkisë së Durrësit ishin prova më e qartë dhe më e mjaftueshme për të kuptuar e për të vulosur që shteti ligjor në Shqipëri ka rënë. Edhe qytetari më i fundit shqiptar, por dhe qytetari më i fundit në glob di shumë mirë që çdo vendim i një gjykate mund të ankohet në një gjykatë më të lartë.
Vetëm në Shqipëri, në kohërat e reformës në drejtësi, pra që do të ishin kohërat e zbatimeve më rigoroze të ligjit, u verifikuan pikërisht faktet skandaloze, tronditëse që nuk kanë ndodhur as në ditët më të rënda të drejtësisë shqiptare. Kapja e drejtësisë nga rilindja imponon gjykatat që ato të bëhen si ambiente han pa porta, ky hynë dhe dalin interesat e rilindjes, e cila duke i kapur për fyti mund të marrë 2, 3, 10 vendime në një ditë. Pra përfundimisht gjykatat kanë rënë, drejtësia ka rënë dhe në vend të drejtësisë së re të reformës kemi një anti-drejtësi, faktet e të cilave flasin vetë.
Sigurisht, ne jemi të keqardhur, por dhe të shqetësuar për heshtjen shumë të rëndë të ndërkombëtarëve që kanë duartrokitur reformën në drejtësi përpara fakteve të tilla shumë të rënda, skandaloze, të cilat nuk verifikohen as në zonat më të prapambetura të globit. Në çdo cep të globit ku ka gjykata ka vetëm një parim që vendimi i një gjykate apelohet në një gjykatë më të lartë. Në gjykatat e rilindjes të Shqipërisë, për të njëjtën çështje, mund të jepen 10 vendime nga i njëjti nivel gjykate.
Përfundimisht, kjo situatë e ka shndërruar drejtësinë shqiptare në këtë derexhe ku gjykatat janë shndërruar thjesht dhe vetëm në landfillin e votimeve moniste, ku Edi Rama riciklon pisllëqet elektorale dhe politike të tij dhe kjo është shumë, shumë e rëndë. Praktikisht Shqipëria është në një krizë me të cilën nuk është ndeshur kurrë më përpara, qoftë për thellësinë e saj, qoftë dhe për sa e rëndë është ajo, në planin juridik të shtetit të së drejtës, në planin politik dhe në planin shoqëror. Pasi ka krijuar të gjitha premisat dhe po përvijohet dhe një rrënim ekonomik i pashembullt nëpërmjet vjedhjes me PPP-të. Sot Shqipëria ka të rrezikuar si asnjëherë më parë, pra të rrezikuar deri në kufijtë e humbjes së shpresës, për sa i takon integrimit Europian dhe sigurisht që kjo krizë e cila po e fundos vendin duhet të marrë fund sa më parë. Momenti më i rëndësishëm politiko kushtetues, momenti i cili është hapi i parë i zgjidhjes së krizës është pikërisht 13 tetori, dita e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Kjo ditë, do duhet të shërbejë si momenti i daljes përfundimtare nga kriza dhe futjes drejt një normaliteti politik për të cilën vendi ka nevojë dhe ndaj kësaj date nuk mund të ketë asnjë shmangie nga askush, nga asnjë parti apo institucion. Çdo shmangie do të ngarkonte këdo me përgjegjësi tepër të rënda për vendin. Pasi vendi në 13 tetor do të merrte zgjidhje, vendi në 13 tetor do t?u jepte një sinjal shumë të fortë europianëve, në mënyrë që 19 tetori të mos ishte dita e mbylljes së perspektivës të integrimit europian dhe për 20 vjet të tjera por do të ishte dita e hapjes së perspektivës.
Pasi të gjithë shqiptarët duhet ta dinë dhe ta kenë shumë të qartë, mbyllja e kësaj rruge, të integrimit Europian, do të thotë izolim dhe mjerim ekonomik. Një vend i izoluar është një vend që zhytet në mjerim ekonomik dhe ku një grusht oligarkësh dhe pushtetarësh do të shndërrohen në miliarderë, siç janë shndërruar, ndërsa mjerimi i njerëzve të cilët nuk do të kenë mundësi as të ushqehen dhe të plotësojnë vaktet e tyre do të jetë një realitet. I bëjë thirrje nga sot, në mënyrë të qartë, publike dhe të fortë KQZ-së, të mos rëndojë në mënyrë të mëtejshme pozitën shumë të rëndë anti-ligjore ku ka hyrë. Të shpallë hapjen e procedurave për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe ku të gjithë partitë të kenë mundësi të përvijojnë regjistrimin e tyre në këto zgjedhje dhe krijimin e të gjitha kushteve për mbajtjen e tyre pasi këtë datë, 13 tetorin nuk e ndal dot kush. Ligjin nuk e ndal dot kush dhe gjithë opozita shqiptare është në këmbë për të kërkuar deri në fund zbatimin e ligjit dhe për të vënë përpara një përgjegjësie shumë të rëndë ligjore, publike, morale, shoqërore, më të gjitha format e saj në mënyrë që shqiptarëve të mos ju hiqet e drejta për të votuar në mënyrë të drejt, të lirë dhe kushtetuese. Prandaj, koha është sot. Çdo sekondë e kaluar është vonë. Çdo sakrificë nuk është asgjë përpara këtyre objektivave madhore siç është vota e lirë dhe integrimi europian. Çdo tavolinë dialogu nuk është asgjë, nuk është asnjë sakrificë por është një detyrim. Pra çdo instrument që na çon tek kjo zgjidhje e shpejtë dhe efikase, është pikërisht ajo që duan dhe ajo që presin shqiptarët. Faleminderit të gjithëve!/CNA.al
Drejtësia është vënë në tutelën e Rilindjes, është bërë palë...
Në një kohë që Ministria e Mbrojtjes raportoi se nga tërmeti...
Qyteti i Korçës është tronditur sërish pasditen e kësaj të m...
Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit duket se Ilir Meta ka hedhur ...
Ish ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panarit...
Popolli rrallë ka memorje…Një Bravo të gjithë atyre që mbroj...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat në...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Toni...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar postimin e aktores Ema An...
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij të takimeve me ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesa...
“Rilindja” vjedh vota edhe kur kanë mbaruar zgjedhjetSot mës...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka dalë rreth mesditës ...
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryetari në...
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me anë në n...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur letrës...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me anë të një shkrimi lidh...
Akademiku Artan Fuga ka folur sot për mediat lidhur me ligji...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...