Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Më se një vit më parë, qeveria mori vendimin që të ulte pragun e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim preku direkt rreth 13 mijë biznese, që u futën në skemë, ndërsa rreth 60 mijë të tjera ishin potencial për të hyrë, pasi kufiri vjetor i qarkullimit vjetor që të bënte subjekt TVSH-je ishte aq i ulët sa mjaftonte deklarimi i 5,500 lekëve në ditë për të kaluar në TVSH.
Ky vendim u kundërshtua hapur nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohet për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave. Por, qeveria nguli këmbë se arsyeja nuk ishte të rriste barrën për subjektet e vogla, por që të disiplinonte zinxhirin e tregtisë dhe të nxiste lëshimin e faturave.
Një vit më pas, të dhënat e buxhetit faktit tregojnë se shqetësimi i FMN-s dhe ekspertëve u vërtetua, ndërsa tregu jo vetëm nuk u disiplinuar, por përkundrazi evazioni u rrit. Të ardhurat nga TVSH e brendshme për 6 mujorin e parë të vitit ishin rreth 17 miliardë lekë, me një rënie të ndjeshme prej 12.7% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare. Në raport me planin, të ardhurat nga TVSH e brendshme ishin 20% më pak, ose 3.7 miliardë lekë (30 milionë euro) të munguara në buxhet në raport me parashikimin fillestar.
TVSH-ja ka qenë zëri me rendimentin më të keq në buxhet në 6 muajt e parë të vitit dhe ka qenë një nga arsyet kryesore të mos realizimit të planit me rreth 30 milionë euro për periudhën janar-qershor 2019.
Teksa rreth 60 mijë subjekte të vogla tentojnë të mos hyjnë në TVSH, pasi një gjë e tillë do u rriste kostot, kontabilistët pohojnë se në shumë raste ata nuk pranojnë të marrin fatura, duke rritur informalitetin.
Luan Bregasi, President i Business Albania pohon se ne bizneset përballeni me një problem të madh që ka të bëjë me rezistencën që ndiejnë ne subjektet e vogla për të marrë faturën. ?Biznesi i vogël u fut në sistem që të nxirrte situatën reale për biznesin e madh. Në fakt, ne po hasim probleme që ky biznes i vogël të pranojë faturë për efekt regjistrimi?. Bregasi propozon që biznesi i vogël të futet nga zero jo që të paguajë, por të regjistrojë.
Rënia e të ardhurave nga TVSH-ja ishte dhe një nga arsyet që nxiti financat që të ashpërsonin masat dhe kontrollet anti-informalitet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi së fundmi se pati një intensifikim të aksionit antiinformalitet, pas rezultateve të 6 mujorit të parë. ?Në 6 mujorin e parë kishte mosrealzim të të ardhurave me planin, ndërsa me faktin e një viti më parë ishin në rritje?, tha ajo, duke shtuar se të dhënat e TVSH bruto që janë me rënie nuk korrespondojnë me rritjen e bizneseve dhe të sektorëve.
FMN: Rishikoni sërish pragun
Në një raport të fundit, FMN i ka kushtuar vëmendje uljes së pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë, që filloi të zbatohet nga 1 prilli i vitit të kaluar.
Sipas analizës Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) u përball me një sfidë të madhe në 2018 në menaxhimin e zgjerimit të regjistrit të TVSH-së, pas reduktimit të pragut. Ky reduktim futi rreth 13,000 biznese të vogla në sistemin e TVSH-së për herë të parë në prill 2018. Kjo rriti me gati një të tretën bizneset në TVSH.
Fondi ka theksuar se menaxhimi i këtij grupi të tatimpaguesve në vazhdimësi krijon një barrë të shtuar në DPT, kundrejt një kthimi të ulët, sa i përket rendimentit të të ardhurave. Gjithashtu sjell kosto shtesë për bizneset më të vogla dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim material në reduktimin e hendekut tatimor.
?Masa e fundit për uljen e pragut të regjistrimit të TVSH-së nga 5 lekë 2 milionë duhet të rishqyrtohet? rekomandoi FMN në kuadër të disa rekomandimeve që synojnë të përmirësojnë efektivitetin e tatimit./ Monitor
Që nga sot bizneset e vogla mund të dënohen më shumë se sa f...
Sot ka hyrë në fuqi ligji që detyron të gjitha bizneset, edh...
Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrez...
Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqëniesVitin e kalua...
Bitcoin nuk përbën më lajm, por një valë e re e shitjeve gja...
1) Ekonomitë e mëdha metropolitane përqëndruan dhe përshpejt...
Në rast se biznesi goditet nga politika ekonomike të gabuara...
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek ekonomia, gjatë dëgje...
Leja koncesionare e rafinerisë ARMO e cila është dhënë me nj...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka bërë ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka publi...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një tak...
Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar në muajin maj përqen...
Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushim...
Për herë të parë në historinë e tranzicionit, numri i biznes...
Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me k...
Call Center-at “kambiste” që fshehin pas vetes brokera fanta...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...