Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
?Fiks Fare? denoncoi veprimet e Policisë së Vlorës, e cila nuk i pranon kallëzimin një qytetari, duke e detyruar që ta zgjidhë vetë. Para pak ditësh, në rrugën ?Transballkanike?, dy qytetarë janë konfliktuar me njëri-tjetrit.
Aldo Hoxhaj, i cili denoncoi ngjarjen në emisionin investigativ, po udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën e tyre.
?Fëmijën po e çonim në Spitalin e Vlorës, pasi e kishim sëmurë. Në atë rrugë, një person po udhëtonte me biçikletë dhe u hodh nga njëri krah në tjetrin menjëherë. Një nga gomat e biçikletës u përplas në makinë dhe u rrëzua. Pësoi gërvishtje të lehta. Dal nga makina dhe personi më ofendon rëndë. Grindemi të dy dhe për mos ta vazhduar, nisem sërish në Spitalin e Vlorës? thotë qytetari. Sipas tij, në momentin që mbërriti në Spitalin e Vlorës, ka lajmëruar në sallën operative policisë se ishte ai personi që kishte bërë aksidentin. Në spital mbërrin një patrullë policie, ky dy efektivët e shoqërojnë për në vendin e ngjarjes.?
?Një nga policët hipi në makinën time. Më tha se duhet ti kërkoja falje palës tjetër dhe gjithçka mbyllej. Sa mbërritëm në vendngjarje, katër a pesë persona mu vërsulën dhe më goditën me çtë mundnin. Policia nuk ndërhyri. Vetëm vëzhgonin. Më çuan në pusi?. Personat më shkaktuan thyerje të gishtit, plagë në kokë, kurriz dhe këmbë. Në vend që të më çonin në spital, më çuan në komisariat? thotë ai.
Ndërkohë, personat që e rrahën, mes tyre edhe ai me biçikletë, nuk u shoqëruan. Pas ngjarjes, Aldo thotë se ka shkuar në Policinë e Vlorës që të denoncojë ngjarjen, por askush prej oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk ia pranon kallëzimin.
?Në gjithë këtë ngjarje unë isha më i dëmtuari. Personi tjetër vetëm gërvishtje dhe doli nga spitali. Shkoj në polici dhe më thonë jo ke përdorur leva apo armë. Unë s?kam përdorur asnjë gjë? thotë ai.
Pas denoncimit, qytetari shkon sërish në Policinë e Vlorës, për të bërë denoncimin. Takon oficerin e Policisë Gjyqësore, i quajtur Bardhosh. Ai i thotë se nuk i takon që të bëjë denoncim.
?Të ka bërë ai tjetri denoncim. Çështja mbaroj me ato materialet që të lanë ty të lirë ore zotëri, se di s?do ishe lënë i lirë!? e kërcënon oficeri. Qytetari shkon në sportelin e Policisë së Vlorës dhe i kërkon punonjëses të bëj denoncim. Punonjësja kontakton me OPGj, Bardhoshin.
?O shefi kemi një qytetar këtu, Aldo Hoxhaj, do të bëj një denoncim. Atë nuk e di unë shefi, paraqitet qytetari këtu dhe kaq. Dakort! Po hajde sqaroje këtu se dhe unë nuk kam pse ta mbaj qytetarin këtu. Dakort!? i thotë ajo, ndërsa pak çaste më vonë i thotë qytetarit se oficeri ?nuk pranon asgjë?.
Pas insistimit të qytetarit, oficeri pranon ta qytetarin dhe prindërit e tij. Në biseda e sipër, sërish OPGJ nuk pranon që Aldo të bëjë denoncim, madje i kundërvihet dhe i thotë se ?mban armë?. Në fund, i thotë që të gjejë mik dhe të gjejë gjuhën me personin tjetër.
Qytetari takon punonjësit e policisë që ishin në vendngjarje, të cilët i thonë se ?të kemi bërë nder që je i lirë?. Ndërkohë, më pas shkon në Spitalin e Vlorës, për të pyetur për gjendjen e personit tjetër. Mjeku i thotë se është shumë mirë, madje ka dalë edhe nga spitali.
Qytetari shkon të bëj denoncim në Policinë e Vlorës
Qytetari ? Bardhosh si je?
Oficeri i policisë ? Ça bën ti. Aq gangster je ti që merresh me atë të dëmtuarin.
Qytetari ? S?jam marrë me asnjë të dëmtuar. Ku u mora me të dëmtuar?
Oficeri i policisë ? Po kush?
Qytetari ? Unë s?kam vajtur fare.
Oficeri i policisë ? Do mi bësh të fala Shkëlqimit atje. Dhe të vejë ti ai Hyskoja atje.
Qytetari ? Kemi vajtur o burrë, na ka nxjerrë jashtë dje me shkelma.
Oficeri i policisë ? Ore zotëri, ka bërë kallëzim ai.
Qytetari ? Nuk ka bërë asnjë gjë, kush ka bërë kallëzim?
Oficeri i policisë ? Nëma numrin e telefonit, se mirë e zgjidh unë atë punë.
Qytetari ? Të kujt?
Oficeri i policisë ? Tëndin.
Qytetari ? Po s?e kam unë atë, ma morën ata mua gjatë rrahjes që më rrahën në asfalt.
Oficeri i policisë ? Të them që atje lart keni shkuar dhe keni kanosur atë tjetrin.
Qytetari ? Nuk kemi vajtur.
Oficeri i policisë ? Ore zotëri, mirë që vajtët e dëmtuat ashtu, e bëtë ashtu, në atë pozicion ashtu. Po keni marrë dhe hekur e keni qëlluar dhe dërr dërr atje.
Qytetari ? Po ku e kam qëlluar me hekur, ai s?ka asnjë shenjë me hekur.
Oficeri i policisë ? Ec e bëni atje, më fal ça ka ndodhur.
Qytetari ? I thamë, nuk pranon o shef. I thamë nuk pranon, ai thotë do lahet koka ime me gjak. Tani ça të bëj unë?
Oficeri i policisë ? Unë nuk e di!
Qytetari ? Të vete të bëj denoncim brenda?
Oficeri i policisë ? Ku do bësh denoncimin?
Qytetari ? Denoncim ore, unë jam i sakatosur.
Oficeri i policisë ? Të ka bërë ai denoncim ty ore.
Qytetari ? Po mirë do të bëj unë që më kanë rrahur.
Oficeri i policisë ? Ku?
Qytetari ? Atje në mes të policisë.
Oficeri i policisë ? Ore ajo mbaroj me ato materialet që të lanë ty të lirë ore zotëri, se di s?do ishe lënë i lirë!
Qytetari i drejtohet sportelit në Policinë e Vlorë
Qytetari ? Kam ardhur të bëj një denoncim.
Punonjësja ? Për çfarë?
Qytetari ? Ka ndodhur një aksident në (Rrugën) Transballkanike dhe disa persona më kanë qëlluar atje, më kanë rrahur, më kanë thyer dorë këmbë, këtej. Më kanë bërë?
Punonjësja ? Sa ditë ka?
Qytetari ? Ka që pardje.
Punonjësja ? Po pardje pse s?keni?
Qytetari ? Erdha po nuk më lejuan.
Punonjësja ? Nuk të kanë lejuar?!
Qytetari ? Po.
Punonjësja ? Kush s?të ka lejuar?
Qytetari ? Policia, nuk e di!
Punonjësja ? Më thuaj pak Merin çuni?
Qytetari ? Aldo Hoxhaj, bardhoshi (OPGj) iku, mos kërko Bardhoshin.
Punonjësja ? (Flet në telefon) O shefi kemi një qytetar këtu, Aldo Hoxhaj, do të bëj një denoncim. Atë nuk e di unë shefi, paraqitet qytetari këtu dhe kaq. Dakort! Po hajde sqaroje këtu se dhe unë nuk kam pse ta mbaj qytetarin këtu. Dakort!
Qytetari ? Ça të tha?
Punonjësja ? Jam sqaruar me Aldon thotë, kaq!
Qytetari ? Ça duhet të bëj unë tani zonjë, mund të më sqaroni?
Punonjësja ? Bardhoshi më tha s?kam më punë aty, nuk kam ça të sqaroj. Kaq!
Qytetari ? Nuk pranon denoncim?
Punonjësja ? Nuk pranon asgjë.
Qytetari ? Ok, faleminderit.
Qytetari shkon sërish në Policinë e Vlorës
Qytetari ? Mund ta marrësh edhe njëherë Bardhoshin, kanë ardhur prindërit të takojnë.
Punonjësja ? Po patjetër, i them unë tani. (Flet në telefon) O shefi kanë ardhur prindërit e atij çunit, duan të të takojnë. Ok, në rregull. Shefi më thotë është në ngjarje, kur të mbaroj ngjarjen do vij ti takoj prindërit e atij.
Pas disa minutash
(Oficeri i takon qytetarët në kafe)
Babai i denoncuesit ? Vajta dje me byrazerin, për çfarë ka bërë djali?
Oficeri i Policisë ? Ka bërë aksident dhe unë ndërhyra që të dalë jashtë ai. Dhe ti i kërkon llogari.
Babai i denoncuesit ? S?kam kërkuar llogari për këtë erdha.
Oficeri i Policisë ? Ti vete bën atje jo portofoli, jo ajo. Keni marrë leva dhe jeni bërë ? Ngre kokën ti lartë, ngre edhe ai. Ai më keq sesa juve.
Qytetari ? Ka kërkuar vetë që të vij Shkëlqim Hoxha për sqarim. Tani vajti megjithë xhaxhanë ky dje dhe i tregoi historinë ai. Si e rraha djalin tënd në mes të policisë. Më kanë rrahur në mes të policisë mua ata. Më mori Dionisi (OPGj tjetër) mua dje, më tha po vajte më brenda atje te spitali, unë do të fus brenda si familje. Më kërcënonte. Dhe leva s?ka njëherë. Dhe pistoletë që kishte thënë ai, nuk ka. Se mua në makinë s?më kanë gjetur asnjë. Kam qenë me fëmijë të vogël, ika për spital.
Oficeri i Policisë ? (Flet në telefon) Këta më thonë mua kështu që ne vajtëm për t?u pajtuar dhe ai na nxori jashtë. Dhe kërkojmë pse na keni rrahur, s?e marr vesh çfarë keni bërë juve. Megjithatë unë do ti jap numrin, bëni ça të doni. Do ta marr prapë atë, se mora Hyson tani?
Qytetari ? Thyerje e këmbës, dorës time. Ai llogarit atë që ka marrë raportin atje brenda.
Oficeri i Policisë ? O Aldo, ti do të ishe brenda!
Qytetari ? Unë do të bëj denoncimin. Unë jam drejtpërdrejt për denoncimin.
Oficeri i Policisë ? Ça denoncimi do na bësh ti neve. O Shkëlqim, merre numrin e këtij dhe bëni ça të doni. Bën denoncim ti se ashtu?
Qytetari ? Mua më ka çuar në prokurori ai.
Oficeri i Policisë ? Në prokurori do vesh, se ti ishe për arrest, po ti je, je?
Qytetari ? Unë dola shumë i pastër. Mua më rrahën në mes të policisë, policia ça po bënte?
Oficeri i Policisë ? Nuk e di për atë unë.
Qytetari ? A nuk e di ti, po sillni policinë!
Oficeri i Policisë ? O Aldo, më dëgjo tani mua. Ti je Çajupi?
Qytetari ? Ee unë jam.
Oficeri i Policisë ? Edhe s?mban armë ti Çajup?
Qytetari ? Jo, s?mbaj asnjë gjë. Po të mbaja?
Oficeri i Policisë ? Nuk mban armë ti?
Qytetari ? Po të kisha?
Oficeri i Policisë ? Nuk kishe armë automatik ti?
Qytetari ? Jo.
Oficeri i Policisë ? Mirë. Takoni atë (të dëmtuarin) dhe uluni.
Qytetari ? Ku do vemi, te spitali tani?
Oficeri i Policisë ? Nuk e di, gjeni mikun tashi?
Takimi me policët që kanë qenë në vendin e ngjarjes
Polici ? Të gjithë ata që bëjnë aksident arrestohen në mënyrë direkt. Ti nuk u arrestove, çamë vjen më tani?
Qytetari ? Po si kam faj o burrë ti e pe vetë çfarë më banë ata. Më rrahën në sytë tuaj.
Polici ? Ore më dëgjon mua.
Qytetari ? Çfarë faj pata unë?
Polici ? S?ka lidhje ajo, lidhje që bëre aksidentin. Ti je për aksidentin ore.
Qytetari ? Për aksidentin jam i pafajshëm unë se s?ishte vrarë.
Polici 2 ? Po të lanë këta, ti për aksidentin diskutohesh. Tu bë nder i madh.
Polici ? Ti je për aksidentin ore zotëri.
Qytetari ? Nuk jam për levat që thotë ai?
Polici ? Jo, jo, je për aksident, je për aksident. Tu bë nder i madh për aksidentin u la i lirë
Qytetari ? Në rregull.
Qytetarin shkon në Spitalin e Vlorës
Nëna e qytetarit ? Mundet të futemi pakë brenda? Te dhoma gjashtë?
Roja i spitalit ? Të futet kjo hë.
Nëna e qytetarit ?Si jeni?
Mjeku ? Mirë.
Nëna e qytetarit ? Ka dalë ai i ?
Mjeku ? Po ka dalë.
Nëna e qytetarit ? Ka dalë sot?
Mjeku ? Po.
Nëna e qytetarit ? rrofsh faleminderit
Mjeku ? Mirupafshim. / Top Channel/
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat ...
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si “Fifi” është n...
Reth 2500 koli cigaresh kontrabandë, janë sekuestruar gjatë ...
Ditën e sotme Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po festojnë ...
Këngëtari me famë botërore dhe i adhuruar nga të gjithë, Ed ...
Në janar të vitit 2011, në kohën që LSI qeveriste në pushtet...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
A po përgatitin dy partitë kryesore PS-PD, një marrëveshje t...
Në momentin që të gjithë menduan se hoqi dorë nga muzika, aj...
Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ë...
Balerini që po korr suksese dhe në skenat ndërkombëtare, Kla...
Para pak kohësh këngëtarja Çiljeta Xhilaga paralajmëroi se s...
Një person i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar s...
Ndonjëherë ushqimet e zakonshme nuk janë të sigurta për tu n...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin...
Shtetasi rus me inicialet R.M., është arrestuar ditën e sotm...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes ...
Dyshja më e përfolur e mediave online, Chris Hughes dhe Jesy...
Policia greke ka goditur një grup kriminal që merrej me traf...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...