Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Me vendimin numër 62 që mban datën 3 Tetor 2018, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryesuese, Suela Zhegu anëtare dhe Pamela Qirko Relatore, vendosi që të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Aadministrtaive të Apelit, Tiranë Artur Malaj.
Por vetëm dy muaj vonë, referuar një rekomandimi të ONM, Komisioneri Publik, ankimoi vendimin e KPK -së për Malajn.
Shkak për këtë ankimim, është bërë pasuria.
Në fakt, për pasuri të dyshimtë kishte vënë alarmin edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Por, KPK, pavarësisht fakteve që ka ofruar DSIK e ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Malaj.
Nuk është hera e parë që KPK përfshihet në skandal dhe konfirmon në detyrë subjekte me pasuri të dyshimtë, apo me lidhje kriminale.
CNA.al ka siguruar ekskluzivisht, raportin me numër 4857, të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Në raportin e DSIK thuhet se Malaj në kohën që ka drejtuar Gjykatën e Vlorës, ka dhënë vendime gjyqësore, kundrejt shpërblimeve në euro dhe para.
Gjithashtu ai ka shfrytëzuar detyrën që ka pasur për të përfituar pasuri të patundshme.
Gjatë periudhës, që Malaj ushtronte detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet se ka ulur dënimin për shtetasin A.Z., kundrejt një shume eurosh.
Gjithashtu Malaj rezulton se ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt një shume lekësh dhënë nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. D. L. Çështja është gjykuar nga Artur Malaj pa short.
Po, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodina Gjyzaj, gjyqtare pranë gjykatës së Vlorës. Zonja në fjalë ka marrë pa short çështjen civile nr.402 datë 17.07.1997 dhe dyshohet të ketë zvarritur gjykimin.
Gjyqtarja Klodiana Gjyzaj, në dhënien e vendimit civil me nr 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Vlorës Artur Malaj jep në pronësi, me parashkrim fitues një pronë publike në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i Artur Malajt.
Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një pronë, (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës.
Pas verifikimeve të kryera në vazhdimësi nga institucionet verifikuese rezulton gjithashtu se shumat monetare që Malaj kërkonte për favoret gjyqësore dorëzoheshin disa ditë përpara se të jepeshin vendimet përfundimtare gjyqësore, me qëllim favorizimin e tyre.
Shumat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në fushën e ndërtimit në emër të personave të tretë.
“Në konfirmim të konstatimit për papërshtatshmëri në vijimin e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit Z. Artur Malaj, gjykojmë të merren parasysh elementët që evidentojnë përfshirjen e tij në veprimtari korruptive, pasi në frymën kundër ? korrupsion të ligjit 84/2016, vlerësohet se integriteti profesional është përcaktues për pastërtinë e flgurës së subjekteve të rivlerësimit”, i sugjeron DSIK, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas DSIK, situata pasqyron korrupsionin sistematik në vetë sistemin e drejtësisë, ku në rastin në fjalë përfshihen në veprime korruptive dy gjyqtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkelje të detyrës dhe nëpërmjet personave të tretë. Kjo veprimtari e paligjshme i përmbahet përcaktimit të pikës 8 të nenit 3 të ligjit 84/2016, ku perfshihen veprat penale të nenit 75/a të Kodit të Procedures Penale i organizuar, trafilcimi dhe korrupsioni”.
Informacionet që disponohen në ngarkim të Z. Artur Hamdi Malaj për veprimtari korruptive, evidentojnë rrethanat e konstatimit të faktit se ekziston kontakt i papërshtatshëm, sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, në formën e talcimit të qëllimshëm, në papajtueshmëri të plotë me ushtrimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit.
“Në këndvështrimin e përgjithshërn të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për atë vetë si funksionar publik, apo për persona të lidhur me të, duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, vlerësojmë se cënohet pastërtia e figurës së subjektit në fjalë dhe shkalla e besueslunërisë së tij.
Në përfundim vlerësohet se, veprimtaria korruptive e subjektit të rivlerësimit cënon drejtpërdrejt pastërtinë e figurës, çfarë përmbush plotësisht përcaktimin e germës c të nenit 37, të ligjit 84/2016, ku z. Artur Malaj vlerësobet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale
Grupi i Punës konfirmon konstatimin pir papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivIerësimit Z. Artur Hamdi Malaj”, thuhet në raportin e DSIK.
Aktualisht çështja e Malajt është në Kolegjin e Posaçësm të Apelimit, por data e seancës nuk është caktuar ende.
Trupi gjykues i KPA që do të hetojë Malajn përbëhet, kryesuesja Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe anëtarët, Ina Rama, Natasha Mulaj e Ardian Hajdari./CNA.al
Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri
“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët
Vettingu/ Gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho foli sot l...
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime me ...
Shqipëria vitet e fundit është përballur me eksodin e mjekëv...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përsëri me një deklaratë për...
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, nuk është nd...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka k...
Braziliani i Luftëtarit, Xhekson është një nga lojtarët që k...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë nisur ...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot me kreun e PD Lu...
Ministrja e rasimit nëj ditë më parë ka bërë thirrje kandid...
Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë t...
Këto janë disa nga titujt e faqeve të para të shtypit për di...
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cil...
Dashi Mos mendoni rreth planeve të pamundura, pasi mund të v...
Mbrëmjen e sotme ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar...
Pas qepjes së pantallonave tek ai, kur ishte i ri, Kujtim Gj...
Kishte një shans që Lulzim Basha të mos i përgjigjej Edi Ram...
Nëse Edi Rama po lufton verbalisht me opozitën kundër dhunës...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas insistimit të gazetarëve ...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur rreth akuzave të tij...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...