Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka bërë një analizë ku ka trajtuar gjërësisht situatën politike në Shqipëri.
Sipas Ngjelës, kriza politike në Shqipëri nuk është e re pasi ajo është ekzistente që prej vitit 1993.
Avokati ka akuzuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën se, në tre vitet e fundit, ka penguar Gjykatën Kushtetuese por thekson se tashmë situata në Shqipëri është marrë në dorë nga ekspertiza amerikane.
Postimi i plotë:
Shqipëria sot ka rënë në një konflikt verbal të një niveli i cili është shumë vulgar si cilësi, dhe shumë i vjetër si politikë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është mesjetare, prandaj i ka dhënë politikës një karakter agresiv që është në fakt një natyrë realisht krejt mesjetare. Liderët e opozitës joparlamentare nuk artikulojnë dot politikisht asnjë ide, dhe kuptohet se janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, e cila drejtohet nga amerikanët. Por këtu fillon realisht konflikti. Korrupsioni i lartë shqiptar kërkon destabilizim, por edhe Moska në konflikt me Amerikën në Ballkanin Perëndimor kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Në Shqipëri sot po bashkohet terorrizmi alla stalinian rus me ligësinë mesjetare orientale alla hoxhiste në Tiranë. I gjithë verbi Berisha -Basha është brenda shkollës orientale Hoxha.
Prova e padiskutueshme e kësaj është përdorimi në gjuhën politike tërësinë e fjalorit patologjik të absolutizmit mesjetar, njëlloj si Enver Hoxha.
Në fakt, në Shqipëri, sistemi komunist në 45 vjet s’ka qenë gjë tjetër veçse një absolutizëm mesjetar i një individi që krijoi dhe arriti në caqet e një terrorizmi shtetëror. Por kjo, siç duket, ka dhënë refleksin e vet historik në klasën aktuale politike, të trembur nga Reforma në Drejtësi.
Në këtë rast duhet theksuar se edhe gjuha agresive e Enver Hoxhës dhe taborit të tij, refleks i frikës së tij ka qenë, një frikë kjo që atij i vinte nga mundësia e ndëshkimit për krimet që kishte kryer kundrejt shoqërisë shqiptare.
ll.
Si do të zgjidhet në Shqipëri ky konflikti aktual verbal?
Duhet të analizojmë që në fillim pyetjen: A ka ndërkohë një krizë të re në Shqipëri?
Jo, nuk ka krizë të re. Shqipëria është në krizë zhvillimi që nga viti 1993. Kjo krizë është drejtuar nga lidërshipë të cilët, jo vetëm kanë qenë të paaftë për të kuptuar zhvillimin e një kombi dhe shteti, por shumica e tyre kanë luajtur kundër interesit kombëtar.
Çdo përmbysje dihet se si rregull sjell shrregullim mendor të qeverisjejeve pasardhëse. Shqipërisë, në vitin 1991, iu desh që të hynte në demokracinë liberale, me qeveri të një konservatorizmi politik mesjetar, si pasojë e përmbysjes së komunizmit në një krah dhe padurimit të shoqërisë për të goditur diktaturën komuniste, në krahun tjetër.
Çfarë është konservatorizmi politik mesjetar?
Me konservatorizëm politik mesjetar duhet kuptuar gjithmonë karakteri absolut i qeverisjes, nga kryeministra apo nga presidentë që nuk pranojnë ligjin demokratik të sistemit, sepse ky nuk i lejon që të qeverisin në absolutizëm. Këta tipa kanë frikë nga përgjegjësia në qeverisje, dhe prandaj duke pasur një ndërtim psikik konservativ mesjetar për politikën, i drejtohen arbitrarizmit mesjetar. Dihet se arbitrarizmi mesjetar vjen me bazë konservatore mesjetare e cila ka qenë e ndërtuar nga mospranimi i lirisë së individit.
Këtu në fakt fillon edhe kritika e krizës së qeverisjes shqiptare në mbi 25 vjet. Kjo krizë, e thënë më qartë, është dhunimi i sistemit politik kushtetues që duhet të garantojë liritë e individit, dhe ky dhunim është ushtruar nëpërmjet absolutizmit mesjetar të njëshit partiak. Këtë njësh partiak të qeverisjes, e kanë dhënë dy parti populiste, PS dhe PD, që prodhuan vetëm liderë absolutistë, pa ide, të sëmurë nga sindromi i pushtetit absolut dhe shpesh e më shpesh edhe shumë të korruptuar.
Duhet të theksojmë se vetë absolutizmi është korrupsion që errëson sistemin politik, mbasi këtë sistem e kthen të gjithin në funksion të arbitrarizmit.
Pushtetet personalë janë gjithmonë arbitrarë prandaj çdo shoqëri që vuan nga arbitrarizmi joligjor duhet ta dijë se që të kthehet te ligji dhe në sistemin demokratik për liritë e individit, duhet të mos pranojë absolutizmin e pushtetit të një individi. Pikërisht në këtë pikë duhet të fillojë dhe vetë Reforma në Shqipëri.
Ill.
Tani në Shqipëri ka filluar Reforma në Drejtësi të cilën e ka drejtuar politika amerikane. Kjo reformë është një studim i thellë dhe realist i cili strukturon, konstitucionalisht në fillim, dhe ligjërisht më pas, të gjithë ecurinë proceduriale të eliminimit të korrupsionit në rrethet e larta të qeverisjes shqiptare në dhjetë vjetët e fundit.
Struktura juridike e kësaj Reforme është gati në perfeksion, sepse këtu janë mbyllur të gjitha mundësitë e devijimit shpëtues për korrupsionin e lartë.
Është parashikuar në kushtetutën e re ngritja e dy instituteve antikorrupsion: Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.
Korrupsioni qeveritar i të dy krahëve ka dy vjet që lufton kundër ngritjes së tyre, por lodhen kot. Ato do të ngrihen, sepse në të kundërt dështon politika amerikane në Shqipëri, gjë që është e pamundur të ndodhë.
Është ndërtuar dhe ka filluar emërimi i personeleve të hetimit, është në fund mbushja e Prokurorisë së Posaçme dhe ka filluar edhe strukturimi i emërimit të Gjykatës së Posaçme. Gjithçka do të përqëndrohet te Prokuroria e Posaçme dhe të Gjykata e Posaçme, dy institucionet që do të merren me proceset penale të ngritura kundër nivelit të lartë qeveritar dhe krimit të organizuar.
Pikërisht këtu nis në fakt procesi i shpërbërjes së absolutizmit korruptiv, sepse kjo reformë merr përsipër që të godasë përfundimisht liderët politikë të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, duke shkatërruar përfundimisht absolutizmin mesjetar shqiptar dhe duke vendosur forcën e ligjit.
E gjithë Reforma është e strukturuar saktësisht në Kushtetutën e Shqipërisë, e miratuar në vitin 2016. Në këta tre vjet në fakt Kushtetuta është bllokuar në Parlament nga Partia Demokratike, por gjithsesi ajo ka ecur duke u mbështetur edhe te forca që ka ushtruar politika amerikane ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.
Ndërkohë korpusi ligjor i Reformës ka përfunduar. Ajo është drejt fillimit të funksionimit goditës të liderëve të korruptuar. Çdo përpjekje e tyre kundër reformës me mjete populiste është e kotë.
Po ndihma ruse kundrejt korrupsionit rezistent? Asgjë. Është një ‘pesë me hiç’. Gjendja në Shqipëri kontrollohet qartësisht nga ekspertiza amerikane. Por shprehja më e goditur e politikës amerikane për këtë rast është ajo që tha zyrtari i lartë amerikan, Palmer, në Tiranë që “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”…/CNA.al
Një 57 vjeçari me iniciale XH.S., i është sekuestruar rreth ...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka foli rreth vendimit të op...
Kreu i PDK-së Nard Ndoka foli rreth sistemi të drejtësisë në...
Ditën e sotme një grup studentësh protestuan përballë minist...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1 Ylli Manjkani n...
Ish deputeti Eduart Ndocaj i njohur si Kaubojsi do të garojë...
Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale ka zb...
Një 15 vjeçare nga zona Mbrostar Ura në Fier është denoncuar...
Ori Nebijaj, moderatorja e emisionit të mëngjesit “Wake up” ...
Pas deklaratave të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borc...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Nj...
Rezart Veleshnja, i njohur si aktori i Portokallisë është kt...
Ditën e sotme kemi hyrë “zyrtarisht” në shenjën e Binjakëve...
Bujar Leskaj që prej ditës së djeshme, duke konsumuar një ta...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje Fredi B...
Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi njihet për fotot e...
Moderatorja e njohur shqiptare Albana Osmani, prej disa vite...
Moderatorja e emisionit “Why Not”, Roza Lati është shumë e ...
E njohur si “armikja” e Taynës, reperja shqiptare Melinda Ad...
Gjykata për Krime të Rënda ka caktaur sot masën e sigurisë “...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...