46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai i ka drejtuar një mesazh Ina Nukës, pasi kjo e fundit u nderua nga kryeministri Rama me medalje e ?Ylli i Mirënjohjes Publike?.
Në një postim në rrjetet sociale, Mullai shkruan se ?Medalja për ty e akorduar nga Kryeministri, është një mesazh i qartë për të gjithë ne, në zbatimin e ligjit dhe respekt të qytetarëve.
Ke bërë gjënë më të mirë për veten, organizatën ku punon dhe shoqërinë ku bën pjesë.
Ndaj ti nuk je telenovelë, as 60 kolegët e tjerë të lënduar më pak se ti, por je dëshmi e gjallë e një punonjësi policie, model për komunitetin, je detyrim për të të pasur përherë në qendër të vëmëndjes, sepse mbështetja jote është inkurajim për të gjithë ne.?.
Postimi i plotë:
Yllin e Mirënjohjes Publike
22 Nëntor 2018, ditë e veçantë për mua, ditëlindja ime, ditëlindje që kam gati dy dekada që e festoj në punë, e kam festuar duke punuar, si ditë të zakonshme dhe për këtë s’më vjen aspak keq, pasi edhe gjatë një interviste që kam dhënë para një dekade në një gazetë kombëtare, e kam cilësuar Policinë si “Dashurinë time të parë”.
Por 22 Nëntori i 2018-tës ishte jo i gëzueshëm për mua, por shumë i dhimbshëm, pasi jo vetëm që e kalova në punë e protesta gjithë ditën, duke përjetuar sulmin me kapsolla e gurë mbi kolegët e mi, por dhimbja kulmoi me plagosjen e koleges, shoqes e mikes tonë Ina Nuka, gjatë protestës para parlamentit të Shqipërisë dhe statusin për ditlindjen time ia kushtova koleges tonë të nderuar.
Të jem i sinqertë deri atë ditë, Inën as nuk e njihja dhe për fat të keq e njoha nëpërmjet ekranit të televizorit, nga lotët, dhimbja dhe thirrjet e saj të pafajshme, e më pas në Spitalin Ushtarak, për t’i shprehur solidaritetin për ngjarjen gati tragjike për jetën e saj.
Çuditërisht edhe pse me njërën dorë, gishtat e së cilës pothuaj ishin këputur, pavarësisht dhimbjeve, Ina gjente forcë të falënderonte cilindo që i shkonte pranë për ta parë. Forca dhe kurajua e saj edhe pse vajzë e re (ne meshkujt shpesh i quajmë të dobëta), më bëri të ndihesha krenar por edhe më dhembi shumë në shpirt.
E ndoqa Inën gjatë gjithë kohës, duke ndarë dhimbjen me të, në luftën dhe përpjekjet e saj për të rikuperuar sadopak gishtat e dorës.
Kryeministri i Vendit, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë iu gjendën pranë, dhe falë ndërhyrjes së Kryeministrit të vendit dhe mbështetjes së Kryeministrit të Turqisë, Ina sot ka rikuperuar rreth 80 % të dëmtimit të gishtave të dorës.
Gjatë ditëve të luftës së saj me dhimbjen, në të gjitha gazetat dhe televizionet, Ina ishte lajm i ditës, aq sa u solidarizua shumica qytetarëve.
Kërkesa të shumta për ta bërë personazh, për intervista, për ta marrë si model të femrës në Polici, komente mbështetëse pafund (edhe kritikët nuk munguan).
E megjithatë erdhëm sot, në ditën kur Kryeministri Edi Rama i akordoi Inës, Yllin e Mirënjohjes Publike, me motivacionin: “Për shëmbullin e rrallë të përkushtimit në detyrë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme, për të mundësuar paprekshmërinë e vijimësisë së punës së institucioneve, në respekt të pacënueshmërisë së të drejtave themelore të qytetarëve dhe integritetit të tyre fizik”.
E nderuar Ina!
U ula të shkruaj, për dy arsye.
E para, të marrësh yllin e mirënjohjes publike, është shumë e rrallë dhe shumë privilegj i madh. Të paktë e marrin këtë medalje, rrallë fitohet mirënjohja e publikut, ndaj është vlerësim për ty e për gjithë organizatën tonë.
Dhe e dyta, sot ndryshe nga herët e tjera, pakkush e cilësoi si telenovelë, ca kush e cilësuan si përdorje të fatëkeqësisë tënde.
Ina, ti u gjymtove dhe rrezikove edhe jetën në punën tënde, në të drejtën tënde pa cënuar askënd e pa tejkaluar aspak kompetencat që të jep detyra dhe ligji.
Është detyrim madhor i drejtuesve tanë që të na mbështesin, jo vetëm në ditën e fatëkeqëisë, por në vijimësi dhe medalja sot ishte kuptimplotë.
Jemi me ty dhe duhet të jemi me të gjithë ata që respektojnë ligjin, respektojnë qytetarët, u shërbejnë atyre dhe respektojë liritë dhe të drejtat e tyre.
Ndaj sot medalja për ty e akorduar nga Kryeministri, është një mesazh i qartë për të gjithë ne, në zbatimin e ligjit dhe respekt të qytetarëve.
Ke bërë gjënë më të mirë për veten, organizatën ku punon dhe shoqërinë ku bën pjesë.
Ndaj ti nuk je telenovelë, as 60 kolegët e tjerë të lënduar më pak se ti, por je dëshmi e gjallë e një punonjësi policie, model për komunitetin, je detyrim për të të pasur përherë në qendër të vëmëndjes, sepse mbështetja jote është inkurajim për të gjithë ne.
Urime Ina në rrugën e vështirë por të bukur në shërbim të qytetarëve./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me Refo...
Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 50-vjeçar, i cili ishte shoallur në kërkim ndërkombëtar ...
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthejllime dhe shtim të...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe janë ne një lidhje do ndi...
Nga Mero BazeShqipëria po shkonte drejt 30 qershorit si flut...
Aktivisti Zirkon Disha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë të shpërndarë pë...
Gazetari hollandez Vincent Van Gerven Oei ka qenë pjesë e em...
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo i qenë prezent në studion...
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë i pran...
Analisti Agron Gjekmarkaj komentoi deklaratat e Presidentit ...
Edhe pse është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, ish ...
Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptar...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se 30 qershori ...
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, është përfshirë në një de...
Deputeti Kujtim Gjuzi, në një prononcim eksluziv për CNA.al ...
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shal...
Mbrëmjen e sotme një aksident ndodhi në hyrje të Shëngjinit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...