web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nata e parë e Eurovizion me surpriza/ Greqia dhe Serbia kalojnë për në finale

15 Maj 2019, 08:55, Aktualitet CNA

Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv u mbajt mbrëmjen e djeshme dhe si çdo herë, festivali u hap me këngën fituese të edicionit të kaluar, ?Toy?nga Netta.

Pas 17 performancave të ndryshme që i dhuruan publikut një show të vërtetë, u kualifikuan për në finale këto 10 shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Ky festival  u prezantua nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Refaeli.

Ndërkohë Shqipëria, këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën ?Ktheju Tokës?, fituese e Festivalit të 57 të këngës në RTSH. Ajo konkurron në natën e dytë gjysmëfinale në datën 16 maj.Maliqi do të jetë e 14-ta në rradhë, që është dhe kodi i votimit për këngën shqiptare.

 





Lajmet e fundit nga