Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Deputetët janë zyrtarët me dembelë, por që përfitojnë më së shumti nga taksat e qytetarëve.
Po i quajmë zyrtarë dhe jo politikanë, për shkak të nivelit të pjesës më të madhe të tyre që përcjellin në ditët e sotme.
Në Kuvend, mund të gjesh kategori të ndryshme deputetësh. Ish të dënuar, analfabetë me diploma të universiteteve private të dorës së dytë apo të tretë që tashmë nuk ekzistojnë fare, biznesmenë dhe të tjerë që e shohin institucionin si një vend për të reklamuar veshjet e shtrenjta.
Sido që të jenë, ata paguhen në mënyrë marramendëse deri tek shpenzimi më i vogël, duke zhvatur çdo ditë e më shumë qytetarët.
CNA.al ka publikuar dhe do të publikojë pasuritë e tyre por edhe angazhimet e tyre në seancat parlamentare, pavarësisht se cilit kah të politikës i përkasin.
Luan Harusha nga kryetar komune u katapultua në deputet dhe sot qytetarët duhet t’i paguajnë atij edhe qiranë e shtëpisë në kryeqytet.
Sipas Institutit të Studimeve Politike, që monitorojnë punën e Kuvendit, Luan Harusha bën pjesë në kategorinë e deputetëve që nuk kanë folur asnjëherë.
Harusha ka qenë zgjedhur kryetar i Komunës Rrethina në Shkodër në Shtator të vitit 2013, por me ndarjen e re territoriale ai mbeti pa pozitë.
Nuk vonoi shumë dhe ai mori sërish pozita drejtuese. Në vitin 2016 ai u emërua tek ALUIZN-i në Shkodër dhe më pas në 2017 u fut në listën e deputetëve për Qarkun e Shkodrës ku dhe u përzgjodh.
Kujtojmë se në korrik të vitin 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka dërguar pranë organit të akuzës, kallëzim për ndjekje penale ndaj Harushës me akuzën e “mosdeklarimit të pasurive”.
Sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së rezulton se Harusha është dënuar me 400 000 lekë gjobë.
Ndryshe deputeti i PS-së rezulton të ketë dy emra dhe dy vendlindje.
Ka qenë vetë Harusha që i ka shkruar të dhënat në formularin e vetdeklarimit para zgjedhjeve të vitit 2017.
Sipas asaj që ka shkruar në formular, në gjeneralitetet e mëparshëm ai figuron me mbiemrin Selmani dhe më vonë e ka ndryshuar në Harusha.
Gjithashtu në gjeneralitet e mëparshme, vendlindja e tij rezulton Kosovës, kurse ajo e tanishmja është Shkodër.
Sa i përket pasurisë, Harusha deklaron patundshmëri që i ka në bashkëpronësi dhe që janë trashëgimi.
Në vitin 2016 ai deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 93 m2 në Shkodër, me anë të një kredie bankare në shumën 4 000 000 lekë, duke i shtuar edhe 980 000 lekë të ardhura nga shitja e një automjetit plus edhe 414 000 kursime nga paga. Vlera e apartamentit është 5 394 000 lekë.
Në deklarimin para se të bëhej deputet ai thotë se ka përfituar trualli plus një ndërtesë me sipërfaqe 81 m2, si rezultat i këmbimit me një tjetër pasuri me vlera 5 394 000 lekë. Por nuk e thotë se me çfarë pasurie e ka këmbyer dhe se në çfarë vendi e ka blerë këtë pronë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga deputeti socialist Luan Harusha.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
9 dynym tokë në Shkodër, trashëguar nga familja, vlera 22 500 000 lekë, (në bashkëpronësi)
Një shtëpi banimi në Shkodër, trashëguar nga familja, vlera 25 000 000 lekë, (në bashkëpronësi)
Kursimet ndër vite nga puna në emigracion, 50 000 euro, pjesa takuese 11.6 %.
3 makina, vlera 5 600 000 lekë për të cilët thotë se i ka në bashkëpronësi.
Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Kursime ndër vite nga puna në emigracion, 50 000 euro, pjesa takuese 55.6 %.
3 makina, vlera 5 600 000 lekë (në bashkëpronësi).
Viti 2014
Të ardhura nga paga në funksionin e kryetarit të Komunës Rrethina, Shkodër për vitin 2014, 900 435 lekë.
Viti 2015 (Deklarata pas largimit si kryetar komune)
Gjendje llogarie në shumën 7 721 lekë.
Gjendje llogarie në shumën 90 lekë.
Gjendje llogarie në shumën , 5.63 euro.
Të ardhura nga paga si kryetar i Komunës në Komuna Rrethina, në Shkodër, në shumën 370 871 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër në shumën 61 000 lekë.
Gjobë nga ILDKPKI për mosparaqitje për sqarime në datë të deklaratës së pasurisë për vitin 2014 në shumën 400 000 lekë.
Viti 2016 (Deklarata fillestare)
Gjendja cash, të ardhura nga shitja e mjetit sipas kontratës dt. 21.12.2015, 980 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 05.01.2016, të ardhura nga pagat, 17 997.53 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë deri më 02.11.2016, të ardhura nga paga, 24 752.87 lekë.
Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, deri më 31.08.2015, 5.58 lekë.
Viti 2016 (Deklarata pas largimit nga ALUIZNI)
Apartament banimi me sip. 93 m2 në Shkodër, blerë me një kredi bankare marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 4 000 000 lekë + 980 000 lekë të ardhura nga shitja e mjetit më dt. 21.12.2015 + 414 000 kursime nga paga, vlera 5 394 000 lekë.
Kredi bankare për blerje ap. në Shkodër në shumën 4 000 000 lekë me normë interesi 5 %, afat 20 vjet, këst mujor fillestar 23 446 lekë deri më 16.07.2018 dhe më pas kësti rritet në 26 276.64 lekë. Kredia fillon më 17.07.2016-17.07.2036. Detyrimi i shlyer 46 892 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 976 473 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në shumën 22 670.87 lekë.
Kartë krediti, balanca deri në 14.07.201, 0.58 lekë.
Të ardhura nga paga pranë ALUIZN-iy, në Shkodër në shumën 599 070 lekë.
Viti 2017 (Deklarimi fillestarë)
Trualli + ndërtesë me sip. 81 m2 e përfituar si rezultat i këmbimit me një tjetër pasuri sipas kontratës së këmbimit të pasurisë dt. 17.02.2017, vlera 5 394 000 lekë.
Kredi bankare me norma aktuale të interesit 4.5%, këst mujor 23 045.95 lekë, i parashikuar për t’u paguar kësti i parë më 15.09.2017. Detyrimi i mbetur pashlyer, 3 000 000 lekë.
Viti 2017 (Deklarimi vjetor)
Të ardhura nga paga, nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, shuma 431 235 lekë.
Të ardhura si rezultat i rimbursimit të shpenzimeve nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, shuma 537 600 lekë.
Pagesë si rezultat i kontratës së qirasë lidhur me 01.10.2017 me afat 4 vite në shumën 35 000 lekë/muaj. Detyrimi i shlyer gjatë vitit 2017, shuma 105 000 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga paga, pjesëmarrja në komisione, këshilla, mbledhje byroje. mbulime shpenzime teklefonike, dieta, si dhe mbulime shpenzime qiraje nga Kuvendi, në shumën 3 216 268 lekë.
Pagesë si rezultat i kontratës së qirasë lidhur me 01.10.2017 me afat 4 vite në shumën 35 000 lekë/muaj. Detyrimi i shlyer gjatë vitit 2018, shuma 105 000 lekë./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështje...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në kuadër të turit të takimeve q...
Pas përplasjeve që kanë ndodhur sot te Prefektura e Tiranës,...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një ta...
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ambasadori i Spanjës n...
Një debat ka “shpërthyer” në rrjetet sociale, mes gazetarit ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka sulmuar me ton...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi sot një letër Sekre...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekret...
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet në lidhje...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë, Raimonda Bulku,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka dalë nga ...
Sherr dhe ulërima, kjo ka qenë situata që ka ndodhur sot par...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...