Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Në prag të publikimit të progres-raportit të BE-së po shtohen gjasat që vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në vjeshtë.
Në Gjermani kanë dalë në pah kohët e fundit dallimet mes Partisë Socialdemokrate dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial. Grindja e dy partive më të mëdha në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) ka të bëjë me datën e votimit për çeljen e negociatave. Ndërsa socialdemokratët kërkojnë që votimi të bëhet sa më shpejt, pra, menjëherë pas publikimit të progres-raporteve të dy vendeve, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial e ka caktuar datën e vendimit për 23 shtator.
Një datë, me të cilën, ministri i shtetit Michael Roth, që është përfaqësuesi më i flaktë i qeverisë gjermane pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është dakord. Siç e tha edhe një intervistë me Deutsche Welle-n, ai mendon se ka ardhur koha që BE-ja të mbajë premtimin e dhënë një vit më parë ndaj këtyre dy vendeve dhe të japë dritën e gjelbër për negociatat qysh në qershor.
Por edhe pse Michael Roth është përfaqësues i ekzekutivit, nuk mund të thuhet ende me siguri nëse ky është qëndrimi përfundimtar i qeverisë gjermane. Kancelarja Angela Merkel nuk e ka shprehur akoma mendimin e saj për këtë çështje. Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, i pyetur para do kohësh në konferencën e rregullt të shtypit, tha se ?vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit?. Por sipas ligjit, qeveria gjermane duhet të marrë parasysh edhe mendimin e Bundestagut para se të formulojë qëndrimin e saj për Këshillin e BE-së në qershor të këtij viti.
Shumica e Bundestagut pro anëtarësimit të Ballkanit në BE
Që shumica e Bundestagut është pro perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në BE, kjo u vu re edhe nga një debat që u zhvillua para ca kohësh (9 maj) në plenum, kur Bundestagut iu desh të merrej me një kërkesë të partisë populiste djathtiste Alternativë për Gjermaninë (AfD). Partia në fjalë kërkonte që Ballkanit Perëndimor të mos i ofrohej anëtarësim, por vetëm ?partneritet i privilegjuar?.
Siegbert Droese, folës i grupit parlamentar të AfD-së për çështje të jashtme, tha se sidomos në rastin e Ballkanit Perëndimor, BE-ja duhej ?të ndërgjegjësohej për prejardhjen e saj si një bashkësi ekonomike? dhe të orientohej në ekspertizën ekonomike?. Sipas AfD-së, Ballkani nuk i sjell asnjë përfitim ekonomik tregut evropian.?
Kërkesa e AfD-së tani është duke u shqyrtuar nga komisionet përkatëse, por në bazë të deklaratave të deputetëve mund të thuhet se këtë propozim nuk e mbështet asnjë parti e Bundestagut. ?E Majta? është në përgjithësi kritike ndaj politikës së BE-së në Ballkan dhe për pasojë edhe kundër negociatave. Sevdim Dagdelen, deputetja e kësaj partie, e akuzoi BE-në se e trajton Ballkanin si ?shesh konfliktesh ndërmjet fuqive të mëdha? dhe jo si ?partner me të drejta të barabarta?.
Katër partitë e tjera të përfaqësuara në parlamentin gjerman janë më të moderuara dhe për pasojë pro çeljes së negociatave, edhe pse kanë përfytyrime të ndryshime përsa i përket momentit të nisjes së negociatave dhe shpejtësisë së zhvillimit të tyre.
Liberalët janë më neutralët në këtë pikë dhe nuk hyjnë në debatin se kur duhen çelur negociatat: Thomas Hacker, deputeti i kësaj partie, lavdëroi arritjet e Shqipërisë në procesin e Vetingut: Fakti që mbi 100 gjyqtarë janë kualifikuar, do të thotë se kjo reformë nuk është një tigër pa dhëmbë,? tha ai duke shtuar se ?kjo dëshirë për reforma duhet marrë seriozisht?.
Të Gjelbrit, partia më e vogël opozitare, por që sipas sondazheve të deritanishme, pritet të pësojnë rritje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë gjithashtu, sikurse edhe ministri Roth, ndër përfaqësuesit më të flaktë të çeljes së negociatave: ?Besueshmëria e BE-së është e lidhur me mundësinë faktike për të bërë hapa drejt Evropës?, tha raportuesi i kësaj partie për Ballkanin, Manuel Sarrazin. ?Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë qysh brenda këtij viti do të jetë prova e lakmusit?, tha Sarrazin.
Veç të Gjelbërve, ministri gjerman i shtetit gëzon edhe mbështetjen e kolegëve të partisë së tij, socialdemokratët, të cilët, siç i tha DW-së, në një intervistë raportuesi i kësaj partie për Ballkanin Perëndimor, Metin Hakverdi, janë për një trajtim njëherazi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Skeptik ndaj rekomandimit të Komisionit
Këtë e kundërshton Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial, grupi parlamentar i të cilit është më i madhi në Bundestag: Siç mësoi Deutsche Welle pranë qarqeve të këtij Unioni, ai është marrë vesh brenda vetes që kjo temë të trajohet më 23 shtator, pra, jo në qershor.
Argumenti zyrtar, të cilin e përdori gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në fund të prillit edhe zëvendëskryetari i këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, dhe që ai e tha edhe në një intervistë me Deutsche Wellen është mungesa e kohës për të shqyrtuar me kujdes progres-raportet që do të dalin më 29 maj.
Komisioneri Johannes Hahn ishte javën e kaluar personalisht në Berlin, por nuk arriti t?i bindte kolegët e CDU/CSU-së që ta ndryshonin mendimin, duke marrë parsysh rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave qysh në qershor që pritet të jetë si rezultat i raportit. Deputetët konservatorë gjermanë janë në përgjithësi skeptikë ndaj rekomandimeve të komisionit. Sipas tyre, rekomandimet e zbukurojnë gjendjen objektive që pasqyrohet në raporte. Prandaj edhe deputetët e CDU/CSU-së kërkojnë më shumë kohë për t?i mbledhur të gjitha faktet, që përmban raporti i Komisionit dhe për të nxjerrë konkluzionet, bëhet e ditur nga qarqet e CDU/CSU në Berlin. Të njëjtat burime nuk e përjashtojnë mundësinë që, ndërsa Maqedonia e Veriut të marrë një ?po? të plotë, Shqipërisë t?i formulohen disa kushte, që duhen plotësuar deri sa të çelet kapitulli i parë i negociatave. Edhe komisioneri i zgjerimit la të nënkuptojë në një intervistë me DW se Maqedonia e Veriut nuk mund të penalizohet, për shkak të Shqipërisë.
Koordinim me Francën
Siç ka ndodhur edhe më parë, deputetët gjermanë të partisë CDU/CSU, pritet ta formulojnë mendimin e tyre edhe pasi të jenë konsultuar më parë me Francën. E kjo është shumë skeptike sidomos ndaj Shqipërisë, bëjnë të ditur, burime të DW në Bruksel. Në parim, Franca, sikurse edhe Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial në Gjermani, duan që njëherë të bëhet konsolidimi i brendshëm i BE-së, e më pas zgjerimi. Po ashtu Franca e sheh zgjerimin si një çështje të brendshme të BE-së, e jo si çështje të jashtme e të sigurisë. Kjo u vu re edhe në Samitin e Berlinit, ku me insistimin e presidentit Macron, zgjerimi nuk u tematizua dhe nuk u ofrua si instrument për zgjidhjen e problemeve në rajon. ?Franca është për negociata të shkurtra e efektive, në mënyrë që shtetet aspiruese të jenë më të përgatitura, kur të hyjnë në negociata?, iu tha DW-së nga qarqe diplomatike në Bruksel.
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila së paku ka arritur të fitojë pikë me arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë dhe shmangien e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke u bërë kështu edhe vendi i vetëm në rajon pa konflikte me fqinjët, Shqipëria, në sytë e Francës, ka humbur pikë, thonë diplomatët. Kjo, së pari, për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve nga ky vend. Sipas statistikave të Eurostatit, në vitin 2018 Shqipëria ishte vendi i dytë i prejardhjes së azilkërkuesve në Francë, me 9600 azilkërkues, pas Afganistanit (10 270).
Së dyti, për shkak të ?imazhit të keq? të krijuar nga kontrolli i tregjeve ilegale në Evropë dhe lidhjet e ?mafies shqiptare? me trafikime, bëjnë të ditur burimet diplomatike. Kjo është një gjë të cilën Maqedonia Veriore nuk e ka. Prandaj edhe qarqet diplomatike nga Brukseli, thonë se, nëse vjen deri te ndonjë vendim i negociuar politikisht, atëherë çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë më e mundshme se ajo me Shqipërinë./DW/
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur mbi raporti...
Massimo Rosa, që ishte pjesë e turit çiklistik italian në to...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një takim m...
Nga Arian Galdini – Është po i njëjti njeri që nga Elbasani ...
Dy persoan janë arrestuar nga policia greke, për trafik drog...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi posht...
Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugo...
Delegacioni i Misionit të OSBE-ODIHR për vezhgimin e zgjedhj...
Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar këtë të enjte në kufi...
Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk duhet të kishte Parlament. Kësht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë....
Prej disa ditësh CNA.al është angazhuar seriozisht edhe e ve...
Dosja voluminoze “978″ , një pjesë e së cilës tashmë është ...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Shqip...
Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David W...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-ligjin për trajtim ...
Në një intervistë për Deusche Welle ish-ministri gjerman Ch...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...