Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave të BE dhe detyrimet qeveritare fshihen.
Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria thekson se vendi ndodhen nën detyrime të caktuara dhe se tregjet do të qetësohen sërish. Nervoziteti vazhdon të mbetet. Dhe ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë zgjedhjeve europiane që mbahen nga 23 deri 26 maji. Deri atëherë kokoshët që zihen vazhdojnë të qeverisin në Romë.
Rrëshqitje me shpejtësi
Thjesht me shifra rrëshqitja e kushtueshme me shpejtësi e borxheve shtetërore italiane u zhvillua kështu: Ditën e martë renditet e borxheve dhjetëvjeçare të Italisë u rritën në dy muaj e gjysmë me 2,80 përqind. Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, që shihet prej shumë vetëve si kryeministri në prapaskenë i vendit, pati thënë më parë se qeveria e Romës është e gatshme që të injorojë rregullat e BE për defiçitet dhe të rrisë deri në 140 përqind zhvillimin e ekonomik vjetor, që aktualisht është rreth 130 përqind, në mënyrë që të përshtatet me koniunkturën.
Renditet e borxheve shtetërore dhjetëvjeçare ranë në 2,751 përqind pasi kolegët e kabinetit, Tria dhe është po ashtu zëvendëskryeministër Luigi Di Maio nga ?Lëvizja pesë yjet?, u munduan të sheshonin fryrjen e borxheve. Edhe ditën e enjte ata u morën me këtë punë me këmbëngulje. Pas shifrave fshihet një rrezik serioz për Italinë. Prandaj në vend ndiqet me kujdes të madh i ashtuquajturi ?spread?, pra distanca midis borxheve shtetërore italiane dhe borxheve shtetërore gjermane. Ditën e mërkurë ?spread? u rrit me 2,9 përqind. Kur kjo shifër arriti 3,5 përqind, ish-kryeministri italian Berlusconi humbi postin.
Mes shteteve të mëdha europiane, Italia është vendi i BE me borxhet më të mëdha. Kuota e borxheve ishte në vitin 2018 në 132,2 përqind, ndërkohë që kriteret e BE e lejojnë të jetë deri në 60 përqind. Një vlerë rekord për Italinë: 2,4 bilionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre borxheve të shtetit italian i mbajnë bankat italiane. Më shumë se 400 miliardë euro borxhe shtetërore të Romës, janë shkruajtur në bilancet e bankave, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se kjo është më shumë se kapitali që ka i gjithë sistemi bankar të vendit.
Prodhimi brendshëm bruto Itali- Gjermani
Rreziqe për bankat
Kostot e larta të borxheve shtetërore rëndojnë jo vetëm buxhetin italian. Përqindjet e larta duhet të paguhen në vijimësi dhe kufizojnë hapësirën për shpenzime të tjera. Rreziqe për bankat janë edhe humbjet e kursit të borxheve shtetërore, të cilat dobësojnë kapitalin e bankave dhe krijojnë frikë për kosto më të mëdha financiare.
Për të vlerësuar nervozitetin e tregjeve duke pasur parasysh këto shifra, ndihmon të hidhet një vështrim mbi shprehjet që lëshon politikani i Legës, Salvini. ?Nuk është vetëm e drejta ime, por edhe detyra ime që të mos merrem me kufizime të caktuara europiane, prej të cilave vuajnë miliona italianë,? tha ditën e martë ai për stacionin RAI. Rregullat për zonën e euros ai i vlerëson ?se i ka kaluar koha, kufizime fiskale, që na i detyron BE?. Ato janë të vjetëruara dhe nuk kanë rëndësi.
Aktualisht Salvini mundohet të lidhë koalicion me parti të tjera të djathta në Europë, dhe kërkon që ta shtyjë djathtas humbjen e shumicës në Europë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Pozicione si ai i Salvinit ngarkon gjithnjë e më shumë monedhën e përbashkët europiane. Pas fjalimit të fundit të politikanit të Legës, Euro ra ditën e mërkurë deri në 1,1178 dollarë.
Ekonomi e dobët
Tregjet do i kishin injoruar fjalime të tilla gjatë fushatës elektorale, nëse gjendja ekonomike e vendit do të jepte arsye për të shpresuar. Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit të BE-së, deficiti shtetëror i Italisë është rritur në 134 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Vitin tjetër priten të jenë 135 përqind. Përkundër kësaj forca ekonomike në tremujorin e fundit të viti ra dhe plusi në tre muajt e parë të këtij viti është 0,2 përqind. Për gjithë vitin Komisioni i BE parashikon rritje ekonomike prej 0,1 përqind.
Në vitin 2018 niveli i papunësisë ndodhej në 10,5 përqind. Papunësia tek të rinjtë është shumë më e lartë dhe arriti 30 përqind. Shqetësuese është edhe zhvillimi i industries: Një fazë dobësimi me ulje të prodhimit karakterizoi katër muajt e pare të vitit. Edhe viti 2018 pati rritje prodhimi prej 0,8 përqind, vlerën më të ulët që prej 2014. Tendenca e keqe vazhdon: Në muajin mars Zyra Italiane e Statistikave, Istat, njoftoi uljen e prodhimit industrial në 0,9 përqind
Aprovimi i zgjedhësve për partinë e burrit të fortë të Italisë, ministrit të Brendshëm Salvini duket ta ketë lënë pas krahëve pikën kulminante. Partia e tij Lega, doli në sondazhet për zgjedhjet europiane me mesatare 31,6 përqind, duke qenë pas partive të tjera sidomos pas partnerit në koalicion, Levizja pesë yjet. Gazeta “Corriere della Sera”, njoftonte sidoqoftë në një sondazh të vetin se në muajin maj Lega, ndodhej në 30,9 përqind të miratimit nga zgjedhësit. Një muaj më parë kjo shifër ishte 36,9 përqind./ DW
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Sh...
Vazhdon të jetë aktive në gadishullin i Ballkanit qendra me...
DASHI 21. mars – 20. prill Rrethanat do jene te tilla gjate...
Kryeministri Edi Rama i pyetur nëse i vjen keq se Shqipëria ...
Situata e konfliktualitetit politik, ngërçi në të cilin e ka...
Ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh modera...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ...
Në emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme kanë qenë preznetë ...
Mbrëmjen e sotme Jonida Maliqi u ngjit në skenën e “Eurovisi...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuari...
Mbrëmjen e djeshme, deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama nga studio e emisionit “Opinion” dekla...
Ndër të ftuarit e shumtë në emisionin “360 Gradë” të mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama u pyet për vendimin e PD dhe LSI-së, p...
Kryeministri Edi Rama u pyet nga studio e “Opinion” nëse egz...
Kryeministri Edi Rama i qenë prezent në studion e emisionit...
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur moshyrjen në zgjedhje nga...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në f...
Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka një ofertë konkrete për...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...