web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Demokratët surprizojnë Lulzim Bashën

22 Maj 2019, 16:38, Aktualitet CNA

Drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një videoje të drejtëpërdrejtë të postuar në rrjetet sociale ka bërë me dije vizitën e tij në qytetin e Durrësit ku pritet të antarësohen rreth 200 të rinj në PD.

Gjatë rrugës së tij për në qytetin e Durrësit simpatizantët e PD-së, i kanë rezervuar një surprizë në zonën e Maminasit, ku kanë dalë ta presin me makina dhe me flamuj të PD-së.

?E jashtëzakonshme, karvani i makinave nga Durrësi ka ardhur të më presë deri në Maminas.?,-tha Basha i cili i është rikthyer aventuarave të videove nga makina. /CNA.al





Lajmet e fundit nga