Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Banka e Shqipërisë ka reaguar pas këresës së mazhorancës socialiste për shkarkimin e Arben Malajt, si anëtar i Bordit të BSH-së.
Në një deklaratë për mediat, BSH shprehet se ?Zyrtarët publikë duhet të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t?i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri.?.
Më tej, në deklaratë thuhet se ?Mbi këtë bazë, Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre. Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës.?
Deklarata e plotë:
Si institucion i pavarur kushtetues, Banka e Shqipërisë i shërben interesit publik dhe konsideron llogaridhënien dhe transparencën në themel të mirëqeverisjes së institucionit. Respektimi i këtyre parimeve nga anëtarët e organeve të saj drejtuese dhe nga punonjësit është jetësor për sigurimin e besueshmërisë së publikut, medias dhe organeve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë ndaj institucionit.
Mbështetur mbi këto standarde dhe në harmoni të plotë me frymën e Kodit të Sjelljes për Zyrtarët e Lartë të Bankës Qendrore Evropiane, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar, në qershor 2003, Kodin e Etikës së Bankës së Shqipërisë, i cili përcakton rregullat e integritetit dhe të sjelljes që duhet të zbatohen nga anëtarët e organeve drejtuese dhe punonjësit e Bankës së Shqipërisë. Kodi i Etikës reflekton praktikat më të mira në fushën e bankingut qendror, duke njohur, njëkohësisht, karakteristikat e veçanta institucionale të Bankës së Shqipërisë dhe pavarësinë politike të saj.
Në përcaktimin e parimeve bazë të sjelljes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin e tyre për të qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive të tyre, pasi përfaqësojnë organin më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë në interesin më të mirë të Bankës së Shqipërisë, si dhe të sistemit bankar në Shqipëri (pika 1.3).
Në këtë kuadër, Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj (pika 2.3).
Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë (pika 2.3).
Mbështetur mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë u ka bërë të ditur, në vazhdimësi, të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës detyrimin për të mbajtur parasysh se, që nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, ata përfaqësojnë, në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij.
Ky qëndrim institucional është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat u kërkojnë zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t?i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri.
Mbi këtë bazë, Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre. Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot ish-këshilltarin e Sal...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së k...
AKU vijon kontrollet rigoroze për mbarëvajtjen e sezonit tur...
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat lidhur me çfarë u ...
Aplikacioni “FaceApp” duket se po “pushton” rrjetet sociale...
Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë v...
Këngëtari i njohur shqiptar Landi Hysi feston sot ditëlindje...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi R...
Shkrimtarja shkodrane, Arjola Zadrima ka reaguar në lidhje m...
Policia ka mundur të parandaloj një ngjarje e cila mund të k...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje...
Këtë vit pas serialit që e pa e gjithë bota, “Game of Throne...
Prej disa kohesh Dua Lipa ka treguar se është krenare për or...
Teknologjia po “dominon” në jetën tonë ku gjatë gjithë kohës...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do i dërgojë sot Kuvendi...
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka r...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Policia ka mundur të lokalizojë tre turistët gjermanë, të ci...
Disa ditë më parë në kinematë botërore u shfaq më në fund fi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...