web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimet e Komunizmit/ Murrizi: Dosjet të hapen për politikën

23 Maj 2019, 09:29, Aktualitet CNA

Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet tema e krimeve të Komunizmit kërkoi nga Instituti që shqiptarët të njihen me historinë.

Sipas Murrizit, Shqipëria nuk ka pasur 28 mijë dëshmorë siçështë raportuar por shqiptarët po lexojnë historinë e fituesve.

Më tej deputeti Murrizi pyetjes 28 apo 29-ta iu përgjigj se të dyja palët e festojnë me 5 Maj pasi të gjithë kanë qenë komunista.

?Kam lexuar raportin tuaj prej 74 faqesh dhe ajo që është në ligjin kundër krimit të komunizmity kanë bërë një ligj hipokrit. Unë do të doja nga instituti si ish student i dhjetorit, si njeri që smë lidh asgjë me krimet e komunizmit. Do të doja nga instituti që shqiptarët të mos lexonin historinë e fituesve nga ata që e pushtuan Shqipërinë në vitin 1944 dhe pushkatuan mbi 5700 njerëz. Sot 29 vite post komunizëm fëmijët mësojnë se janë 28 mijë dëshmorë ndërsa 417 gjermanë edhe italianë atëherë këto qenkan spurdhiakë. Këto shkojnë në varreza me 5 maj se të gjithë komunista kanë qenë si andej si këtej. Dosjet duhet të happen për politikën?,-tha Murrizi./CNA.al





Lajmet e fundit nga