web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi i papritur/ Rama në Turqi, drekë me Presidentin Erdogan

18 Korrik 2019, 15:21, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Turqi, ku është pritur nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Megjithëse ky takim nuk ishte paralajmëruar më herët, Rama ka ndarë një foto me ndjekësit në rrjetet sociale, nga rezidenca verore në Marmaris e presidentit turk.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris” shkruan Rama në statusin e tij.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryetarit të qeverisë shqiptare dhe as detaje të bisedës midis tyre./CNA.al





Lajmet e fundit nga