Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Vicente Canelles ka komentuar edhe krizën politike në vend.
Në një prononcim për mediat, Vicente Canelles e ka cilësuar si tepër të vështirë krizën politike, e cila sipas tij po rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE.
Por, sa i takon rrugës për të dalë nga kjo krizë, ai ofron situatat e ngjashme të cilat ka kaluar vendi i vet në të shkuarën.
“Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të veshtira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre.”- shprehet ambasadori Montero.
Ai gjithashtu deklaron se ambasadorët nuk janë për të ndërhyrë në situatën e brendshme të Shqipërisë por për të vëzhguar, ndërsa shtoi se Spanja gjithmonë mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj për në Bashkimin Europian.
Fjala e plotë e ambasadorit spanjoll Vicente Canelles Montero:
Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri eshte e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë. Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë. Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të veshtira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre. Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.
Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.
Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme.
Një debat ka “shpërthyer” në rrjetet sociale, mes gazetarit ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka sulmuar me ton...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi sot një letër Sekre...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekret...
Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet në lidhje...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë, Raimonda Bulku,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka dalë nga ...
Sherr dhe ulërima, kjo ka qenë situata që ka ndodhur sot par...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar arrestimin pa ma...
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur përsëri kreut të P...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka reaguar sërish në...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një shkrimi në rrj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur ...
Artistë, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, prej më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...