web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji për Akademinë e Shkencave/ Fuga demaskon Qeverinë

31 Korrik 2019, 09:32, Politikë CNA

Akademiku Artan Fuga ka folur sot për mediat lidhur me ligjin për Akademinë e Shkencave.

Ligji për ASh, i cili është trumbetuar aq shumë nga Qeveria duket se për Fugën është veçse një dështim në aspektin shkencor, pasi sipas tij e kufizon shkenctarin dhe akademikun në punën e tij.

Fuga e ka kritikuar këtë ligj duke e  qujtur të degraduar ndërsa shton se ligji cenon statusin e profesorëve.

?Ligji për akademinë e Shkencave cenon rëndë statusin tonë si profesorë.  Pajtohem me ligjin për Arsimin e Lartë pas degradimit të ligjit për Akademinë e Shkencave. Kultura politike dhe shkencore janë të rëndësishme. Nuk duhet të bëhemi kopje e politikës. Ky ligj për ASh shkel kuadrin ligjor që është aktualisht në fuqi dhe sënon statusin pedagogjik. Ligji na heq të drejtën të ushtrojmë kërkimin shkencor,? ? ka thënë Fuga ndër të tjera./CNA.al





Lajmet e fundit nga