Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka dhënë alarmin për rrënimin e ekonomisë.
Sipas saj, ekonomia shqiptare vazhdon të lëngojë.
“Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar! Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë”, ka shkruar Tabaku në rrjetet sociale.
Më tej ajo shkruan se ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë.
Sipas Tabakut, raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Aritmetika befasuese e rilindjes! Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar! Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë.
Ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë. Raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme.
Për vite me radhë shpëtimtari i PBB-së dhe rritjes ekonomike ka qenë ?shiu? por edhe investimet e huaja direkte të siguara për Shqipërinë 6 vjet më parë. Që nga viti 2013 e deri më sot qeveria Rama nuk ka siguruar as edhe një investim serioz ndërkombëtar. Rritja prej 2.21%, që për qeverine ishte shumë e kënaqshme, është 2% më e ulët se sa një vit më parë dhe ka nisur një kurbë rënëse të cilën e shmangu që nga viti 2013 vetëm si pasojë e zotit dhe TAP dhe Devoll.
Për tremujorin e parë të 2019 shihet një rënie e kontributit të energjisë dhe industrisë negativ prej -0.81%. një dëshmi e problemeve kronike të një ekonomie e cila është në varësi të ?shijes? dhe ?kohës? së shirave. E njëjta tendencë vihet re në fushën e shërbimeve ku edhe pse pretendohet rritja e turistëve sektori shërbimit te argetimit etj ka rënie prej -0,54 pikë përqindje.
Ndërkohë që për dy tremujorë me rradhë konsumi ka rënë me rënie prej 0,76 %. Dhe kur tendenca përsëritet sigurisht që është problematike. Kjo rënie e konsumit vjen prej emigrimit masiv, taksave të larta, vendosjes se TVSH për biznesin e vogël që sic vetë të dhënat e MF tregojnë nuk rezultoi në rënie informaliteti por vec mbyllje biznesesh si dhe perspektivës së keqe ekonomike dhe perceptimit negativ për ekonominë.
Kjo është vënë re që në 2013, kjo tendencë tregohej sa herë që qeveri ka ndërmarrë vendime klienteliste, sa herë ka rritur taksat për të pamundurt e ulur ato për të favorizuar një grup bizneseh, kjo është vënë re kur familjet filluan të konsumonin kursimet e tyre, kur u rritën tarifat e energjisë dhe të arsimit, kur buxheti i familjave ra! Fasada ka rënë kudo, dhe në ekonomi dhe ato 85% të shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar dhe këtë model qeverisje e këtë sistem të ngritur nga rilindja.
Ekonomia ka nevojë të marrë frymë me politika të qarta zhvillimi, me investime në arsim, infrastrukturë dhe bujqësi e mbi të gjitha me investime në kapitalin human e teknologji për ti dhënë një hov të ri një vendi që po zbrazet e po shteron, me një model ekonomik që ka në qendër zhvillimin e biznesit dhe jo rëndimin e tij! Shqiptarët meritojnë më shumë, dhe e treguan këtë me 30 qershor!
Kjo mazhorancë është e papërgjegjshme dhe me votimet e 30 qershorit tregoi që është një pakicë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve iu shmang farsës së saj, 85% e shqiptarëve i treguan qeverisë se vizioni i saj ekonomik është vizioni i pakicës, ndërsa qindra mijëra fletë votimi me dedikime ndaj qeverisë qenë shenjë se edhe administrata socialiste është kundër ?skllavërisë? moderne që po aplikon kjo mazhorancë./CNA.al
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka bërë një analiz...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish sot për dytën herë ...
Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë seancën ndaj ish-minist...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pasi Gjyk...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me mbledhjen e Kryes...
Në Gjykatën për Krimet e Rënda mbahet sot seanca gjyqësore n...
Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë, Luigi Soreca i ka ...
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo mbrëmjen e djeshme ka zbu...
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai i ka drejtuar n...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me Refo...
Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 50-vjeçar, i cili ishte shoallur në kërkim ndërkombëtar ...
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthejllime dhe shtim të...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe janë ne një lidhje do ndi...
Nga Mero BazeShqipëria po shkonte drejt 30 qershorit si flut...
Aktivisti Zirkon Disha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë të shpërndarë pë...
Gazetari hollandez Vincent Van Gerven Oei ka qenë pjesë e em...
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo i qenë prezent në studion...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...