Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies
Vitin e kaluar Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë ishte 1 mijë e 647 miliardë lekë. Për të njëtën periudhë, fondi total i pagave i dhënë nga qeveria dhe bizneset për të gjithë të punësuarit në rang vendi ishte vetëm 306.5 miliardë lekë ose 19 për qind e PBB-së. E thënë ndryshe në cdo 100 lekë që prodhon ekonomia shqiptare, puna shpërndan vetëm 19 lekë.
Kjo është një shifër tmerrësisht e ulët, ndërkohë që në vendet e zhvilluara kompesimi i punonjësve është absolutisht komponenti më i madh i të ardhurave kombëtare.
Në SHBA, fatura totale e rrogave është sa 57 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në vendet e pasura të OECD, punonjësit marrin përmes pagave 55 për qind të PBB-së, ndërsa në Eurozonë, pagat shpërndajnë 47.5 për qind të të ardhurave kombëtare. Pra, për ta vendosur në kontekst krahasimi, pjesa e mirëqënies që shpërndan puna në ekonominë shqiptare është tre herë më e ulët se sa ajo në vendet e tjera të zhvilluara.
Këta numra kanë implikime të thella për jetën e përditshme të qytetarëve. Puna është mekanizmi kryesor dhe më efektiv, përmes të cilit ekonomia shpërndan mirëqënien tek qytetarët. Por kur puna shpërndan më pak se 20 për qind të të mirave që prodhon ekonomia, atëherë mekanizmi është kalbur. Dhe ky është një debat global.
Edhe pse në ekonomitë e zhvilluara, punonjësit marrin përmes pagave më shumë se gjysmën e tortës ekonomike, sërish vitet e fundit ekonomistët kanë lëshuar alarmin se kjo pjesë nuk mjafton. Vitin e kaluar, të ardhurat nga puna ishin tema qëndrore e raportit flamur të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të njohur si Ëorld Economic Oultook.
Në këtë raport ekspertët e FMN, dokumentuan se krahasuar me vitet 1970, pjesa e të ardhurave që marrin punonjësit ndaj PBB-së në ekonomitë e avancuara ka rënë me 4 për qind. Sipas FMN, ky është një sinjal alarmi. Kur pjesa e pasurisë që rrjedh tek punonjësit bie, pabarazia rritet dhe po kështu edhe rreziku për destabilitet social. Dhe kjo për vendet ku punonjësit marrin nga pagat dhe shpërblimet më shumë se gjysmën e Prodhimit Kombëtar. Në Shqipëri, ku shifra është vetëm 19 për qind situata është edhe më dramatike.
Por pse puna shpërndan kaq pak mirëqënie në ekonominë tonë? Arsyet janë disa. Së pari, punësimi i ulët. Sipas INSTAT, vitin e kaluar, numri total i të punësuarve me pagë në ekonominë shqiptare ishte më pak se 500 mijë vetë, më pak se një e trëta e forcës së punës. Pjesë tjetër janë të papunë, të vetëpunësuar pa pagesë, ose të punësuar në sektorin bujqësor.
Përvec numrit të ulët të të punësuarve me pagë, arsyeja e dytë se pse puna shpërndan kaq pak mirëqënie në Shqipëri janë rrogat e ulëta. Një pjesë e madhe e punësimit me pagesë në ekonominë shqiptare, vjen nga sektorët më produktivitet të ulët, kryesisht industrinë e përpunimit aktiv si fasoni, apo shërbimet e Call Centerave. Këto janë punë që paguajnë pak dhe rrjedhimisht shpërndajnë pak mirëqënie për të punësuarit.
Ekonomia shqiptare ka një problem të madh. Motori kryesor që shpërndan mirëqënien tek popullata e gjerë është i fikur. Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa e familjeve që kanë të ardhura nga puna në Shqipëri është më pak se 35 për qind e totalit. Pra në tre familje, vetëm njëra ka të ardhura nga puna. Gati njësoj sa raporti i pensioneve. Ky është një mekanizëm i kalbur shpërndarje, i cili lë pjesën dërrmuese të popullsisë jashtë përfitimeve ekonomike duke ushqyer pabarazinë, emigrimin masiv dhe pakënaqësitë sociale.
Bitcoin nuk përbën më lajm, por një valë e re e shitjeve gja...
1) Ekonomitë e mëdha metropolitane përqëndruan dhe përshpejt...
Në rast se biznesi goditet nga politika ekonomike të gabuara...
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek ekonomia, gjatë dëgje...
Leja koncesionare e rafinerisë ARMO e cila është dhënë me nj...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka bërë ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka publi...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një tak...
Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar në muajin maj përqen...
Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushim...
Për herë të parë në historinë e tranzicionit, numri i biznes...
Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me k...
Call Center-at “kambiste” që fshehin pas vetes brokera fanta...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm sot në...
FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet ...
Në vijim të diskutimit mbi aplikimin e Metodogjisë së re të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...