Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me përjashtimin nga gara në Berat të kandidatit Pavllo Shkarpa, nga ana e KQZ me argumentin se u regjistrua me vonesë.
Patozi shkruan se nuk mund të jetë kurrësesi rastësi që kandidatët tanë po sulmohen njëkohësisht nga të dy partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëse për krizën e sotme që kalon Shqipëria.
Postimi i plotë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dominuar nga përfaqësuesit e shumicës rrëzoi sot në mënyrë arbitrare kandidatin e BINDJES DEMOKRATIKE në Berat, zotin Pavllo Shkarpa, duke i hapur rrugën zgjedhjeve me një kandidat të vetëm në atë bashki. KQZ, e cila votoi si rrallë herë me unanimitet ishte sot shumë e vendosur për ta ndëshkuar kandidatin tonë, ndonëse në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit.
Argumenti i përdorur prej anëtarëve socialistë të KQZ, sipas të cilit zoti Shkarpa është regjistruar me vonesë në gjendjen civile të Beratit, nuk gjendet asgjëkundi në Kodin Zgjedhor apo në kushtetutën e vendit.
Vendimi absurd, që ngjante dukshëm si i paracaktuar, e çon në dy numrin e kandidatëve të BINDJES DEMOKRATIKE të përjashtuar nga gara prej qeverisë.
Disa ditë më parë kandidati ynë për Skraparin, zoti Devi Hebibasi, u tërhoq fare papritur nga kandidimi, pasi u ndje i kërcënuar nga përfaqësuesit e Rilindjes atje. Vlen të theksohet se të dy kandidatët tanë të rrëzuar nga njerëzit e qeverisë i përkasin të njëjtit qark.
Vendimi i sotëm pason dorëheqjen e dy kandidatëve tanë në Lezhë e Kavajë, të cilët e morën vendimin të ndikuar dukshëm nga presioni i Partisë Demokratike. Dhe tashmë mund të flitet për një barazim të plotë mes “Rilindjes” dhe “Republikës së Re” në raport me gjuetinë ndaj kandidatëve tanë.
E ndodhur në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE deklaron se është e vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së saj ligjore për të garuar me kandidatin e saj në Berat. Ndërkohë, ajo paralajmëron qeverinë që të heqë dorë nga këto goditje të ulëta ndaj njerëzve të saj, sidomos në qarkun e Beratit.
Nuk mund të jetë kurrësesi rastësi që kandidatët tanë po sulmohen njëkohësisht nga të dy partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëse për krizën e sotme që kalon Shqipëria.
BINDJA DEMOKRATIKE fton partnerët tanë që janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri që të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre që procesi të mos cënohet më tej, nga brutaliteti i qeverisë dhe i atyre që kërcënojnë të prishin zgjedhjet
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ...
Përveçse po shijon pushimet luksoze krah bashkëshortit të sa...
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, ka njoftuar ...
Babai i këngëtarit Alban Skënderaj ka treguar për publikun m...
Qendra e Shërbimeve Arsimore, së fundmi ka shpërndarë në sh...
Gjykata e Krimeve të Rënda sot është përfshirë nga një debat...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar skandalin e një...
Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit E...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur sot për mediat duke bë...
Akademiku Artan Fuga në një postim në rrjetet sociale ka sht...
Policia ka arrestuar një person i cili është përfshirë në nj...
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me letr...
Kryetari i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj replikoi nd...
Policia arrestoi para disa ditësh dy punonjës të aeroportit ...
Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvend...
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij ...
PD dhe LSI kanë kërkaur së fundmi që të kenë komisionerë në ...
Kreu i Grupi Parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë fjal...
Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit nuk kurseu edhe kriti...
Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot një letër të dytë në dr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...