web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat/ Basha i ka "fituar" të gjitha

1 Korrik 2019, 08:56, Aktualitet CNA

Sot në 1 korrik mund të bëhet një analizë e plotë  e Lulzim Bashës, gjashtë vite në krye të PD-së, sepse ka një ngjashmëri të madhe midis zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe rizgjedhjes së Bashës, si kryetar i PD-së.

Ashtu sikundër Luli ngriu dy vite më parë kur u rizgjodh, ashtu dhe dje pas pesë mujash, Luli ringriu në zgjedhje, për t?i siguruar në tavolinë Edi Ramës dhe Rilindjes 61 mandate për kryetar bashkish të Shqipërisë.

Analiza është mjaft e thjeshtë dhe shifrat flasin vetë. Luli i ka ?fituar? të gjitha në këto gjashtë vite.

E mori Partinë Demokratike në vitin 2013 dhe pas tetë vitesh në pushtet të kësaj force politike, pas shumë bëmave, akuzave dhe zullumeve, me të paktën 680 mijë vota, me rreth 57 mandate, të cilat të përkthyera me pjesëmarrjen në 2017 apo atë trendin e djeshëm, janë jo pak, por mbi 60 mandate.

Në fakt në 2017, në PD mori vetëm 450 mijë vota së bashku me aleatët, duke katandisur në 42 mandate.

Duke e krahasuar këtë shifër me zgjedhjet lokale të 2015-ës. Pra, 2017-ën me 2015-ën,  pavarësisht se janë në trende të ndryshme, PD ka rreth 504 mijë vota. Janë rreth 180 mijë më pak se në 2013. Dhe në 2017 ka rreth 50 mijë më pak, pra rreth 450 mijë vota. E në rast se do të ishte dje në zgjedhje, sërish do të kishte më pak vota dhe vështirë se do të kishte fituar 15 bashki, ashtu sikurse fitoi në 2015-ën.

Pra, me gabimet e tij, ai ka sjellë dhe ?fitoret? e tij.

Së pari, duke mos marrë pjesë në Reformën Administrative dhe duke u sjellë si një kalama kokëfortë, Lulzim Basha i dha mundësi Edi Ramës të hartojë një hartë elektorale e gjitha në funksion zgjedhor për socialistët.

Dje, ka bërë ?vetëvrasjen? e dytë. Kjo ?vetëvrasje? i dha Edi Ramës në tavolin 61 bashki, për të qënë më i garantuar se kurrë dhe më i sigurtë për zgjedhjet e 2021. Mandatet dhe pjesëmarrja të përkthyera dhe lexuara si proces i zgjedhjeve parlamentare, do të ishin të paktën 73 të tilla, nëse do të votohej politikisht, ashtu sikundër u pa në zgjehdjet e djeshme.

Pra, në qoftë se do të kishim zgjedhje për Kuvend, socialistët do të kishin sërish 73-74 mandate deputetësh në të gjithë Shqipërinë, sepse procesi i djeshëm i votimit ishte totalisht politik, me gjithë bojkotin e bërë nga opozita.

Nga ana tjetër, ?fitoret? e Lulit, me shifrat e mësipërme dhe rezultatin e djeshëm, tregojnë se PD-ja po shkon në një rrugë pa krye, e cila filloi në 2013-ën me zgjedhjen e tij dhe duket se nuk po ndalet.

Në gjashtë vite, megjithëse po shkon drejt përgjysmimit elektoral, të forcës më të madhe politike në vend, e themeluar rreth 30 vite më parë nga studentët, të katandisë afërsisht me votat e LSI-së, e cila edhe ajo nga ana e saj duket se ka një rrudhje të madhe.

Ka një rritje të shtresës që nuk votojnë, pra një ulje të numrit të votuesve për opozitën, ndërsa socialistët vazhdojnë të lundrojnë në ujërat e tyre.

Prandaj, të gjitha ?fitoret? e mësipërme të Lulzim Bashës, 2013, 2015, 2017 apo dje, tregojnë mjaft mirë sesa i zoti është kreu i PD-së, cilat janë kapacitetet e tij në politikë dhe aftësitë e tij për të prodhuar besim tek shqiptarët, për të marrë mbështetjen e tyre. Por duket se keq e më keq do jetë dhe me një rënie të vazhdueshme dhe të pandalshme.

Dje mori një leksion të mirë nga qytetarët, të cilën kërkoi ta shiste si fitoren e tij. Ashtu siç shpalli fitoren në zgjedhjet e 2017-ës, pas çadrës dhe marrëveshjes me Edi Ramën, ashtu si dhe shpalli fitoren në 2015-ën. Ndryshe nga gjithë historia e Partisë Demokratike, rezultati i sotëm është një dhe vetëm një, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjitha pushtetet tek Edi Rama dhe tani demokratët duhet të kënaqen vetëm me disa kryepleq fshatrash, pasi nuk kanë asnjë kontroll mbi pushtetin vendor, apo mbi pushtetin legjislativ.

Në fakt, kanë një përfaqësues që është Avokatja e Popullit, avokatja e familjes së Lulit, e cila është ?qershia? mbi tortën e ?fitoreve? të Lulzim Bashës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga