web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të kesh gjithçka nuk të përmbush”/ Emina Çunmulaj tregon arsyen e trishtë për ndryshimin e pamjes

13 Maj 2019, 17:34, Lifestyle CNA

Emina Çunmulaj është një nga personazhet më të njohura të showbizit shqiptar. Së fundmi Emina i befasoi të gjithë me ndryshimin e saj në pamje.

Të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale e kanë komplimentuar për look-un por ajo çka i befasoi edhe më shumë dhe i preku ishte arsyeja e këtij ndryshimi.

Stilistja e flokëve përgjegjëse për look-un e ri të modeles, Riawna Capri, nuk deshi ta linte pa u vënë re se prerja e flokëve, është në fakt një gjest humanitar, i cili lidhet me historinë personale të Eminës.

?Harroi të përmendë: ngaqë humbi mamanë për shkak të kancerit, deshi t?ia dhuronte flokët dikujt që për faj të kancerit, i ka humbur të gjithë flokët. Dhe kështu bëmë.

Jo vetëm shumë e guximshme, e dashur, empatike, bujare dhe altruiste. Faleminderit që përpiqesh të ndihmosh të tjerët.?

Mes lotësh, rrëfeu si humbja e mamasë e bëri të ndjeshme ndaj njerëzve që si e ëma, vuajnë nga kanceri. Emina Cunmulaj e nis videon e saj me një mesazh për të qenë vetvetja, qoftë edhe në zgjedhjet për look-un.

?Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten.

Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë.?

Emina vijoi të tregonte për ndikimin e madh që pati në jetën e saj sëmundja e mamasë.

?5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t?i prisja flokët dhe t?i dhuroja për bamirësi.?

?Pasi linda dy vajzat e mia të bukura, flokët m?u rritën prapë, shumë. Thjesht, ndjeva se nuk kam nevojë të kem gjithçka në këtë botë. Sepse unë e kam gjithçka: kam dashuri, kam shëndet dhe gjithçka vjen me shëndetin. Por, ndonjëherë, të kesh gjithçka nuk të përmbush. Ndaj, të prisja flokët dhe t?i dhuroja për dikë duke e ditur se do t?i shkonin dikujt i cili ka nevojë më shumë se unë për to dhe që do t?i dhuronte buzëqeshjen, kjo më bën të lumtur. Kështu, i preva flokët?- ka thënë ajo.

 

 

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on





Lajmet e fundit nga