Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e parë kancelare: Më 17 korrik Angela Merkel mbush 65 vjeç. DW sjell pjesë nga jeta e një prej liderëve më të fortë të botës sot.
Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është rizgjedhur katër herë deri tani dhe është në vitin e saj të katërmbëdhjetë si Kancelare. Edhe pse pa fëmijë, shkrimtarja gjermane Juli Zeh e ka quajtur atë “Mutti” ? nëna e sigurisë gjermane.
Kur Angela Dorothea Kasner e vogël ishte duke u rritur, kush mund të mendonte se ajo do të bëhej një nga personat më të fuqishëm në botë? Shumë punë, praktike, strikte ? Angie e vogël u rrit në një shtëpi protestante në qytetin Templin në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ishte prift dhe mamaja kujdesej për të dhe tre vëllezërit e motrat më të vegjël.
Gjyshja Greta dhe gjyshi Ludwig në fotografi me djalin e tyre Horst Kazmierczak , babain e Angela Merkel. Familja Kazmierczak jetonte në Poznan, një qytet polak nën pushtimin prusian. Në vitin 1930, kur emigruan në Berlin ata e ndryshuan mbiemrin në Kasner. Në vitin 2013 kur u bënë publike rrënjët polake të Kancelares u bë një zhurmë e madhe.
Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1973 pothuajse me nota perfekte, Angie bëri pushime në kamping. Ajo shkëlqeu në rusisht dhe matematikë dhe ishte pjesë e lëvizjes komuniste “Rinia e Lirë Gjermane”. Merkel është liderja e parë gjermane që vjen nga Gjermania Lindore.
Angela studioi fizikë në Lajpcig, qyteti ku takoi edhe bashkëshortin e saj, Ulrich Merkel. Ai më vonë e cilësoi si “si një vajzë shumë miqësore, të hapur dhe e natyrshme”. Ajo pëlqente të udhëtonte, si këtu në Pragë (e treta nga e djathta ) në vitin 1982. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore dhe bëri doktoraturën në kimi kuantike.
Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989. Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.
Merkel në fillim u bë sekretare e përgjthshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.
Merkel ka reputacion të fortë në një botë politike të dominuar nga meshkujt. Si liderja e vendit me ekonominë më të fortë në Europë, zëri i saj ka patur peshë gjatë krizës financiare dhe ka luftuar për interesat e Gjermanisë. Kritkët e akuzojnë se ajo bën shumë manovra politike dhe se nuk reagon në kohë.
Merkel u divorcua nga burri i saj i parë: “Një ditë ajo bëri gati valixhet dhe u largua”, tha ai. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie. Edhe pse ajo nuk ka fëmijë të sajët, Sauer ka dy djem nga martesa e mëparshme. Merkel dhe Sauer jetojnë në një apartament modest në Berlin dhe kanë në pronësi një dyqan.
Merkelit i pëlqen t’i kalojë pushimet në ishullin italian të Iskias, ku noton dhe bën hiking me bashkëshortin e saj. Ndërsa në dimër ajo preferon skitë.
Merkel rrallë herë bie në sy me veshjet e saj. Këtu merr pjesë në hapjen e Operas së Oslos në krah të ish-kryeministrit të atëhershëm norvegjez , Jens Stoltenberg. Kjo veshja atëherë shkaktoi shumë diskutime në Gjermani. Merkel pëlqen muzikën klasike dhe është një vizitore e rregullt e Festivalit Wagner në Bayreuth.
Merkel ndjek nga afër kombëtaren e futbollit të Gjermanisë në ndeshje të rëndësishme. Pas fitores së Kupës së Botës më 2014, së bashku më Presidentin Joachim Gauck, ajo vizitoi skuadrën në dhomat e zhveshjes./DW
Philip Reeker, i cili shërben si ndihmëssekretar i Shtetit a...
Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e k...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Dritan Palnikaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Br...
Levizja AntiSoros Për Shqipërinë ka publikuar disa shkrime t...
E bardhaE bardha është kombinimi i të gjitha ngjyrave të dri...
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve shtetërore...
Prej disa javësh kryefjala e mediave ka qënë ndarja e modele...
Toka është një vend i cili fsheh shumë mistere dhe mrekulli ...
Një aksion i ndërmarrë nga Njësia Operacionale e policisë rr...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Dy ditë më parë një program i quajtur “FaceApp” i cili trego...
Duket se 41 vjeçarja Nicole Scherzinger nuk do të ndalet me ...
Vlora është tronditur sërish sonte, nga shpërthimi i një bom...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, kur një shqipta...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi ...
Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, ka ndarë në rrjet...
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj u la jashtë ...
Një tjetër sekuestrim u është bërë pasurive pronësore të të ...
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social ministri i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...