web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Balla/ Askush të mos guxojë të pengojë zgjedhësit

17 Maj 2019, 08:47, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka qenë në qytetin e Elbasanit, për të bërë prezantimin e 51 kandidatëve për këshilltarë bashkiak të PS-së.

Siaps Ballës, në listen e publikuar sot janë përfshirë njerëz të kualifikuar nga fusha të ndryshme arsimimi.

Kandidatët janë përzgjdhur në përputhje me kriteret që respektojnë barazinë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendin vendor, lagjet e qytetit, apo komunitetet e ndryshme po ashtu.

Balla, ndër të tjera, ka shkruar në rrjetet sociale se zgjedhjet do të zhvillohen dhe askush të mos provojë të perngojë qoftë edhe një person të vetëm, që shkon të votoj, duke shtuar se për këto raste Kodi Penal është i qartë.

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së ka publikuar në rrjetet sociale foto të këtij takimi në Elbasan.

 

Postimi i Plotë i Taulant Ballës 

Prezantuam në Elbasan listën e 51 kandidatëve për këshilltarë të PS në Këshillin Bashkiak.

Në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia e shkenca të cilët gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.

Përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin Bashkiak të Elbasanit është bërë në respekt të plotë të barazisë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendin vendor, lagjet e qytetit, apo komunitetet e ndryshme po ashtu.
Garantova kandidatët e rinj për këshilltarë për zhvillimin normal të procesit zgjedhor të 30 Qershorit, ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor.
Është shumë e rëndësishme që ne t?i përmbahemi respektimit të parashikimeve të Kodit Zgjedhor përsa i përket zhvillimit të fushatës.
Fushata do të zhvillohet vetëm në 30 ditët e parashikuara nga kodi dhe për ne si Parti Socialiste, zhvillimi i një fushte në respektim të të gjitha kushtëzimeve që vendos Kodi Zgjedhor, standardi sipas rekomandimeve të ODIHR, është mjaft e rëndësishme.

Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi.

Derisa në fund të Majit, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv.

Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t?ja dalë dot. Kjo është një gjë e sigurt. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ne duhet të ecim në rrugën e nisur.





Lajmet e fundit nga