Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot katër intervistat e para me kandidatët për SPAK-un.
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Altin Dumani, prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja dhe drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella u morën sot në pyetje.
Intervistat do të vijojnë dhe ditët në vijim deri me datë 12 korrik, kur do të pyeten kandidatët e fundit.
E gjithë kjo procedurë po zhvillohet në errësirë. Mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë me pretendimin se ka gjëra që nuk duhen bërë publike.
Në fakt as vetë KLP, nuk i përmbush kushtet për të zgjedhur , prokurorët e SPAK-ut, duke ditur se pjesa më e madhe e anëtarëve kanë një të kaluar të errët, apo kanë ngecur në Vetting.
Thënë më qartë, sekretet përbëjnë më rrezik në duar të KLP-së, se sa në duar të mediave.
Për më tepër nuk dihet, nëse anëtarët e KLP-së, kanë certifikatë sigurie. Në këto kushte, t’ iu besohen të dhëna të rëndësishme të punës së prokurorëve, të tillë anëtarëve është e rrezikshme.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, pas intervistës është përpjekur të iluminojë mediat, në lidhje mungesën e transparencës.
Sipas tij në errësirë kandidatët janë më mirë dhe më të lirë.
KLP romantike, nuk është se shohim dhe dëgjojmë çdo ditë, por mirë të paktën që nuk ua bën të frikshme errësirën kandidatëve.
?Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike. Ne duam të marrim më të mirën e kandidatëve, meraku ynë ishte që po të bëhej publik procesi i intervistimit, kandidatët nuk do të ishin të lirë. Morëm një mendim për vështirësitë që kanë hasur ndaj proceseve gjyqësore”, ka thënë Ibrahimi.
Mirëpo, Ibrahimi, nuk thotë asnjë fjalë për anëtarët e kontestuar të KLP, të cilën ai e drejton.
Vetë kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi është zgjedhur në mënyrë të dyshimtë në këtë këshill, për shkak të lidhjeve që ai ka me Rilindjen, ndonëse ai e mohon.
Edhe nënkryetari i KLP, Alfred Balla është zgjedhur në KLP pa plotësuar kriteret ligjore. Ka qenë ONM që ka dhënë alarmin, mirëpo askush nuk e ka pyetur.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se Balla nuk ka qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile.
Në KLP ka anëtarë që kanë zbritur nga sigurimi i shtetit dhe ata vendosin për fatin e prokurorëve. Ky është skandal më vete.
Bujar Sheshi dhe Nurihan Seiti, janë dy anëtarët e tjerë e KLP-së, që sipas Autoritetit të Dosjeve kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit.
Tre anëtarë të tjerë nga radhët e prokurorëve, Getjan Osmani, Arben Dollapaj, Besnik Cani nuk kanë kaluar ende Vettingun.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kundërshtuar konfirmimin në detyrë të anëtarëve Gentian Osmani, prokuror i Krimeve të Rënda dhe Besnik Cani, prokuror në Tiranë.
Anëtari tjetër Vatë Staka e ka kaluar Vettingun me nivelin minimal të aftësive profesionale, ndërsa Tartar Bazaj, thuhet se nuk ka shkollën e mesme dhe ndaj tij ka padi për korrupsion.
Se si mund të zgjedhin këtë njerëz prokurorët e SPAK-ut, kur janë vetë të zhytur në skandale, le ta gjykojë opinioni publik.
Kjo është fatkeqësi për drejtësisën po e po, por edhe për prokurorët kandidatë për SPAK, që kanë rënë në duart e gabuara./CNA.al
Një persekutim i vërtetë mediatik po ushtrohet ndaj ministre...
Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit P...
Dashi:Marrëdhëniet që krijohen gjatë kësaj periudhe nuk janë...
Moderatori dhe aktori shqiptar Erion Isai , u zgjodh në 30 q...
Kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE për Bashkinë e Tiranës në ga...
Pak javë më parë këngëtari i njohur shqiptar, Renis Gjoka zb...
Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pamuri në një deklaratë për me...
Pas shkrimeve të shumta dhe denoncimeve që CNA.al ka bërë nd...
Partia konservatore greke, Nea Demokratia rikthehet sërish n...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e mesazhev...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se ka ven...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk lë rast pa dalë në...
Një nga themeluesit e partisë Bindja Demokratike, i rizgjedh...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket qartë se e ka një...
Erion Veliaj, prej 4 vitesh në krye të bashkisë së Tiranës, ...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmin që...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka cilësu...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka dërguar për hetime te...
Prokuroria e Tiranës, që prej ditës së djeshme ka një drejtu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...