Erë e fortë dhe stuhi/ Çfarë do të ndodhë me motin gjatë kësaj jave?
Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga reshjet e shiut,...
Të premten që shkoi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përfunduar intervistat me kandidatët për SPAK.
Përgjatë pesë ditëve, 22 kandidatët dolën para KLP, për t’u intervistuar në lidhje me të kaluarën profesionale, si dosjet hetimore që kanë pasur në duar dhe jo vetë.
Procesi i intervistimit ka kaluar në errësirë për pjesën më të madhe të kandidatëve, vetëm për katër kandidatët Dritan Prençi, Ndini Tavani, Vladimir Mara dhe Maksim Sota, KLP është kujtuar të bëjë trasnparencë për mediat. Jemi njoftuar në kohë rekord, gjatë të premtes që shkoi, për pyetjet dhe përgjigjet.
Sa u përket të tjerëve edhe pse ka qenë interesimi i madh i mediave, KLP ka heshtur, duke vepruar kështu me dy standarte.
Në fakt, nga një KLP me përbërje të kontestuar pritet më shumë se kaq.
Në këto rrethana pritet që këtë javë, të bëhen publik dhe kandidatët favorit, sipas pikëzimit që do të marrin nga KLP.
Pëveç kësaj procedure për të qenë pjesë e SPAK-ut, kandidatët duhet të kenë kaluar Vettingun në dy shkallët.
Ndërkohë, nga 22 kandidatët që janë intervistuar, 12 prej tyre nuk kanë kaluar ende në procesin e Vettingut në shkallën e parë.
Besim Hajdarmataj, Anton Martini, Anita Jella, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Enkeleda Xhengo, Klodjan Braho, Ndini Tavani dhe Maksim Sota, nuk janë futur ende në Vetting, ndërsa dy kandidatë të të tjerë Besnik Muçi dhe Donika Prela, janë ankimuar nga Komisioneri Publik, dhe do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që do të vendos.
Deri më sot, kjo është situata, pasi gjithçka mund të ndryshojë qoftë në KPK, apo në KPA, pas ankimimit të Komisionerit Publik.
Duke qenë se këtë javë, pritet lista e favoritëve për SPAK, CNA.al, kërkoi informacione nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se çfarë po ndodh me kandidatët që duhej të kishin prioritet dhe pse jemi sot në një situatë të tillë.
“Dëshirojmë t?ju sigurojmë se trupat gjykuese, në bashkëpunim me stafin ndihmës po punojnë me seriozitet, madje dhe jashtë orarit zyrtar për të përmbyllur procedurat e rivlerësimit për të gjithë ato subjekte që konsiderohen prioritarë, përfshirë këtu edhe kandidatët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Komisioni e ka të qartë rëndësinë e ngritjes së këtij institucioni dhe është tejet i angazhuar për të kryer procesin e rivlerësimit për këdo subjekt me shumë rigorozitet, por nga ana tjeter ecuria e punës së një dosje varet nga kompleksiteti i saj”, thuhet në përgjigjen e KPK-së, për CNA.al.
Sipas tyre, nga ana e Komisionit, nuk ka asnjë zvarritje të procesit, por rivlerësimi kalimtar, që të kryhet i plotë dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit kërkon kohën e vet.
Më tej KPK pa dhënë ndonjë afat konkret ka deklaruar se 12 kandidatët për SPAK, do të ftohen në seancë dëgjimore menjëherë sapo të ketë përfunduar puna për secilën dosje nga trupat gjykuese.
Nga ecuria e këtij procesi, s’ bëhet fjalë që të kemi SPAK, në shtator, thjesht duket se edhe njerëzve të drejtësisë, por edhe atyre të politikës, po iu pëlqen si retorikë, pasi ngritja e strukturës duket ende larg.
Të ketë prapaskena, pazare, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Kandidatë për SPAK, na qenkan ankuar në KLP, se kërcënuar në punën e tyre nga politika dhe jo vetëm.
Nëse s’ishin të zotë për të bërë detyrën e prokurorit, të largoheshin, nuk i ka dërguar askush me zor nëpër prokurori. Apo, luksi nuk mund të justifikohet ndryshe?!
Ne do të shkruajmë ditët në vijim për prokurorë (e) gjobaxhinj, që duan të jenë pjesë e SPAK-ut. Kur bëhet fjalë për 1milion euro edhe mund të jetë tunduar, por të paktën të kishte bërë si kolegët të ishte larguar nga sistemi i drejtësisë./CNA.al
Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga reshjet e shiut,...
Një aksident ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër...
Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina është tepër aktive në llo...
Prej vitesh në mediat rozë është diskutuar për blerjet e kli...
E njohur për fotot e saj seksi ku tregon linjat e palestrua...
Disa vitë më parë, trendi i vetullave super të holla dhe të ...
Pasi u nominua dje si “Artistja më e mirë shqiptare” në even...
Ditën e premte, Xhensila dhe Bes Kallaku festuan ditëlindjen...
Shqipëria ka vetëm dy zgjidhje që të dal nga gremima ku ka r...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Vo...
Në vitin 2011 në zyrën e ruajtjes së provave materiale brend...
Interpoli ka sjellë sot në Shqipëri një person i cili ishte...
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi ...
Katër automjete luksoze janë sekuestruar dhe ndërkohë po pu...
12 ushqimet që ju dëmtojnë nëse nuk i konsumoni në orarin e ...
Dashi: Mërkuri në pozicion të favorshëm do të ndikojë që të ...
Presidenti Ilir Meta, është “masakruar” nga qytetarët, të ci...
Kreu i PD Lulzim Basha, duket se nuk i përfill idetë e e dem...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...