Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Klement Ndoni do të kandidojë sërish nën siglën e PS për Bashkinë e Këlcyrës.
Ai rikandidon për herë të tretë në këtë bashki, por gjatë kohës që ka ushtruar këtë post ndaj tij nuk kanë munguar akuzat
Kryeministri Edi Rama, pavarësisht atyre që thotë, duket se nuk ka hequr dorë nga kandidatët që janë lakuar për shkelje, apo që janë bërë objekt hetimesh.
Siç duket Ramës, i duhen ende kandidatët e përfolur dhe të kontestuar, edhe pse është djegur më herët nga të tjerët.
Në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni është denoncuar në prokurorinë e Përmetit për shpërdorim detyre.
Kallëzimi është bërë nga shtetasi A. Brahollari dhe sipas tij Ndoni ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës ?për moskryerje me dashje të veprimtarive në kundërshtim me ligjin ?Për urbanistikën?,ligjin ?Për gjendjen civile?, ligjin ?Për auditin? dhe ligjin ?Për pushtetin vendor?.
Sipas paditësit, Ndoni ka lidhur kontratë shitblerjeje trualli prej 306 m2 në Këlcyrë, duke shkelur ligjin nr 7980, datë 27.07.1995, nuk ka zbatuar vendimet e marra nga auditimi i Qarkut Gjirokastër për periudhën 2011-2012.
Gjithashtu e ka paditur, ndërtim objekti pa dokumentacionin e duhur urbanistik e ligjor. Objekti është ndërtuar para zgjedhjeve të 2015-ës në shkelje të nenit 75 të ligjit ?Për urbanistikën? si dhe në kundërshtim me ligjin ?Për gjendjen civile? mban të komanduar prej tri vitesh punonjësen, duke mos zbatuar urdhrin nr. 1366, datë 19.08.2006.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë padi por në vitin 2016, Ndoni në një deklaratë për mediat i ka mohuar akuzat.
Po në vitin 2016, një ish-i dënuar ka deklaruar se ka punuar për Klement Ndonin, duke trafikuar drogë. Denoncuesi i quajti Bardhi Nunollari nga Përmeti, pati publikuar një video në You Tube, ku rrëfente gjithçka nga veprimtaria e tij e dikurshme e jashtëligjshme.
Ai tregonte se kishte bërë 12 vjet burg për tentativën e më shumë se 1 toni kanabis në Greqi, ndërsa këtë veprimtari e bënte disa herë për Ndonin, kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës.
Videoja më vonë është hequr nga You Tube, ndërsa Klement Ndoni, pati mohuar në mënyrë kategorike se kishte lidhje me Bardhi Nunollarin, duke thënë se do ta padiste.
Akuzat jo zyrtare ndaj Ndonit nuk mbarojnë këtu. Në muajin Mars të vitit 2019 qytetarët e Këlcyrës gjatë një proteste në shenjë kundërshtimi për prishjen e 30 objekteve në pedonale, kanë akuzuar kryebashkiakun Klement Ndoni për shpërdorim detyre, shkruan CNA.al.
Sa i përket pasurisë, kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, sipas të dhënave të Open Spending Albania rezulton se është bashkëpronar me 25% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 40 m2 në Këlcyrë, me privatizim në vitin 1991. Gjithashtu ai deklaron se ka në pronësi 3 makina.
Një veture blerë në vitin 2010 në vlerën 600 000 lekë, një veturë blerë në vitin 2007 në vlerën 100 000 lekë dhe një veturë tip Fuoristradë blerë në vitin 2010 në vlerën 70 000 lekë.
Në 2011 bashkëshortja e tij ka blerë një veturë tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.
Ndërsa në vitin 2016 ai deklaron se ka shitur dy automjete. Kështu ai ka deklaruar të ardhura me vlerë 1 500 000 lekë nga shitja e makinës Wolksvagen Tuareg, si dhe të ardhura me vlerë 970 000 Lekë nga shitja e makinës Wolksvagen Golg.
Në total, të paktën në vitin 2016, pasuria e tij shkon në rreth 80 milionë lekë të vjetra.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e Klement Ndonit.
Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 420 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë ?Raiffeisen Bank, Përmet? në vlerën 1 140 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni detyrime të papaguara në vlerën 740 859 lekë për një kredi për blerje pajisje shtëpiake marrë më 28.09.2009 me principal 1 000 000 lekë, interes 7% dhe afat shlyerje 7 vjet.
Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni detyrime të paguara në vlerën -259 145 lekë për një kredi për blerje pajisje shtëpiake marrë më 28.09.2009 me principal 1 000 000 lekë, interes 7% dhe afat shlyerje 7 vjet.
Blerje veture tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.
Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 924 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë ?Raiffeisen Bank, Përmet? në vlerën 1 260 000lekë.
Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 1 300 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë ?Raiffeisen Bank, Përmet? në vlerën 1 260 000lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 760 086 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare 24 336 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga 1 050 720 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në ?Fond Invest? në një bankë të nivelit të dytë, 40 198 lekë.
Depozitë në emër të fëmijëve në një bankë të nivelit të dytë, 589 086 lekë.
Gjendja cash, 1 527 944 lekë.
Bashkëshortja, depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 3 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, 911 312 lekë.
Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Vjolanda Ndoni, të ardhura nga paga si Drejtore Dege pranë Raiffeisen Bank, 1 164 504lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në ?Fond Invest? në një bankë të nivelit të dytë, 139 739 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 1 800 000 lekë.
Gjendje depozita bankare për fëmijë, në emër të djalit 804 451 lekë dhe në emër të vajzës 94 008 lekë.
Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 585 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 355 184 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Vjolanda Ndoni, blerë veturë tip Volksvagen, 1 100 000 lekë.
Të ardhura neto të vitit me vlerë 741 312 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë.
Të ardhura me vlerë 104 000 Lekë nga dietat dhe shpenzimet e telefonit.
Të ardhura me vlerë 96 000 Lekë si anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër
Bashkëshortja, të ardhura neto me vlerë 1 164 504 Lekë nga paga si Drejtore Dege pranë Raiffeisen Bank.
Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 28 400 Lekë nga dietat.
Të ardhura me vlerë 1 500 000 Lekë nga shitja e makinës Ëolksvagen Tuareg, sipas kontratës së shitjes me datë 14.11.2017.
Të ardhura me vlerë 970 000 Lekë nga shitja e makinës Ëolksvagen Golg sipas kontatës së shitjes me datë 10.01.2017.
Depozitë për fëmijë me vlerë 975 428 Lekë pranë Raiffeisen Bank, në emër të djalit.
Depozitë për fëmijë me vlerë 245 019 Lekë pranë Raiffeisen Bank, në emër të vajzës.
Gjendje cash me vlerë 1 430 375 Lekë në llogarinë e deklaruesit, pranë Raiffeisen Bank.
Gjendje cash me vlerë 3 254 212 Lekë në llogarinë e bashkëshortes, pranë Raiffeisen Bank./CNA.al
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka s...
Dashi: Marsi do të ndikojë më së shumti në jetën tuaj intime...
Pas lajmërimit që ka bërë më herët Ministria e Drejtësisë, s...
Policia ka arrestuar sot një person i cili ishte në kërkim n...
Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune...
Një i ri ka plagosur më thikë nënën e tij, por edhe një pers...
Ertugruli mbërrin në fisin e tij. Si do të jetë përballja e ...
Prokurori e Tiranës ka nisur një hetim në lidhjen me humbjen...
Kreu i Bashkisë së Durrësit, është marrë dje në pyetje nga P...
Me dy udhëzime të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ca...
Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka fil...
Këto janë faqet e para të shtypit të ditës, e diel, 19 Maj 2...
Dita e dielë, ashtu si e gjithë java që po lemë pas, parashi...
Dashi Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin al...
Holanda është shpallur fituesja e edicionit të 64-ërt të Eur...
Media serbe b92, ka shkruar: “Provokimi nga përfaqësuesja e ...
Mbrëmjen e sotme po zhvillohet finalja e “Eurovision” në Tel...
Programi “Dua të të bëj të lumtur” i ka kushtuar një vemendj...
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një posti...
Një ndër reperët më të mirë të estradës shqiptare, Mc Kresha...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...