web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinë mijëra euro me qira dhe dhurata nga halla/ Gjyqtarja e Shullazit, e pastreha me miliona

21 Maj 2019, 09:56, Aktualitet CNA

Emiliano Shullazi dhe grupi i tij janë tmerrri i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Skandali që ndodhi vitin e kaluar me Prokurorinë e Krimeve të rënda u zhvendos tek Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

U dha pretenca, u dha vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe pasi çështja kaloi në Apel u bllokua.

Gjyqtarja Saida Dollani u tërhoq nga trupi gjykues. Në media u raportua se ajo ishte marrë në mbrojtje nga policia. Mirëpo askush nuk e konfirmoi, nëse ishte një blof i gjyqtares, apo vërtet ishte kërcënuar për rastin Shullazi.

Në këtë amulli seanca për Shullazin në Apel u shty disa herë pasi edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ishte në gjendje të caktonte një gjyqtar për të plotësuar trupën gjykuese.

Pas shumë zvarritjes, dje KLGJ u kujtua që ta caktonte gjyqtaren Valdete Hoxha, në trupin gjykues, për të shqyrtuar rastin Shullazi.

CNA.al bëri një vëzhgim si në aspektin profesional dhe atë pasuror të gjyqtares Hoxha dhe suprizat janë të shumta.

Nga e pastrehë që ishte, pra koha kur jetonte me qira, ajo ka rritur të bëhet milionere, sipas asaj që ka deklaruar.

Në vitin 2003, pra në deklarimin fillestar ajo thotë se ka qenë në banesë me qira. Deri në vitin 2005 ajo ka jetuar me qira, ndërsa në vitin 2006 ajo thotë se ka nënshkruar një kontratë huapërdorimi për një pasurie të paluajtshme,(shtëpia ku banon pa shpërblim), sipas kontratës dt. 09.08.2006.

Një vit më vonë, në  2007, ajo ka blerë një apartament 1+1 me sipërfaqe 63 m2 në Tiranë, në shumën 2 000 000 lekë. Apartamenti ka edhe një shtesë pa leje, të paregjistruar me sipërfaqe 62 m2.

Në vitin 2008, nuk ka shtim të pasurisë, por në 2009 bashkëshorti i saj rezulton me tre paga. Bashkëshorti, Asim Hoxha ka të ardhura nga paga (ZVRPP) Tiranë, 558 000 lekë,  të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm (UPT) dhe si anëtar i Bordit të Inkubatorit të Biznesit, Shkodër, 35 000 lekë.

Në vitin 2010, nuk ka ndonjë lëvizje pasurore, ndërsa në vitin 2011, ajo deklaron se ka nënshkruar një kontratë për marrjen me qira financiare në dt. 25.07.2011 të një makine tip ‘Ford Fokus’ me vlerë 14 000 euro, normë interesi 8 % ose 1 202 euro. 7 000 euro, deklaron se janë paguar dhe 7 000 euro është detyrimi që duhet të shlyhet sipas qirasë financiare për 4 vite.

Në vitin 2012, gjyqtarja e Apelit deklaron dhuratat. Sipas saj, vajza, Siva Hoxha, ka marrë dhuratë nga halla 2 000 dollarë, dhe 1 500 dollarë, një herë tjetër.

Ndërkaq deklaron se ka marrë hua për studimet e vajzës në Kanada në shumën 11 487.92 CAD (dollarë kanadezë). Po në vitin 2012 ajo ka paguar edhe qiranë e makinës në shumën 2 050 euro.

Në vitin 2013, nuk ka shtim të pasurisë, ndërsa në vitin 2014 thotë se bashkëshorti ka marrë dy paga në hipotekë. Bashkëshorti, të ardhura nga paga si specialist hartograf pranë ZVRPP, Tiranë, (janar – korrik), 390 053 lekë si dhe  të ardhura nga paga si specialist pranë ZQRPP, Tiranë, (gusht – dhjetor), 328 912 lekë. Ndërsa për vajza, të ardhura nga puna gjatë verës në Universitetin “Alberta”, në Kanada, në shumën 5 568 dollarë.

Në vitin  2015 deklaron patundshmëri si trashëgimi. Bashkëshorti, deklaron se është, pronar i 1 e 8 pjesë të një trualli me sip. 420 m2 plus ndërtesë me sipërfaqe 110 m2 trashëguar nga babai.

Ndërsa në vitin 2016, vajza e gjyqtares është bërë aksionere në një kompani kanadeze, në vlerën 1 608.04 dollarë kanadezë.

ndërkohë që fillimisht në rolin e inxhinieres mekanike pranë kompanisë NASON Industrial (pjesë e BIRD Construction 17007 107 Ave Edmonton, AB T5S 1G3, Canada), ajo merret 50 174.94 dollarë.

Edhe për shkollimin e djalit gjyqtarja deklaron se shpenzuar  756 800 lekë, pavarësisht se nuk e deklaron se ku po shkollohet, por mjafton një vëzhgim në rrjetet sociale për të parë se edhe djali i saj studion në Kanada.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

 

Viti 2003 (deklarimi fillestar)

Gjendja e depozitës bankare, kursime nga të ardhurat e punës, 1 000 000 lekë.

Shpenzime për qira banese, 300 000 lekë.

Letra me vlerë privatizimi, vlera 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë, 1 000 000 lekë bruto.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga në Minierën e Bakrit Shkodër, 240 000 lekë bruto.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në Gjykatën Ushtarake Tiranë, 1 132 500 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 56 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga në ‘Albbakër’ sh.a, filiali Shkodër, 300 000 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat vjetore dhe mospagimi i qirasë, 600 000 lekë.

Detyrim për shlyerjen e qirasë së banesës, 300 000 lekë. Detyrimi nuk është shlyer se personat janë në emigrim.

Viti 2005

Të ardhura nga paga, 1 164 200 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 56 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga, 300 000 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat vjetore dhe depozita bankare, 250 000 lekë.

Shpenzime për shlyerjen e qirasë së banesës, sipas kontratës dt. 15.11.2202, për periudhën 2005 – 1 dhjetor 2005, shuma 450 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga, 1 186 830 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 80 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga dhe shpërblime si anëtar i bordit të Inkubatorit te Biznesit Shkodër, 320 000 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat vjetore dhe depozita bankare, 600 000 lekë.

Kontratë huapërdorimi të një pasurie të paluajtshme, (shtëpia ku banon deklaruesja, pa shpërblim), sipas kontratës dt. 09.08.2006.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, gjendja e depozitës bankare, shtesë 850 000 lekë si kursime nga të ardhurat ndër vite.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, gjendja e depozitës bankare, shtesë 150 000 lekë si kursime nga interesat vjetore të depozitës.

Viti 2007

Të ardhura nga paga, 1 329 900 lekë

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga dhe shpërblimi si anëtar i Bordit të Inkubatorit të Biznesit, Shkodër, 360 000 lekë.

Pronare me 50 %, (pjesa e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një apartament 1plus 1 me sip. 63 m2 në Tiranë, vlera 2 000 000 lekë. Apartamenti ka edhe një shtesë pa leje, të paregjistruar me sip. 62 m2.

Gjendja e kursimeve nga të ardhurat vjetore, 700 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, të ardhura nga kursimet cash të vitit 2006 dhe 2007, shuma 1 000 000 lekë.

Gjendja cash, kursim të vitit 2007, shuma 300 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, gjendja e depozitës bankare, pakësim 2 000 000 lekë, për likujdim të vlerës së apartamentit të blerë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga, 1 329 900 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga 540 000 lekë.

Gjendja cash nga të ardhurat vjetore dhe interesat e depozitës bankare, 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %

Viti 2009

Të ardhura nga paga, 1 209 272 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga (ZVRPP) Tiranë, 558 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm (UPT) dhe si anëtar i Bordit të Inkubatorit të Biznesit, Shkodër, 35 000 lekë.

Gjendja cash nga të ardhurat vjetore dhe interesat e depozitës bankare, 500 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga, 1 283 447 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga (ZVRPP) Tiranë, 600 000 lekë.

Gjendja cash nga të ardhurat vjetore dhe interesat e depozitës bankare, 700 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare krijuar me kursimet cash të viteve të mëparshme, 1 000 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, 1 232 437 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga si specialist hartograf pranë ZVRPP, Tiranë, 600 000 lekë.

Kontratë për marrjen me qira financiare në dt. 25.07.2011 të një makine tip ‘Ford Fokus’ me vlerë 14 000 euro, normë interesi 8 % ose 1 202 euro (e rishikueshme). 7 000 euro janë paguar dhe 7 000 euro është detyrimi që duhet të shlyhet sipas qirasë financiare për 4 vite. Nga data 12.08.2011 – 31.12.2011 janë shlyer 755 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 7 447 euro. Makina është në bashkëpronësi.

Gjendja e depozitës bankare krijuar me kursimet cash të kaluara nga viti 2010, shuma 1 000 000 lekë.

Shpenzime gjatë vitit 2011 për shlyerjen e qirasë financiare për blerjen e makinës, 755 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga për vitin 2012 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 262 825 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 127 588 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga si specialist hartograf pranë ZVRPP, Tiranë, 613 074 lekë.

Gjendja cash, kursime nga paga, 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kontratë për marrjen me qira financiare në dt. 25.07.2012 të një makine tip ‘Ford Fokus’ me vlerë 14 000 euro, normë interesi 8 % ose 1 202 euro (e rishikueshme). 7 000 euro janë paguar dhe 7 000 euro është detyrimi që duhet të shlyhet sipas qirasë financiare për 4 vite. Nga data 01.01.2012 – 31.12.2012 janë shlyer 2 050 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, (principal+interes), 5 236 euro.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e llogarisë bankare në TD Bank, 2 000 dollarë, dhuratë nga halla.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e llogarisë bankare në TD Bank, 1 500 dollarë, dhuratë nga halla.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e depozitës në TD Bank, 4 500 euro, bursë e fituar nga Univesity of Alberta.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, hua e marrë për ndjekjen e studimeve pranë University of Alberta, Edmonton, Kanada. Huaja nis nga shtatori 2012, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 487.92 CAD (dollarë kanadezë).

Shpenzime gjatë vitit 2011 për shlyerjen e qirasë financiare për blerjen e makinës, 2 050 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga për vitin 2012 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 281 997 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 114 110 lekë, pjesa takuese 50 %

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga si specialist hartograf pranë ZVRPP, Tiranë, 638 169 lekë.

Gjendja cash, kursime nga paga, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kontratë për marrjen me qira financiare në dt. 25.07.2012 të një makine tip ‘Ford Fokus’ me vlerë 14 000 euro, normë interesi 8 % ose 1 202 euro (e rishikueshme). 7 000 euro janë paguar dhe 7 000 euro është detyrimi që duhet të shlyhet sipas qirasë financiare për 4 vite. Nga data 01.01.2013 – 31.12.2013 janë shlyer 2 051 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, principal plus interes, 3 246 euro.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e llogarisë bankare në TD Bank, pakësim 5 808.4 dollarë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, hua e marrë për ndjekjen e studimeve pranë University of Alberta, Edmonton, Kanada. Fillimi i huasë janar 2013, detyrimi i mbetur pashlyer, 13 727.23 dollarë.

Shpenzime gjatë vitit 2011 për shlyerjen e qirasë financiare për blerjen e makinës, 2 051 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 366 577 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 80 110 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si specialist hartograf pranë ZVRPP, Tiranë, (janar – korrik), 390 053 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si specialist pranë ZQRPP, Tiranë, (gusht – dhjetor), 328 912 lekë.

Vajza, të ardhura nga puna gjatë verës në Universitetin “Alberta”, Kanada, 5 568 dollarë.

Gjendja cash, 500 000 lekë.

Detyrim ndaj shoqërisë “Tirana Leasing” për makinën e marrë me qira me vlerë 14 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 1 024 euro.

Vajza, detyrim për shlyerje huaje për ndjekjen e studimeve në Universitetin “Alberta”, Kanada, detyrimi financiar i pashlyer 28 405 dollarë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga për vitin 2015 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 378 464 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës, 34 255 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga për vitin 2015 si specialist pranë ZVRPP, Tiranë, 773 638 lekë.

Gjendja cash, kursime nga paga për vitin 2015, shuma 320 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në Raiffeisen Bank në vitin 2015, (kursime të deklaruara cash dhe në llogari rrjedhëse), 1 000 000 lekë. Kontratë për marrjen me qira financiare në dt. 25.07.2012 të një makine tip ‘Ford Fokus’ me vlerë 14 000 euro, normë interesi 8 % ose 1 202 euro (e rishikueshme). 7 000 euro janë paguar dhe 7 000 euro është detyrimi që duhet të shlyhej sipas qirasë financiare për 4 vite. Nga data 01.01.2015 – 31.07.2012 janë shlyer gjithë detyrimet e mbetura në shumën 1 024 euro.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, pronar i 1 e 8 pjesë të një trualli me sip. 420 m2 plus ndërtesë me sip. 110 m2 trashëguar nga babai sipas dëshmisë së trashëgimisë dt.29.10.2015.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e llogarisë bankare në TD Bank, të ardhura nga punësimi gjatë verës 2015 nga University of Alberta, 5 578.5 dollarë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, hua e marrë për ndjekjen e studimeve pranë University of Alberta, Edmonton, Kanada. Fillimi i huasë janar 2015, detyrimi i mbetur pashlyer, 27 577.35 dollarë.

Shpenzime gjatë vitit 2011 për shlyerjen e qirasë financiare për blerjen e makinës, 1 024 euro

Viti 2016

Të ardhura nga paga për vitin 2016 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 402 546 lekë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, të ardhura nga paga për vitin 2016 si specialist pranë ZVRPP, Tiranë, 756 800 lekë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, të ardhura si inxhiniere mekanike pranë kompanisë NASON Industrial (pjesë e BIRD Construction 17007 107 Ave Edmonton, AB T5S 1G3, Canada), duke filluar nga 09.05.2016 – 31.12.2016, shuma 50 174.94 dollarë.

Gjendja cash, kursime nga paga e deklarueses dhe bashkëshortit, 210 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në Raiffeisen Bank, kursime nga paga, 207 000 lekë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, aksione pranë BIRD Construction Inc, të mbajtura nga rroga, vlera e aksioneve 1 608.04 dollarë kanadezë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e llogarisë rrjedhëse në TD Bank, 20 133.59 dollarë kanadezë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, gjendja e depozitës bankare në TD Bank, 5 675.54 dollarë kanadezë.

Vajza, Znj. Siva Hoxha, hua për arsimin pranë Universitetit të Albertës sipas aktmarrëveshjes dt. 05.01.2016 në shumën 12 754.14 dollarë kanadezë. Detyrimi i shlyer, 13 775.48 dollarë kanadezë. Detyrimi i mbetur pashlyer për shkollimin pranë Universitetit të Albertës për vitet 2012-2016 është, 68 845.86 dollarë kanadezë.

Bashkëshorti, Z. Asim Hoxha, gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, 83 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e djalit, Z. Orsel Hoxha, 756 800 lekë. Këto lekë ishin të ardhura nga kursimet cash dhe nga llogaria rrjedhëse e deklarueses dhe bashkëshortit, 50 % secili.

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga